begaj

Begaj: Arsimtarja plotëson kushtet ligjërisht, mbulesa nuk është problem

Në fshatin Drenoc të komunës së Malishevës, disa prindër kanë kërkuar përjashtimin nga puna të arsimtares së matematikës, Fatmire Bujupit për shkak se kjo e fundit bartë shami.

Periskopi.com Lajme

Kjo kërkesë ka ngjallur reagime të shumta pasi që prindërit nuk kanë asnjë ankesë në lidhje me anën profesionale të arsimtares por vetëm me mbulesën.

Për disa ditë nxënësit e kësaj komune kanë bojkotuar mësimin në shenjë revolte ndaj arsimtares.

Kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj ka thënë se ky ka qenë rasti i parë ku një arsimtare e mbuluar është shfaqur para nxënësve dhe kjo ka qenë arsyeja e reagimeve.

“Arsimtaren ne e kemi pranuar dhe nuk ka kurrfarë vendimi për suspendim, e kemi vlerësuar dhe kemi dhënë vendimin e punës. Para nxënësve Bujupi ka qenë risi për Malishevën pasi më parë nuk pas të tilla”, ka thënë Begaj për lajmi.net.

Tutje ai ka treguar se nxënësit e kanë bojkotuar mësimin edhe ditën e sotme, mirëpo pritet që së shpejti të gjendet një zgjidhje.

“Drejtori mbrëmë ka biseduar me familjarët jemi duke u përpjekur të gjejmë një zgjidhje do ta zgjidhim atë problem. është bërë pak e madhe për Malishevën, megjithëse edhe ligjet nuk janë të definuara sa duhet dhe po na shkaktojnë probleme edhe neve. Duhet me vendos ligji se çka bon e çka jo, do të kishim edhe me ma lehtë. Këtë problem do ta zgjidhim, pengesa prej neve nuk ka ajo i ka plotësuar kushtet ligjërisht”, ka theksuar Begaj./Lajmi.net

Ferexhe

Norvegjia planifikon ndalimin e ferexhes nëpër shkolla

Qeveria e krahut të djathtë të Norvegjisë ka njoftuar se ka në plan të ndalojë veshjen islamike, ferexhen, nëpër shkolla dhe në universitet.

Periskopi.com Lajme

Ministri i Arsimit, Torbjorn Roe Isaksen, tha se qeveria është duke planifikuar të ‘që me rregulla kombëtare të ndalojë veshjen ferexhe nëpër objekte shkollore’, transmeton koalb.com.

Por çështja ka hapur debat mes partive politike, një vit para se vendi të shkojë në zgjedhjet parlamentare. Disa parti politike, si dhe partia kryesore opozitare e kanë mbështetur propozimin për ndalimin e ferexhes nëpër shkolla.