icardi

Interi i jep goditjen e fundit Fiorentinës (Video)

Inter ka shënuar edhe golin e katërt për rezultatin 4-2 kundër Fiorentinës.

Periskopi.com Sporti

Ishte përsëri kapiteni i skuadrës Icardi i cili përfitojë nga një top i rikthyer në zonë për të shënuar golin e tij të dytë personal në ndeshje dhe të katërtin për Inter. /Periskopi/

mario-icardi

Icardi shënon edhe golin e tretë për Interin në një super solo aksion (Video)

Interi ka shënuar edhe golin e tretë ndaj Fiorentinës.

Periskopi.com Sporti

Kësaj radhe ishte kapiteni i skuadrës Mauro Icardi ku pas një super solo aksioni shënoi golin e tretë. /Periskopi/

icardi

Icardi: Të ulim kokën dhe të punojmë si skuadër

Interi ka pësuar edhe humbjen e dytë ndaj skuadrës izraelite, Hapoel Beer Sheva 3-2.

Periskopi.com Sporti

Kapiteni i zikaltërve, Mauro Icardi kërkon nga bashkëlojtarët e tij që të ulin kokën dhe të punojnë pas eliminimit në Europa Ligë.

“Ishte një Inter i bukur qysh nga minuta e parë. Kishim dëshirë në pjesën e parë, por pjesa e dytë ishte për t’u harruar”.

“Tashmë pas eliminimit nga kjo garë duhet të rikthehemi akoma më të fortë. Duhet të ulim kokën dhe të stërvitemi për të lënë pas çdo gjë, dhe për të bërë kthesën e madhe”, deklaroi Icardi. /Periskopi.com

inter-milan-team-captain-mauro-icardi (1)

Icardi drejt Premier Ligës?

Mauro Icardi si duket i ka ditët e numëruar si lojtar i Interit, pasi që skuadra angleze West Ham është duke shfaqur interesim për të.

Periskopi.com Sporti

Kapiteni i Interit ka prishur raportet me tifozët e klubit dhe besohet se drejtuesit e klubit do të pranojnë ofertat për sulmuesin argjentinas.

West Ham është klubi i radhës që po shfaqë interesim për sulmuesin Mauro Icardi dhe thuhet se do të ofrojë 25 milionë funta, raporton The Sun.

23-vjeçari në 6 paraqitje ka shënuar 6 gola në këtë sezon. /Periskopi.com

mauro

‘Icardi është i vdekur për ne’

BBC Sport shkruan se tifozët e Interit nuk duan assesi ta shohin Mauro Icardin në skuadër.

Periskopi.com Sporti

Raportohet se tifozët zikaltër shkruajnë se tashmë argjentinasi është i vdekur për ta dhe se nuk llogarisin fare në shërbimet e tij.

Pakënaqësitë mes palëve erdhën pas zbulimit të autobiografisë së 23-vjeçarit, i cili kishte shkruar se është i gatshëm të thërras 100 huliganë nga Argjentina për t’u përballur me tifozët e Interit.

Dhe, pas këtyre shkrimeve, tifozët e Interit kanë shpërthyer dhe tashmë nuk e duan fare atë në skuadër. /Periskopi.com

inter

Psg me ofertë për yllin e Inter

Ekipi francez, Paris-Saint-Germain do të bëjnë ofertë për kapitenin e Inter, Mauro Icardi.

Periskopi.com Sporti

Trajneri Unay Emery e dëshiron një sulmues të klasit botëror siç është argjentinasi i “zikaltërve” dhe raportohet se drejtuesit e klubit do të bëjnë ofertë në drejtim të Inter për kapitenin e tyre.

Nerazzurët besohet se do shikojnë mundsinë që të shesin yllin më ta madh të klubit pas prishjes se marrëdhënieve me tifozët e klubit.

23-vjeçari në gjashtë paraqitje ka arritur të shënoj gjashtë gola për Inter. /Persikopi.com

inter-celebrates

Inter i tregon derën yllit të skuadrës

Inter është duke menduar të shes kapitenin e tyre qysh në janar pas problemeve të sulmuesit, Maurico Icardi.

Periskopi.com Sporti

Argjentinasi ka prishur raportet me tifozët e klubit pas publikimit të autobiografisë së tij, ku ka ofenduar tifozët italian.

Interi mund t’i ofrojë mundësinë Michy Batshuayi largimin nga Stamford Brigde vetëm pas gjashtë muajë qëndrimi në klubin londinez. Batshuayi nuk po arrin të sigurojë vend në formacionin e Antonio Conte.

michy batshuayi

Icardi dëshiron qëndrimin në klubin “zikaltërt” duke postuar në rrjetin e tij social Instagram duke thënë “Inter është skuadra ime”.

Icardi në këtë sezon ka gjashtë paraqitje ku ka shënuar 6 gola për ekipin e Franc De Boer. /Periskopi.com

icardi

Rivali i Interit e do Icardin

Napoli është duke shfaqur interesim për yllin e Interit, Mauro Icardi.

Periskopi.com Sporti

Problemet te Interi, mund ta shtyejnë sulmuesin Mauro Icardi drejt largimit.

Ditëve të fundit është raportuar se tifozët e klubit zikaltër kanë kërkuar heqjen e shirit të kapitenit, të cilin e mban futbollisti në fjalë.

Por, kjo mund të shtyejë argjentinasin drejt largimit nga Giuseppe Meazza.

Napoli është klubi që po shfaq interesim për transferimin e 23-vjeçarit, i cili me gjasë do të ishte zëvendësimi i duhur pas largimit të Gonzalo Higuain drejt Juventusit. /Periskopi.com

icardi

Tifozët e Interit befasojnë Icardin

Interi po kalon vërtetë momente të vështira. Sikur të mos mjaftonin humbjet e njëpasnjëshme duke zbritur mjaft në renditje, tashmë tek kjo skuadër ka shpërthyer edhe skandali me emrin “Icardi”.

Periskopi.com Sporti

Prej kohësh ai ka një marrëdhënie të keqe më tifozët dhe kjo ka bërë që sëfundmi administratorët e Interit të mendojn që t’ja heqin shiritin e kapitenit, të paktën momentalisht, shkruan “La Gazzetta dello Sport”, përcjell Albeu.com.

Vendimi duket se pritet të merret pas publikimit të librit të tij autobiografik ku Icardi shkruante se ishte zënë më tifozët e Interit pas humbjes me Sasuolon në vitin e shkuar duke i acaruar mjaft marrëdhëniet me ta. Kur skuadra i kishte kërkuar që ta mbronte nga ndonjë sulm i mundshëm, Icardi shkruan në libër se kishte thënë: “Jam rritur në Argjentinë, në një nga lagjet me kriminalitet mjaft të lartë dhe me të vdekur rrugëve. Sa janë? Pesëdhjetë, njëqind, dyqind? Atëherë unë po marr 100 kriminelë nga Argjentina dhe i lë të vdekur në vend, pastaj ta shohin”.

Kaq ka mjaftuar që marrëdhënie e tyre të shkatërrohet si tifozët t’i shkojnë mbrëmjen e djeshme poshtë shtëpisë duke i shkruar një banderolë: Mauro, ne jemi këtu. Ku janë argjentinasit e tu?

messi

Messi nuk e do Icardin te Argjentina

Nga Diego Armando Maradona deri te Messi, asnjë nuk e do Icardin në kombëtare.

Periskopi.com Sporti

Tata Martino është larguar duke i lënë vendin Bauza-s, i cili e ka filluar shumë keq aventurën e tij në drejtim të “Albiceleste”-s. Por edhe me ndryshimin e trajnerit situata e Icardi-t nuk ka ndryshuar.

Tani duket se është pikërisht Messi ai që nuk e do Icardi-n në kombëtare. Në programin “Debate Final”, të transmetuar te “Fox Sports”, është thënë se qëndron pikërisht ylli i Barcelona-s mbrapa këtij përjashtimi të Icardi-t, i cili duket se po paguan shtrenjtë tradhtinë e famshme kundrejt Maxi Lopez, i cili është shumë mik me Messi-n dhe Mascherano-n.

icardi

Zyrtare: Icardi rinovon kontratën

Mauro Icardi ka nënshkruar kontratë të re me Interin, e cila e mbanë atë te zikaltërit deri në vitin 2021.

Periskopi.com Sporti

Argjentinasi u ka dhënë fund spekulimeve që e lidhnin atë me një largim të mundshëm nga gjigandi italian.

Lajmi për rinovimin e kontratës së Icardit e ka dhënë vetë klubi i Interit.

“Jemi të lumtur të njoftojmë se Icardi ka rinovuar kontratën me Interin deri në vitin 2021”, thuhet në njoftimin e Interit. /Periskopi.com

higuain2

Juve e donte yllin e Interit, jo Higuainin

Juventus kishte qenë i vendosur të transferonte sulmuesin e Interit, Mauro Icardi.

Periskopi.com Sporti

Bardhezinjtë kishin qenë shumë të vendosur të transferonin yllin e zikaltërve, mirëpo nuk kishin arritur të bënin një gjë të tillë.

Pas dështimit për të transferuar 23-vjeçarin, drejtuesit e klubit torinez vendosën të transferimin e Gonzalo Higuain.

Ky i fundit kaloi te Juve për një shifër rekorde të klubit bardhezi, 94 milionë euro. /Periskopi.com

inter

A varet Interi nga ky lojtar?

Ish-ylli i Interit, Diego Milito ka hedhur poshtë idenë se skuadra zikaltër varet vetëm një lojtar, Mauro Icardi.

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi argjentinas po kalon nëpër një formë të lartë, duke shënuar plot gjashtë gola në pesë ndeshjet e para në këtë sezon të Serie A.

“Icardi është një konkretizues i mirë, por Interi nuk është në asnjë mënyrë skuadër që varet nga një lojtar. Ka edhe lojtarë tjerë shumë cilësorë. Ever Banega është një lider në fushë, ai është një lojtar i madh dhe ka aftësi të mëdha”, deklaroi Milito.

“Shpresoj se Interi do të mund të përfundojë sa më lartë që të jetë e mundur, edhe pse ne duhet të kuptojmë se ata janë një ekip i ri me një trajner të ri”, përfundoi ai. /Periskopi.com

icardi-bonucci

Gjashtë golashënuesit më të mirë në Evropë

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi është golashënuesi më i mirë në pesë ligat kryesore të futbollit në Evropë.

Argjentinasi ka shënuar plot gjashtë gola në pesë ndeshjet e para në këtë sezon të Serie A.

Pas tij renditen Carlos Bacca, Jose Callejon, Diego Costa, Antonio dhe Robert Lewandowski, të cilët kanë shënuar nga pesë gola. /Periskopi.com

icardi

Icardi: Mund ta mposhtim Juventusin

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi beson se skuadra e tij mund ta mposhtë Juventusin në sfidën e fundjavës.

Zikaltërit dhe bardhezinjtë takohen të shtunën për të zhvilluar derbin e javës në Serie A.

“Juventus është klub që mund të mposhtet”, tha Icardi.

“Në vitet e fundit ata kanë fituar gjithçka. Ata janë përforcuar në tregun e transferimeve, kështu që ne do të shohim se si do të përfundojë ndeshja. Unë gjithmonë dua të fitoj, nuk më pëlqejnë humbjet”. /Periskopi.com

icardi

Icardi rinovon kontratën

Periskopi.com Sporti

Mauro Icardi do të nënshkruajë një kontratë të re me Interin.

Me kontratën e re, sulmuesi argjentinas do të mbetet te ‘zikaltërit’ deri në vitin 2021, shkruan Sky Italia.

Marrëveshja do të përfshijë një klauzolë të largimit në vlerë prej 86 milionë funte.

Për Icardin është interesuar kohëve të fundit Arsenali. /Periskopi.com