YOKOHAMA, JAPAN - DECEMBER 15:  Karim Benzema of Real Madrid celebrates kicking a goal with team mates during the FIFA Club World Cup Japan semi-final match between Club America v Real Madrid at International Stadium Yokohama on December 15, 2016 in Yokohama, Japan.  (Photo by Matt Roberts/Getty Images,)

Real Madrid konfirmon lëndimet e dy yjeve

Real Madridi po përballet sërish me problemin e lëndimeve të skuadrës.

Periskopi.com Sporti

Skuadrës së Zinedine Zidane iu janë lënduar edhe dy futbollistë tjerë, që do të mungojnë për gati një muaj.

Bëhet fjalë për sulmuesin Lucas Vazquez dhe mesfushorin Mateo Kovacic, përcjellë “lajmi.net”.

Sipas “Marcas”, për shkak të problemeve që kanë zanafillën nga Kupa e Botës për klube, Vazquez do të mungojë deri në katër javë, ndërsa Kovacic tri javë.

Që të dy futbollistët s’po ushtrojnë me skuadrën, derisa tani kanë nisur fazën rehabilituese.

kovacic

Kovacic transferi më i dështuar në Spanjë

Periskopi.com Sporti

Mesfushori i Real Madridit, Mateo Kovacic është vlerësuar si transferimi më i dështuar në Spanjë nga agjencia ‘Prime Time Sport’.

Kroati ishte transferuar te madrilenët në vitin e kaluar nga Interi për 35 milionë euro, mirëpo nuk ka arritur të sigurojë një vend në formacionin bazë.

Që prej kalimit në Santiago Bernabeu, Kovacic ka zhvilluar vetëm 26 ndeshje te skuadra madrielene. /Periskopi.com