flamini

Flamini nënshkruan për Crystal Palace

Periskopi.com Sporti

Ish-mesfushori i Arsenalit, Mathieu Flamini ka kaluar te Crystal Palace si lojtar i lirë.

32-vjeçari u largua në këtë verë nga ‘topçinjtë’ pasi i kishte skaduar kontrata.

Francezi ka qenë në dy kohë të ndryshme pjesë e  Arsenalit, skuadër me të cilën ka zhvilluar plot 246 paraqitje në të gjitha garat. /Periskopi.com