champions league

E rrallë, trajneri thotë se skuadra e tij e meritoi eliminimin nga Liga e Kampionëve

Trajner i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino thotë se skuadra e tij e meritoi eliminimin nga gara më prestigjioze europiane për klube.

Periskopi.com Sporti

Londinezët u mposhtën mbrëmë nga Monaco me rezultat 2:1, ndërsa kjo ishte humbja e tretë në pesë ndeshjet e zhvilluara në grupin E.

“Ne jemi jashtë dhe kemi kohë që të bëjmë analiza. Është e vërtetë që jemi të zhgënjyer, por humbëm shumë raste. Ne gabuam shumë në Ëembley. Nuk e merituam që të kalojmë në rrethin e ardhshëm sepse nuk treguam shumë kualitet”, ka thënë Pochettino. /Periskopi.com