nishevci

Kush po i premton Kosovës shumë medalje?

Herolind Nishevci hyri në mesin e sportistëve më të suksesshëm të Kosovës së pasluftës, duke e fituar të shtunën medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të Karatesë, i cili u mbajt në Linz të Austrisë.

Periskopi.com Sporti

Karateisti kosovar tregoi performanca të shkëlqyera, duke e konkretizuar në fund ëndrrën e tij për të fituar medalje në një Botëror, shkruan sot gazeta Zëri.

“Objektivat e mia janë që t’i sjellë Kosovës sa më shumë medalje nga Kampionatet Evropiane dhe Botërore, si dhe kualifikimi në Lojërat Olimpike dhe nëse mundem, ta sjell një medalje edhe nga Japonia”, ka përfunduar Nishevci, i cili do të kthehet shumë shpejt në atdhe.