Juventus' coach Massimiliano Allegri shouts during a Serie A soccer match against Chievo Verona at the Bentegodi stadium in Verona, Italy, Saturday, Aug. 30, 2014. (AP Photo/Felice Calabro')

Allegri flet për derbin ndaj Milanit

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri e di mjaft mirë se skuadra do të gabonte nëse e mendon një sfidë si të radhës atë ndaj Milanit. Në konferencën për shtyp para ndeshjes ai u shpreh se nuk do të ketë dilema në sulm.

Periskopi.com Sporti

“Duhet të përmirësojmë cilësinë tonë në lojë. Në sulm do të jetë Higuanin dhe Dybala. Është një sfidë ku vijmë me mungesa, një ndër mungesat do të jetë dhe ajo e Girgo Chiellinit, i cili nuk arriti të rikuperohej në kohë. Mandzukic ndoshta mund të aktivizohet disa minuta. Në mesin e fushës kam dilema, ndërsa në mbrojtje do të jetë Barzagli, Bonucci dhe Benatia.”

Më tej numri një i stolit të “Zonjtës së Vjetër” deklaroi disa fjalë të mira për kueqzinjtë.

“Kanë zhvilluar disa ndeshje shumë të mira, me lojtarë të rinj dhe shumë të talentuar, ku padisukutim do të jenë e ardhmja e Kombëtares Italiane. Merita për këtë Mialn ka dhe Vienco Montella. Është një sfidë e ekuilibruar ku vëmendja duhet të jetë maksimale”.

Juventus' coach Massimiliano Allegri shouts during a Serie A soccer match against Chievo Verona at the Bentegodi stadium in Verona, Italy, Saturday, Aug. 30, 2014. (AP Photo/Felice Calabro')

Allegri: Ja pse Pjaca nuk mund të bëhet si Morata

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka hedhur poshtë krahasimet midis Marko Pjaca dhe Alvaro Morata. Kjo, pasi sipas tij, transferi i ri i bardhezinjve nuk ka luajtur me yje botëror si Cristiano Ronaldo, Gareth Bale etj.

Periskopi.com Sporti

Kroati kishte deklaruar se dëshironte të bëhej si sulmuesi spanjoll, i cili u rikthye te Real Madrid në verën e fundit, por Allegri beson se Morata është i një niveli më të lartë, për shkak se ka luajtur prej kohësh në Ligën e Kampionëve dhe ka pasur bashkëlojtar si Cristiano Ronaldo, Gareth Bale dhe Karim Benzema, gjë të cilën kroati nuk e ka pasur.

“Ai është një lojtar i ri që vjen nga Dinamo Zagreb”, deklaroi Allegri.

“Ai ishte duke luajtur në një kampionat me jo shumë përkujdesje taktike, ndërsa Morata ka ardhur nga një kontekst krejtësisht ndryshe”.

“Ai ka luajtur për Real Madridin. Ai mori përvojë në Ligën e Kampionëve dhe është stërvitur me Cristiano Ronaldo, Gareth Bale, Karim Benzema dhe Toni Kroos”, përfundoi Allegri. /Periskopi.com