Memphis Grizzlies shumë i fortë për Golden State (Video)

Memphis Grizzlies ka shkatërruar Golden Staten me rezultat 110-89, në duelin e skuadrave me stile të ndryshime të lojës, teksa nga ana tjetër LeBron james shpërtheu duke siguruar fitoren për ekipin e tij ndaj Charlottes me rezultat 116-105.

Periskopi.com Sporti

Golden State pati probleme të mëdha ndaj Memphisit me mbrojtjet e fortë si guri, të cilët shënuan shumë pikë në kundërsulme dhe nga topat e humbur të Golden State.

Shtatë lojtarë te Memphisi shënuan pikë dyshifrore çka e bëri këtë fitore një kontribut masiv të përbashkët, ku shkëlqyen Tony Allen dhe Marc Gasol me nga 19 pikë, përcjellë nga Green dhe Randolph me 14 pikë.

Te Golden State më i miri ishte Kevin Durant me 21 pikë, kurse Curry realizoi vetëm 17 pikë duke qëlluar koshin vetëm katër nga 14 tentime.

San Antonio Spurs nga ana tjetër e ka arritur Golden Staten pas shkatërrimit të thellë që ja bëri Brooklyn Nets me rezultat 130-101.

Fitore të rëndësishme shënoi në shtëpi Cleveland Cavaliers, ku shpërtheu LeBron James me 44 pikë, 9 kërcime dhe 10 asistime, duke qenë vetëm një kërcim larg një triple double magjik.

Kevin Love shtoi 22, kurse kërkah nuk ishte Kyrie Irving i cili realizoi vetëm 11 pikë.

Në konferencën lindore Clevelandi është pa diskutim në vendin e parë dhe është i paprekshëm.

New York Knicks mposhtin Memphis Grizzlies

Fitorja e parë për New York Knicksin për këtë stinor erdhe në ndeshjen e zhvilluar kundër Memphis Grizzlies.

Periskopi.com Sporti

Skuadrën drejt fitores e udhëheqi ylli Derrcik Rose, që shfaqte momente nga ai i vjetri. Ndeshja përfundoi me rezultat 111-104 për Knicks, derisa më të dalluarit ishin Kristpas Porzingis me 21 pikë dhe Carmleo Anthony me 20 pikë po ashtu.

Më i miri tek Memphis Grizzlies ishte spanjolli Marc Gasol i cili realizoj 20 pikë. /Periskopi.com