Shtyhet edhe mbledhja e Qeverisë

Periskopi.com Lajme

Mbledhja e Qeverisë së Kosovës e cila ishte paraparë të mbahej në mëngjesin e së premtes në ora 09, është shtyrë për një datë tjetër.

Lajmi është bërë i ditur nga zyra e komunikimit të Qeverisë së Kosovës, ku thuhet se kjo mbledhje është shtyrë për një datë të pacaktuar, për të cilën do të njoftohet së shpejti.

Detajet rreth shtyrjes së mbledhjes nuk janë bërë të ditura.

Lista Serbe bojkoton Kryesinë e Kuvendit

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka filluar mbledhjen e saj.

Periskopi.com Lajme

Aty nuk po merr pjesë Lisat Serbe, raporton Periskopi.

Ndryshe, ata që kur Ligji për Trepçën është votuar në Qeveri ku e kanë kundërshtuar, njëlloj edhe në Kuvend, kanë paralajmëruar për bojkot të institucioneve të Kosovës.