Federica Mogherini

Arrestohet për trafik kokaine mbesa e Mongherinit, pjesë e grupit shqiptar

Mbesa e Përfaqësues së Lartë për Politikën e Jashtme në Bashkimin Evropian dhe zëvendëspresidentja e KE-së, Federica Mongherini është mes 15 të arrestuarve të një grupi shqiptar të trafikut të kokainës në restorantet VIP të Romës.

Periskopi.com Lajme

Gaia Mogherini ka marrë masën “arrest me burg”.

26-vjeçarja është vajza e vëllait të madh të Frederica Mongherini, e cila gjithashtu ka mbajtur dhe postin e ministres së Jashtme në Itali.

26-vjeçarja akuzohet se më 28 shkurt të vitit 2015 ka marrë një sasi të paspecifikuar kokainë me qëllim tregtimin e saj nga Manuel Zumpano, djali i një prej kriminelëve më të njohur të Romës në vitet 80-të.

Ky i fundit konsiderohet si kreu i një grupit që merrej me trafikun e kokainës bashkë me shqiptarin, Rigers Duriçi.

Zumpano dhe Duriçi, sipas hetuesve, kanë tregtuar sasi të mëdha dhe lloje të ndryshme droge si dhe kanë lidhje direkte me trafikantë nga Spanja dhe Shqipëria.

Mediat italiane raportojnë se të ardhurat e grupit në javë ishin 100 mijë euro nga shitja e kokainës në një nga zonat historike të kryeqytetit italian. Në dy vite, përllogaritet, se janë përfituar më shumë se 2 milionë euro./Panorama