lemops

Ja pse refuzova Barcelonën

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi i Las Palas, Mauricio Lemos ka zbuluar se ka refuzuar mundësinë për t’u transferuar te Barcelona në afatin kalimtar të kësaj vere.

Klubi nga Camp Nou ishte përpjekur ta joshte 20-vjeçarin për t’u transferuar te kampioni aktual i La Ligas, mirëpo ai nuk ishte i interesuar të kalonte te katalunasit, për shkak se dyshonte se do të kishte hapësirën e duhur kohore për lojë.

“Ne po flasim për një nga klubet më të mira në botë. Në moshën 20-vjeçare dhe me ofertën në tavolinë, unë nuk do të gjeja shumë hapësira për të luajtur”, deklaroi Lemos.

“Mendoja se të qëndruarit në Las Palmas ishte opsioni më i mirë për mua. Në futboll mund të ndodhë çdo gjë, por tani jam duke menduar vetëm për Las Palmas”. /Periskopi.com