allegri

Allegri: Jam i lumtur me skuadren

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, është shprehur i lumtur me fitoren e radhës së skuadrës së tij.

Periskopi.com Sporti

‘Zonja e vjetër’ mposhti lehtësisht skuadren modeste Pescara, e drejtuar nga ish lojtari i Milanit, Massimo Oddo me rezultat të pastër 3:0.

“Në pjesën e dytë duhet ta kontrollonim më mirë topin, të mos ndërmerrnim disa veprime që sjellin kundërsulmin e kundërshtarit. E përsëris, duhet të jemi më të saktë në zotërim dhe të kemi më shumë durim”.

“Gjithsesi djemtë treguan maturinë e duhur. Paraqitja e sotme meriton një notë të mirë, edhe pse Pescara praktikisht nuk gjuajti asnjëherë në portën tonë. Jam shumë i kënaqur me këtë që treguan futbollistët sonte”,deklaroi Allegri.

Juventus pas kësaj fitore vazhdon të jetë lider I Seria A me 7 pikë më shumë se rivali më i afërt për titull Roma e cila ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /Periskopi.com/

 

allegri

Allegri i zhgënjyer me skuadrën e tij pas barazimit

Trajneri italian është shprehur pas barazimit të skuadrës së tij me Lyon.

Periskopi.com Sporti

Juventus nuk ka arritur të mposht skuadrën franceze në shtëpi, pasi Lyon barazoi krejtësisht në minutat e fundit të takimit. Juventus duhet të pret edhe xhiron e pestë për të kaluar në fazën e tjetër të Ligës së Kampionëve.

“Luajtëm mirë në pjesën e parë, rrezikuam edhe në të dytën, por është normale sepse kemi luajtur shumë ndeshje të rëndësishme në një kohë të shkurtër me shumë lojtarë jashtë” ka thënë Allegri.

Gjëja pozitive është se kemi synim të kualifikohemi dhe mendoj se jemi afër për ta bërë. Isha i nervozuar kur humbëm rastet e mëdha në fund”, përfundoi Allegri pas takimit. /Periskopi.com

allegri

Allegri: Sampdoria mposhtet vetëm duke bërë presion nga fillimi

Masimiliano Allegri e ka lavdëruar skuadrën e tij se si reaguan pas humbjes në derbi ndaj Milanit javën e kaluar.

Periskopi.com Sporti

Trajneri italian ishte mjaft i kënaqur me mënyrën e lojës të luajtur nga skuadra e tij, në fitoren ndaj Sampdorias. Juventus e mposhti Sampdorian, me rezultat bindës 4-1, duke e mbajtur kreun e tabelës në Seria A.

“Ishte e rëndësishme të fillonim në mënyrë agresive, sepse në këtë mënyrë Samp e fitoi derbin”.

Jam i kënaqur që shënoi Mario Mandzukic, derisa Gonzalo Higuain bëri ndeshje të shkëlqyer dhe golat e tij do të vijnë shumë shpejt”.

“Të gjithë luajtën mirë, sepse kur Higuain ishte qendërsulmues, Mandzukic shkonte anash dhe e kundërta. Kjo është shenjë e mirë”, ka deklaruar Allegri për Sky Sport Italia. /Periskopi.com

allegri

Allegri: Nuk na pengon humbja ndaj Milanit

Masimiliano Allegri është shprehur i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij në humbjen ndaj Milanit.

Periskopi.com Sporti

Ish trajneri i Milanos, ka përgëzuar paraqitjen e djelmoshav të tij në derbi dhe duke thënë se ishin të pafat. Ai tha se ishte i kënaqur nga aspekti teknik i lojës.

“Duhet ta komplimentoj skuadrën time, sepse bëmë paraqitje të mirë kundër një Milani të organizuar që e dha maksimumin”. Ata ia dolën të shënojnë, ndërsa ne ishim të pafat. Shënuam edhe ne, por goli u anulua. Gjëra të këtilla ndodhin, ndërsa ishte një ndeshje që e zhvilluam mirë në aspektin teknik”.

“Kjo humbje nuk e ndryshon rrjedhën e sezonit tonë. Sa i përket lojës, nuk kam ankesa për të zgjedhurit e mi”, ka thënë Allegri për Mediaset Premium. /Periskopi.com

hhah

Ish futbollisti i Bayern Munich kritikon Guardiolën

Mbrojtësi i Juventus, Mehdi Benatia ka folur për ish-trajnerin e tij, Pep Guardiola dhe trajnerin aktual, Masimiliano Allegri.

Periskopi.com Sporti

Marokeni në një intervistë për gazetën italiane ‘La Gazzetta dello Sport’, ka shpjeguar se si Allegri është më i mirë në disa aspekte sesa trajneri katalunas, Pep Guardiola.

“Ata dëshirojnë të jesh agresiv, të kesh topin”, tha Benatia.

“Nga ana e temperamentit janë të ndryshëm. Guardiola nuk komunikon me lojtarët sikur Allegri i cili është më i afërt me lojtarë”.

Benatia tha se i ka munguar futbolli italian dhe stili i jetës në Itali. /Periskopi.com