odegaard

Odegaard nuk shkon te Rennes

Periskopi.com Sporti

Futbollisti i talentuar i Real Madrid, Martin Odegaard nuk do të transferohet te skuadra franceze, Rennes.

Kjo, pasi FIFA i ka pamundësuar talentit kalimin te skuadra në fjalë, pasi lojtari nuk i ka mbushur ende 18 vjet.

“Martin Odegaard  nuk do të vijë këtë verë pasi ai ende nuk ka mbushur 18 vjet. Lojtari do të qëndrojë në Real Madrid. Ai  mund të shkojë në huazim te ndonjë klub  tjetër në  Spanjë, por në çdo rast nuk do të vijë në Rennes “, ka theksuar Mikael Silvestre, këshilltar i Presidentit të Rennes. /Periskopi.com

odegaard

Reali huazon Odegaard

Periskopi.com Sporti

Talenti i Real Madridit, Martin Odegaard do të largohet sërish nga Los Blancos në formë huazimi.

Tabloidi Goal sqaron se norvegjezi do të kalojë si huazim te skuadra franceze, Rennes.

Futbollisti në fjalë nuk ka arritur të zë vend në skuadrën e parë të madrilenëve për shkak të konkurrencës tejet të lartë. /Periskopi.com