zhdrella-bunjaku

‘Shpërthen’ Zhdrella: Bunjaku nuk e llogaritë fare Super Ligën e Kosovës

Katër herë futbollisti më i mirë në Kosovë, Mentor Zhdrella ka shpërthyer ndaj përzgjedhësit të Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku.

Periskopi.com Sporti

Anëtari i Feronikelit thotë se i pari i pankinës së ‘Dardanëve’ duhet të ftojë në skuadër futbollistë nga Super Liga e Kosovës.

Madje, Zhdrella shton se Bunjaku nuk e llogaritë fare Super Ligën e Kosovës.

“Të them të drejtën, ka lojtarë të cilët mund të luajnë për Përfaqësuesen e Kosovës. Por, Bunjaku nuk e llogaritë fare Super Ligën e Kosovës, dhe një gjë e tillë nuk është në rregull”, deklaroi Zhdrella për Periskopin.

“Nuk do të përmendja emra se cilët lojtarë që luajnë në Kosovë e meritojnë të luajnë për Përfaqësuesen, por besoj se katër ose pesë lojtarë e meritojnë të luajnë për Kosovën”, shtoi ai.

Bunjaku njihet si trajner i cili i grumbullon në shumicë absolute vetëm futbollistët të cilët luajnë jashtë Kosovës.

Dhe, a do të thotë kjo se talentëve të rinj që luajnë në Kosovë po u shuhet ëndrra për të luajtur për ‘Dardanët’? /Periskopi.com

zhdrella

Zhdrella dyshon se Feronikeli do ta mbrojë titullin

Futbollisti i njohur i Feronikelit, Mentor Zhdrella është shprehur skeptik nëse skuadra e tij mund ta mbrojë titullin kampion të Kosovës.

Periskopi.com Sporti

Në një intervistë për Periskopin, ish-futbollisti i Prishtinës thotë se deri në fund të sezonit ka shumë ndeshje për t’u zhvilluar dhe se gjërat mund të ndryshojnë.

”Ka shumë ndeshje deri në fund të sezonit dhe do të takohemi me të gjitha skuadrat. Jemi në një seri të fitoreve, por ka shumë deri në fund”, deklaroi Zhdrella.

Ai foli edhe për skuadrat të cilat i sheh si rivale në garën për titull, ku veçoi katër prej tyre.

“Padyshim se konkurrentë për titull janë Trepça ’89, Prishtina, Llapi dhe Besa. Të gjitha këto kanë ekip të mirë”, përfundoi Zhdrella. /Periskopi.com