depay

Roma kërkon yllin e Manchester United

Mesfushori i Manchester Unitedit, Memphis Depay, është duke u kërkuar nga Roma.

Periskopi.com Sporti

Depay pritet të largohet në janar dhe sipas “The Sun” skuadra italiane Roma është e gatshme të pagujë rreth 25 milionë funte.

2-vjecari ka dështuar të tregojë vlerat e tij që nga transferimi I tij nga PSV në sezonin e kaluar.

Italianët do të mbesin gjatë dimrit pa Mohamed Salah që luan në Kupën e Afrikës dhe Depay po shihet si zëvendësues ideal i egjiptianit.

Besohet se United është i hapur për largim të futbollistit. /Periskopi/

manchester-united

Juventus kërkon dështimin e Manchester United

Juventus është duke menduar të sjellë në Torino holandezin e Manchester United, Memphis Depay.

Periskopi.com Sporti

Këtë klubi torinez do ta bëjë nëse dështon të arrijë marrëveshje me Real Madrid për mesfushorin kolumbian, James Rodriguez, sipas Mirror.

Memphis Depay në javët e fundit është duke u lidhur me një largim të mundshëm nga Old Trafford edhe pse ai e ka refuzuar një gjë të tillë.

Juventus beson se ish anësori i PSV, do të jetë në transfer i qëlluar dhe se do të adaptohej shumë lehtë në skuadrën e Allegrit. /Periskopi.com/

memphis-depay
Memphis Depay, Manchester United
depay

Ylli i United flet rreth largimit

Mesfushori i Manchester United, Memphis Depay ka folur për mundësinë e largimit nga Old Trafford.

Periskopi.com Sporti

Ai thotë se do të shoh se si do të shkojnë gjërat, për të marrë vendim rreth të ardhmes.

“Unë nuk e di, por do të shohim. Duhet të përqëndrohem te United, të bëjë më të mirën time dhe të jem në gjendje të luaj”, deklaroi holandezi.

“Kam marrë disa minuta këtu dhe kemi fituar. Kjo është gjëja më e rëndësishme”, shtoi ai.

Futbollisti në fjalë duket se nuk bënë pjesë në planet e trajnerit Jose Mourinho, prandaj, largimi i tij në janar ka shumë gjasa të ndodhë. /Periskopi.com

rashford-goal-celebrates-man-utd-manchester-united-man-city-manchester-city_3434910

Gjigandët pas yllit të Manchester United

Roma dhe Marseille janë të interesuara për të nënshkruar me lojtarin e Manchester United, Memphis Depay.

Periskopi.com Sporti

Marseille me pronarë të ri duket se do të fillojë mënjëherë në rindërtimin e skuadrës, ku e kanë listuar anësorin e ‘djajëve të kuqë’ për të transferuar në kampionatin francez, për holandezin thuhet se edhe skuadra italiane Roma është e interesuar në shërbimet e ish lojtarit të PSV.

Depay megjithatë raportohet se e dëshrion qëndrimin në Premier Ligë.

22-vjeçari në këtë sezon ka vetëm 6 paraqitje në total për skuadrën e drejtuar nga Jose Mourinho. /Periskopi.com

depay

depay

Depay përfundon tek gjigandi turk?

Galatasaray është duke menduar të transferojë yllin holandez të Manchester Untied, Memphis Depay.

Periskopi.com Sporti

Memphis Depay asesi të ambientohet në futbollin anglez, ai nuk po arrin të gjejë vend as në këtë sezon në formacionin bazë të ‘djajëve të kuqë’ edhe pas ardhjes se Jose Mourinhos.

Ai është pas Martial, Rashford, Mata dhe kjo ka bërë që skuadra turke t’i ofrojë rrugën e shpëtimit të karrierës së tij duke i ofruar futboll të rregullt.

Ata do të japin rreth 15 milionë funte, duke synuar të bindin holandezin dhe Jose Mourinhon.

Depay është transferuar nga PSV për rreth 25 milionë funte. /Periskopi.com

Depay

Depay në Wolfsburg?

Wolfsburg janë të interesuar në anësorin të Manchester United, Memphis Depay.

Periskopi.com Sporti

Ekipi gjerman dëshiron të nënshkruajnë dështimin e “djajëve të kuqë”, Depay.

Mesfushori holandez ishte transferuar vitin e kaluar por ka dështuar të përformojë dhe mund të jetë i hapur për një kalim në futbollin gjerman.

Wolfsburg thuhet se do të humbasin yllin kryesor Julian Draxler dhe dëshirojnë Depay si zëvendësim i tij.

Memphis Depay në këtë sezon ka vetëm pesë paraqitje për ekipin e Manchester United. /Periskopi.com

depay

Milani e do talentin e Unitedit në janar

Milani është duke menduar të bëjë një ofertë në drejtim të Manchester United për anësorin Memphis Depay.

Periskopi.com Sporti

Sipas Tuttomercatoweb, pronarët e ri të klubit milanez janë të vendosur të mbështesin trajnerin Vicenzo Montella me fonde në afatin kalimtar të janarit.

Raportohet se holandezi i United bënë pjesë më listën e dëshirave të trajnerit italian.

Depay u bashkua me Manchester United në vitin 2014 nga PSV Eindhoven, mirëpo ka dështuar të tregojë paraqitje të mira në Old Trafford. /Periskopi.com