Fillojnë mediat e Serbisë: Dëshmitarët e Gjykatës Speciale në Kosovë po vriten! (Foto)

Nuk kanë kaluar as shtatë orë dhe në mediat e Serbisë ka filluar të hapet lajmi për atë që tashmë është filluar me vrasjen e dëshmitarëve të Gjykatës Speciale.

Periskopi.com Lajme

Bazuar në raportet e botuara nga media për “ndërlidhjen” e vdekjes (në këtë rast “vrasjes”) së djeshme të Bleranda Currit dhe vdekjen (po misterioze) e paradokohshme të  babait të saj, ish pjesëtar në UÇK dhe sipas po të njëjtave portale edhe dëshmitar për Gjykatën Speciale… dhe për krejt këto fakte aspak të vërtetuara e lëre më konfirmuara nga zyrtarët e Policisë apo Prokurorisë së Kosovës, e lëre më Gjykatës Speciale për Kosovën, në Serbi, tragjikisht sot ky lajm ka zënë vend kryesor, raporton Gazeta Blic.

Portale prestigjioze serbe të cilat provojnë t’i ikin ndikimit të shtypit të verdhë por për këtë bëjnë politikë shtetërore dhe anti shqiptare, B92 apo Rts, në ballinat e tyre tërë pasditën kanë përcjellur lajmin për Bleranda Currin, babain e saj- të dy të ndjerë për “vrasjen” e tyre.5 orë më parë Kosova duhet të ngrit padi kundër Serbisë për krimet që ka kryer gjatë vitit 1998-1999.

Në vijim Gazeta Blic ua sjell dy foto nga këto dy portale të njohura serbe me titujt (në serbisht) që dëshmojnë çdo gjë.

Reklamë
Reklamë

Gazetat e Serbisë edhe sot shkruajnë zi e terr për shqiptarët e Kosovën (Foto)

Edhe këtë fillimjavë gazetate serbe kanë mbushur ballinat me Kosovën.

Periskopi.com Lajme

 

Tashmë të njohura edhe botërisht me ksenofobinë dhe shovenizmin ndaj shqiptarëve, gazetat serbe vazhdojnë me spekulime dhe mashtrime për situatën në Kosovë, raporton Gazeta Blic.

Kështu, derisa e përditshmja Kurir njofton për atë që në shenjë hakmarrjeje ndaj ndalimit të Ramush Haradinajt, shqiptarët po përgatisin “arrestimin” e 57 serbëve të Kosovës për krime lufte.

“Të inatosur me arrestimin e ish-liderit të organizatës terroriste të ashtuquajtur UÇK, njerëz të afërt të tij janë duke përgatitur hakmarrje sepse shejtani është arrestuar në Francë”, shkruan kjo gazetë në storjen e Ballinës për të vazhduar mëtej me fjalët sesi “Autoritetet kosovare të drejtësisë kanë lëshuar urdhërarreste për 57 serbë të cilët dyshohet se kanë kryer krime gjatë luftës në Kosovë”.

Po këtë lajm e bën të ditur edhe gazeta tjetër Novosti duke u thirrur “në burime” serbe të cilat dihet që janë askund.

Ndërsa Informer njofton sesi gjoja Putin ka deklaruar për atë që “kurrë” nuk do ta lejojë formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Për më tepër, mund të shihni ballinat e këtyre gazetave.

3-1486967220-5793808

2-1486967217-8745714

1-1486967214-17372

Reklamë
Reklamë

Mediat serbe: Haradinaj “bos i krimit dhe kontrabandës”, vjen reagimi i liderit të AAK-së

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, nëpërmjet një postimi në profilin e tij në “Facebook” ka reaguar ndaj disa shkrimeve të gazetave serbe ku ai është konsideruar si “bos i krimit dhe kontrabandës”

Periskopi.com Lajme

“Këto aleanca të krimit me seli në Beograd e në Prishtinë, por që mentorët i kanë në Moskë, janë aktivizuar sa herë që dikush u ka dalë përpara dhe e ka penguar influencën e tyre në Kosovë”, deklaron Haradinaj”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

 Aleancat e krimit në Beograd e në Prishtinë, qenkan aktivizuar sërish në sulme kundër përsonalitetit tim, familjes sime dhe organizatës politike që e drejtoj. Këtë herë në stilin “science fiction”, duke prodhuar storje per tregëti armësh të përmasave të mëdha, ku unë qenkam bosi.

 Kjo nuk është hera e parë e nuk do të jetë as e fundit, sepse këto aleanca të krimit me seli në Beograd e në Prishtinë, por që mentorët i kanë në Moskë, janë aktivizuar sa herë që dikush u ka dalë përpara dhe e ka penguar influencën e tyre në Kosovë. Edhe tani po ndodh e njejta gjë, por kësaj radhe, propaganda e tyre është aq e tejdukshme, sa që ata vet do të jenë viktima të saj.

 Këtë herë nuk më ndalin dot!

Reklamë
Reklamë

Mediat serbe dhe maqedonase: Në Tiranë, në dyer të vogla, formohet ‘Shqipëria e Madhe’

Mediat serbe dhe maqedonase i kanë kushtuar rëndësi të veçantë formimit të Unionit të Komunave Shqiptare në rajon.

Periskopi.com Lajme

“Në Tiranë në dyer të vogla formohet ‘Shqipëria e Madhe’”, ky është titulli i mediave serbe pas konstituimit të këtij Unioni, transmeton lajmi.net.

Unionin e komunave për kryeqytetit shqiptar e përbëjnë Prishtinë, Tetova, Ulqini dhe Presheva.

“Lidhja e këtyre komunave ka për qëllim vendosjen e mekanizimit të bashkëpunimit të ndërsjellë në fushat e urbanizimit, mjedisit, kulturës, investimeve dhe inovacioneve”.

Këtë marrëveshje e kanë nënshkruar kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, Shpend Ahmeti i Prishtinës, Teuta Arifi e Tetovës, Nazif Cungu i Ulqinit dhe Shqiprim Arifi i Preshevës.

Reklamë
Reklamë

Mediat serbe: Telekomi i Serbisë do të operojë në Kosovë sipas ligjeve të Kosovës

Përfaqësuesit e Prishtinës dhe Beogradit, duke përfshirë edhe delegatë nga Agjencia Republikane për komunikim elektronik dhe të Telekomit të Serbisë, dje kanë vazhduar negociatat për kodin telefonik i cili në të ardhmen do të duhej të përdorej në territorin e Kosovës, shkruajnë mediat serbe.

Periskopi.com Lajme

Edhe pse bisedimet nuk kanë përfunduar ende, një nga pikat kryesore të marrëveshjes për marrjen e licencës së Telekomit të Serbisë që të veprojë në gjithë territorin e Kosovës, është një nga parakushtet e Beogradit për miratimin e kodit telefonik për Prishtinën, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, e përditshmja serbe Danas, shkruan se Telekomi i Serbisë do të funksionojë në territorin e Kosovës sipas ligjeve të Republikës së Kosovës.

Marrëveshja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, parashikon që Telekomi i Serbisë nuk do të veprojë drejtpërdrejt por do të krijojë një kompani bijë-operator mobil, ngjashëm si funksionojnë degët e saj në Malin e Zi dhe në Republikën Srpska.

Kjo kompani do të ofrojë shërbime të komunikimit mobil në tërë territorin e Kosovës, ku fokus primar do të ketë konsumatorët e nacionalitetit serbe, dhe pasi që autoritetet e Prishtinës nuk e kanë ndërmend të lejojnë veprimin e Telekomit serb sipas ligjit të Serbisë, ky operator do të veprojë në bazë të ligjeve të Kosovës.

Reklamë
Reklamë