kosova-ka-1-046-shkolla-fillore-dhe-t-euml-mesme-n-euml-13-033-paralele-me-280-823-nx-euml-n-euml-s-hd

Ja kur do të fillojë gjysmëvjetori i dytë

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë njofton të gjithë mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit se gjysëmvjetori i dytë i vitit shkollor 2016/2017 në të gjitha shkollat e Kosovës fillon të hënën (16 janar).

Periskopi.com Lajme

MASHT në bashkëpunim me Drejtoritë Komunale të Arsimit ka vendosur ditë më parë të shtyjë deri në këtë datë fillimin e mësimit për shkak të motit të lig dhe temperaturave të ulëta të këtyre ditëve, si dhe epidemisë së gripit AH3V.

nxenesit ne bore

Në Kosovë mësimi nuk fillon të martën, shkak moti i lig

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, në konsultim me Drejtoritë Komunale për Arsim (DKA), ka marr vendim për shtyrjen e fillimit të Gjysmëvjetorit të Dytë, deri me datë 16 janar 2017.

Periskopi.com Lajme

Ky vendim është marr për shkak të motit të lig dhe temperaturave të ulëta që po mbretërojnë këto ditë në vendin tonë, me qëllim të evitimit të rreziqeve eventuale si dhe epidemisë së Gripit AH3V për të cilin MASHT dje është njoftuar edhe zyrtarisht nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Ministria e Arsimit në ditët në vijim do të njoftoj Drejtoritë Komunale për Arsim, me vendimin për mënyrën e kompensimit të orëve të humbura të mësimit.

MASHT, me veprime ligjore për demoluesit e klasës (Video)

“Kështu e festojnë nxënësit e shkollave të mesme në Lipjan përfundimin e gjysmëvjetorit. Marre. Shpërndaje ta shohin të tjerët”, shkruan në faqen e Facebookut, “Lipjan City”.

Periskopi.com Lajme

“Kështu e festojnë nxënësit e shkollave të mesme në Lipjan përfundimin e gjysmëvjetorit. Marre. Shpërndaje ta shohin të tjerët”, shkruan në faqen e Facebookut, “Lipjan City”.Në videon e publikuar nga kjo faqe shfaqen pamje skandaloze të nxënësve të një shkolle të mesme diku në Kosovë, e për të cilën fillimisht u tha se është Shkolla e Mesme Profesionale “Adem Gllavica” në Lipjan por që më pas u demantua nga drejtuesit e kësaj shkolle dhe nga kreu i Komunës, Imri Ahmeti, duke përplasur karriget e bankat shkollore.

Për këto veprime, Ministria e Arsimit ka premtuar se do të merren veprime ligjore.

“Ju njoftoj se Inspeksioni i Arsimit është informuar me këtë rast dhe të njëjtin do ta shqyrtoj në fillimin e javës së ardhshme në pajtim me legjislacionin në fuqi. Tani, kjo çështje është në përgjegjësinë e organeve të Shkollës. Për vijimin e trajtimit të këtij rasti do të mund të njoftoheni në detaje në javën e ardhshme. MASHT, në bashkëpunim me DKA-n dhe Shkollën respektive do të ndërmarrin veprimet e parapara ligjore”, ka thënë për KTV-në Faton Fetahu nga Kabineti i Ministrit të Arsimit.

Në Lipjan, fundi i gjysmëvjetorit festohet me hedhje bankash e karrigesh

Zëvendësdrejtori i Shkollës së Mesme Profesionale “Adem Gllavica” në Lipjan, Skender Rudari, i ka thënë KTV-së përmes telefonit se videoja e publikuar nuk është bërë në shkollën e sipërpërmendur.

Të njëjtën gjë e ka thënë edhe kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, i cili është deklaruar se videoja nuk është bërë në komunën të cilën ai drejton.

“Ata që po provojnë me shit si video të ngjarjes kinse në Lipjan nuk i duan të mirën as nxënësve as arsimit në përgjithësi. Kushdo dhe kudo që ka ndodh një veprim i tillë bashkë me ata që po e promovojnë për arsye të ndryshme nuk i duan të mirën vendit tonë. Akte të tilla janë të dënueshme. Lipjanasit nuk kanë kulturë të tillë. As objekti as nxënësit që shihen në video nuk janë nga Lipjani. Ata që kanë lansuar e huazuar video pa autorësi duan përmes videove të tilla të provojnë mohimin e sukseseve të Komunës sonë”, citohet të ketë thënë Ahmeti.

E turpshme: Kështu festohet për kryerjen e gjysmëvjetorit në një shkollë në Kosovë (Video)

 

PISA

Donatorët kërkojnë debat në Kuvend lidhje me rezultatet e PISA në Kosovë, kritikojnë MASHT-in

Rezultatet e publikuara dje të Programit për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve (PISA) treguan se nga 72 vendet pjesëmarrëse Kosova radhitet ndër tre vendet më të dobëta.

Periskopi.com Lajme

Zyra e BE-së në Kosovë / PPBE, Bashkëpunimi Gjerman për Zhvillim, Agjencia Austriake për Zhvillim, Ambasada e Zvicrës dhe World Learning në Kosovë lëshojnë deklaratën e mëposhtme, përcjell Periskopi :

Përderisa ne e vlerësojmë pjesëmarrjen e Kosovës në PISA dhe të tjera vlerësime ndërkombëtare, rezultatet e kësaj përpjekjeje të parë janë shqetësuese dhe duhet të trajtohen në mënyrë serioze. Këto rezultate të PISA tregojnë performancën e nxënësve të shkollave të mesme në të gjithë Kosovën. Këto janë një tregues i rëndësishëm i efektivitetit të sistemit të detyrueshëm të arsimit bazik dhe një parashikues i besueshëm i edukimit të ardhshëm. Duke pasur parasysh këto rezultate të dobëta, duhet të ndërmirren veprime të forta, të menjëhershme dhe të përbashkëta.

Reformat në arsim duhet të miratohen pa vonesa të mëtejshme, duke përmirësuar në këtë mënyrë  transparencën dhe llogaridhënien në të gjitha nivelet. Korrupsioni dhe nepotizmi nuk kanë vend në sistemin dhe institucionet e arsimit dhe duhet të ndërmirren veprime për të siguruar këtë. Korrupsioni duhet të eliminohet dhe përpjekjet kundër nepotizmit duhet të mbështeten. Koordinimi dhe komunikimi brenda Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) duhet të ridefinohen për të mundësuar bashkëpunim efektiv dhe efikas.

Strategjia e re e Kosovës mbi arsimin tregon fushat prioritare dhe ofron një kornizë për gjallërimin e reformës së arsimit. Kurrikula e re me fokus në mësimdhënie dhe të nxënit të bazuar në kompetenca ofron një plan shumë të fortë për të zhvendosur fokusin e sistemit arsimor nga përvetësimi i pastër i njohurive tek kompetencat që nxënësit e shekullit 21 kanë nevojë. Të gjitha parakushtet për një zbatim të suksesshëm kombëtar të kësaj reforme, të tilla si tekste shkollore të reja, trajnime të mësimdhënësve dhe udhëzues dhe materiale të mëtejshme duhet të ofrohen sa më shpejt që të jetë e mundur.

Edhepse arsimi është një detyrë shoqërore dhe të gjitha palët e interesuara duhet të kontribuojnë, është përgjegjësi e veçantë e Qeverisë së Kosovës për të siguruar që të gjithë fëmijët të kenë qasje të barabartë në arsim të cilësisë së lartë. Një shumë e mjeteve tashmë janë investuar në arsim por rezultatet kanë qenë të kufizuara. Për këtë qëllim, investimet në cilësinë e arsimit në Kosovë duhet të rriten ndërkohë që përdorimi efektiv i burimeve në dispozicion duhet të sigurohet.

Si përfaqësues të komunitetit të donatorëve që mbështesin zhvillimin e Kosovës, ne presim që MASHT-i të sigurojë një diskutim të gjerë të rezultateve të PISA në qeveri dhe në parlament. Këto rezultate të PISA mund të shërbejnë si një hap tutje për sistemin arsimor të Kosovës: Arsimi duhet të bëhet prioritet ndërpartiak kombëtar në mënyrë që të sigurojë punën e duhur të nxënësve të Kosovës në një treg konkurrues të punës.

Kjo është hera e parë që Kosova merr pjesë në PISA dhe rezultatet e publikuara sot japin përgjigje mbi kompetencat e nxënësve të moshës 15 vjeçare, e ngjashme me një pikë referimi të besuar dhe të respektuar ndërkombëtar.”/ Periskopi

Kryeministri bëri hapin e parë për punëtorët e arsimit të viteve të 90-ta

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, së bashku me ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, priti në takim përfaqësuesit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), të kryesuar nga kryetari Rrahman Jasharaj.

Periskopi.com Lajme

Gjatë takimit u bisedua për temat në interes të punëtorëve të arsimit, me ç’rast u theksua përkushtimi për adresimin e çështjeve konkrete, raporton periskopi

Në takim u arrit pajtimi që shumë shpejtë MASHT-i së bashku me Ministrinë e Financave, Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe SBASHK-un të takohen që të fillojnë adresimin e çështjeve që lidhen me punëtorët e arsimit të viteve të 90-ta./ Periksopi