Këta janë banorët e Prishtinës, ndezin mbeturinat në kontejnerë (Foto/Video)

Në qendër të qytetit kontejnerët kanë marrë flakë, ku afër tyre ka banesa dhe makina.

Periskopi.com Lajme

Menjëherë qytetarët kanë telefonuar zjarrfikësit për ta fikur zjarrin, dhe ata kanë intervenuar menjëherë.

Arsyeja e këtij zjarri nuk dihet, Gazeta Blic ka siguruar pamje ku zjarrfikësit po fikin zjarrin.

214 kilogramë mbeturina i grumbullon një prishtinas në vit

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet e Anketës së Mbeturinave Komunale (AMK) për vitin 2015.

Periskopi.com Lajme

Rezultatet e AMK-së 2015 tregojnë se sasia e mbeturinave komunale, të grumbulluara në Kosovë për vitin 2015,  ka qenë 319 034 tonë.

Të dhënat e vitit 2015 tregojnë se mesatarja e mbeturinave komunale të grumbulluara ka qenë 177 kg për banor në vi, raporton Periskopi

Për sa u përket rajoneve të Kosovës, vërehet dallim i theksuara ndërmjet rajonit të Prishtinës dhe rajoneve të tjera, si p.sh.: në rajonet e tjera në Kosovë, sasia e mbeturinave komunale të grumbulluara ka qenë 163 kg për banor në vit, ndërsa në rajonin e Prishtinës ka qenë 214 kg për banor në vit.

Në Prishtinë dhe rajonin e saj, grumbullimi i mbeturinave komunale ka qenë  0.59 kg në ditë për banor.

Në rajonet e tjera të Kosovës, sasia e mbeturinave komunale të gjeneruara për banor në ditë ka qenë 0.45 kg.

 

Ndërkaq, në tërë Kosovën, mesatarja e mbeturinave të grumbulluara për banor në ditë, ka qenë 0.48 kg./ Periskopi

 

 

Problem riciklimi i mbeturinave në Kosovë

Riciklimi i mbeturinave ndonëse do të mundë të gjeneronte të ardhura të konsiderueshme dhe do ta ndihmonte ekonominë, përfshirë edhe jetësimin e ekonomisë së gjelbër, në Kosovë po realizohet me vështirësi.

Periskopi.com Lajme

Aktualisht në Kosovë bëhet vetëm riciklimi i plastikës, kurse metalet dhe letra grumbullohen duke u shitur në vende të rajoni, shkruan sot Koha Ditore.

Agron Bektashi, drejtor në Qendrën Rajonale për Mjedis (REC), ka thënë se menaxhimi i mbeturinave në Kosovë, në veçanti riciklimi, po ballafaqohet me probleme serioze dhe se gjendja e tanishme është mjaft shqetësuese.

Ai ka theksuar se Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, pushteti lokal, Kompania për Menaxhimin e Deponive të Kosovës, kompanitë rajonale dhe ato komunale, qoftë të sektorit privat,kompanitë e licencuara, përfshirë edhe shoqatat dhe iniciativat qytetare, nuk janë duke bërë sa duhet për konkretizimin e riciklimit.