Krishti ishte i martuar, kishte dhe fëmijë

Periskopi.com Lajme

Një dorëshkrim antik pretendon në mënyrë sensacionale se Krishti ishte martuar me Mary Magdalenen, bile edhe kishte pasur fëmijë me të.

Ekzistojnë dëshmi të shkruara që e sugjerojnë këtë. Për më tepër, dorëshkrimi e quan Josephin, sikur edhe Krishtin, djalë të Zotit.

Duke pritur që të rizbulohet në Bibliotekën britanike, është një dorëshkrim antik i Kishës së hershme, të kopjuar nga një murg anonim.

Dorëshkrimi është të paktën 1,450 vjet i vjetër, apo edhe daton nga shekulli i parë i erës së re. Ky dokument është shkruar në gjuhën antike siriane dhe flet për jetën sociale, familjare dhe politike të Krishtit.

Edhe pse edhe më parë janë zbuluar ungjij të humbur, asnjëri prej tyre nuk ka bërë bujë kaq të madhe në mesin e dijetarëve, sikur ky për të cilin e kemi fjalën.

Reklamë
Reklamë

Serbi 44 vjeçar martohet me shqiptaren 22 vjeçare, e fillon me tradita shqiptare

Periskopi.com Lajme

Tema e martesave mes vajzave shqiptare me serbët e zonave rurale ka bërë bujë në median shqiptare dhe në atë të huaj.

Këtë herë revista e njohur “Vice” vjen me një foto reportazh nga një prej këtyre martesave.

Sanja Knezeviç shkruan se në fshatrat serbe mungojnë vajzat e reja, ndërsa e kundërta ndodh në Shqipëri: Në fshatra mungojnë djemtë e rinj. Këtu hyn në punë Vera, e cila rregullon martesat mes vajzave shkodrane dhe burrave serbë. Vera merr 2200 dollarë për shërbimin e saj.

Revista dokumenton me foto ardhjen e serbit 44-vjeçar Milovan në Shkodër për të kërkuar dorën e Evës 22-vjeçare.

Pasi gjyshja e Evës thotë PO, Milovani paguan 115 dollarë tek familja e saj dhe shkon për të blerë bizhuteri dhe rroba për të fejuarën. Pas tre javësh, fermeri Milovan kthehet dhe e merr Evën për grua.

 

Revista dokumenton me foto mbërritjen e Milovanit, pranimin e familjes shkodrane, blerjen e mallrave, udhëtimin e Evës drejt Serbisë dhe mbërritjen e saj në shtëpinë e Milovanit ku do kalojë pjesën e mbetur të jetës.

 

Reklamë
Reklamë

Albba Morina mbetet pa tekst, Ledri Vula e ‘zuri ngushtë’

Periskopi.com Showbiz

Moderatorja e njohur Albba Morina gjatë emisionit të saj u zu ngushtë nga Ledri Vula.

Ky i fundit ishte i ftuar në emisionin e saj, E’Zone dhe teksa e pyeti atë se a ka të dashur, ai reagoi.

Vula e pyeti vet Albbën nëse ajo ka të dashur.

Madje nuk ndalej duke e pyetur teksa tregonte se e kishte shoqe që në shkollë dhe i thoshte se meqë nuk e ka pyetur kurrë, tani është momenti.

Ajo u zu ngushtë.

Shikojeni bashkëbisedimin e tyre.

 

Reklamë
Reklamë

Ledri Vula tregon se kush do e marton (Video)

Periskopi.com Showbiz

Ledri Vula përpos që pëlqehet shumë për këngët e tij, ai cilësohet si një nga djemtë më të pashëm në estradën shqiptare.

Jeta e tij gjithmonë është në shënjestër të mediave rozë.

Se a ka të dashur, apo jo, tregon ai vet në emisionin E’ Zone.

Por, mes tjerash tregon dashurinë për fëmijët me përplot entuziazëm dhe thotë se ndodh që e marton ‘gjinekologu’.

Reklamë
Reklamë

FOTO-ja e çiftit që përloti mijëra njerëz

Periskopi.com Uncategorized

Një fotograf australian ka kapur një moment të radhë dhe emocionues kur një çift i sapomartuar shpërthyen në lot gjatë realizimit të setit fotografik. Fotografia është pëlqyer tej mase dhe ka prekur dhjetëra mijëra njerëz anekënd botës.

Më 30 Prill fotografiJames Day po realizonte setin fotografik të dasmës së Adrian dhe Rosyln në Bowral, Australi. Por, kur po përgatitej të shkrepte fotot në perëndim të diellit, ai vendosi të dilte nga korniza e monotones dhe të provonte diçka më reale.

“Ndaloni së pozuari. Vetëm shijoni perëndimin e parë të diellit si burrë dhe grua”, u tha Day të sapomartuarve, sipas një postimi në Facebook.

“Kam një pyetje për ty, – i tha dhëndrit – , por dua që përgjigjen t’ia thuash Roslynit dhe jo mua. Nga miliarda njerëz në planet, ti ke zgjedhur ta kalosh pjesën tjetër të jetës me Roslyn. Mund t’ia thuash pse?”

Në këtë moment Adriani i pëshpëriti arsyen në vesh nuses dhe lotët nisën të rrjedhin në fytyrën e saj.

Po çfarë i tha? Kjo nuk ka rëndësi. Nuk pati rëndësi as për fotografin, i cili po ashtu u përlot.

Gjithçka përfundoi me një përqafim të të treve.

“O Dashuri, ti je kaq e çmuar”, shkroi fotografi në postimin e tij në Facebook.

Më pas, Day tha për Hupost se i kishte kërkuar dhëndrit t’ia thoshte nuses në vesh sepse “ajo ishte diçka vetëm për veshët e saj.”

Që kur u postua në Facebook, fotoja prekëse është shpërndarë nga më shumë se 33 mijë persona dhe është pëlqyer nga 151 mijë të tjerë./tvklan.al

Reklamë
Reklamë

Martesat ‘për letra’ më nuk mund të bëhen me ata që jetojnë në Britani

Shumë shqiptarë ëndërrojnë të pajisen me pasaportë angleze, ndërsa për përfitimin e saj zgjedhin të martohen me një shtetas anglez.

Periskopi.com Lajme

Por, duket se kjo metodë është e vjetër tashmë dhe autoritetet britanike e kanë kuptuar. Kështu, gjykata supreme në Britaninë e Madhe ka mbështetur unanimisht kryeministren Thesara May.

Kjo e fundit ka marrë një vendim për qytetarët britanikë që duan të sjellin një bashkëshort/e jo europiane në Britani.

Sipas këtij vendimi, qytetarët britanikë që duan të marrin në Britani bashkëshortin/en e tyre, duhet të kenë një prag minimal prej 18.600 paund.

Një vendim i prezantuar nga Theresa May në vitin 2012 kur ajo ishte sekretare për të reduktuar migrimin dhe duket se me miratimin e tij “penalizohen” shumë shqiptarë.

Reklamë
Reklamë

Si ta kërkoni mashkullin me të cilin duhet të martoheni

Secila femër së paku një herë në jetë ka qenë e dashuruar me ndonjë mashkull i cili ka qenë krejtësisht i dështuar në të ndërkaq, ka edhe tipa të tillë të cilët janë krejtësisht të gabuar. Si ta njihni atë të vërtetin?

Periskopi.com Uncategorized

Meshkujt shpesh dinë të paraqiten si kandidatë të mirë për martesë, dhe kur filloni të bashkëjetoni, shpërfaqin personalitetin e vërtetë të tyre.

Ja si ta njihni mashkullin e vërtetë:

Ka shprehi pune

E dimë që tani është pak e pafalënderueshme të kërkohet që mashkulli të ketë punë, mirëpo nëse nuk ka, është me rëndësi të jetë tip i cili kërkon punë dhe i cili ka shprehi pune. Askush nuk dëshiron të martohet me ndonjë mashkull dembel i cili mezi pret që t’i thotë dikush që nuk ka nevojë punojë fare. Mashkulli i tillë do të transformohet në njeriun i cili vetëm rri shtrirë në divan dhe shton peshë trupore.

Respekton ëndrrat tuaja

Disa meshkuj me ironi do të reagojnë ndaj ëndrrave tuaja, për shembull për dëshirën për punën të cilën një kohë të gjatë e prisni. Do t’ju thotë se është joreale dhe do të provojë t’ju bëjë të qëndroni me dy këmbët në tokë. Natyrisht që është mirë të qëndrohet fuqishëm me këmbë në tokë, mirëpo mashkulli i cili përpiqet t’ju lidhë përtokë dhe t’i rrënojë të gjitha ëndrrat tuaja, nuk është për ju. Duhet patjetër të gjeni dikë i cili do t’ju përkrahë dhe do t’ju nxisë të ecni përpara edhe kur e humbni vetëbesimin.

Është i pavarur

Di të përdorë makinën për larje të rrobave dhe di të gatuaj drekën, por jo të përgatisë vetëm vezë dhe sallata, di të rregullojë banesën, thjesht mashkulli i cili është bindur që nuk duhet të presë gjithmonë çdo gjë nga të tjerët, qoftë edhe nga e ëma e tij apo nga ju. Nëse nuk është i tillë, atëherë do të martoheni me një fëmijë të madh.

Ka jetën e vet

Qëllimet, idetë dhe miqtë e tij. Meshkujt e martuar apo ata që janë në lidhje më të gjatë të cilët harrojnë jetën shoqërore janë të tmerrshëm, sepse edhe nga ju do të presë të bëni të njëjtën gjë. Nëse nuk dëshironi të jetoni me dikë i cili do të jetë xheloz kur takoheni me shoqet dhe ju ndalon të keni jetën vetjake, kërkoni të gjeni tipin i cili nuk rri afër telefonit dhe i cili nuk pret thirrjen tuaj. /Telegrafi/

Reklamë
Reklamë

Rrëfimi i burrit që u martua dhe mori mbiemrin e bashkëshortes

Në maj të vitit 2016 një burrë u martua dhe vendosi të merrte mbiemrin e bashkëshortes. Patën disa muaj bisedime, por burri e arsyeton vendimin e tij, raporton Periskopi

Periskopi.com Lajme

Ju sjellim historinë e mrekullueshme të Matthew, i cili kapërceu barrierat për barazinë gjinore dhe  tregoi se sa e rëndësishme sa e frikshme tingëllon dhe gjithashtu ndikon në personalitetin e gruas, ndryshimi i mbiemrit.

“ Historia që unë ju sjell është se kur unë dhe gruaja ime erdhëm në pikën që ajo ta bënte këtë ndryshim, ajo ndjeu shumë më shumë së unë, se mbiemri ishte pjesë e identitetit të saj dhe me ndryshimin e tij, do të ndryshonte dhe ajo, ndërsa unë ndjeva një nevojë të jashtëzakonshme që familja jonë ta kishte mbiemrin e njëjtë dhe kështu unë propozova që ta ndryshojë mbiemrin, në të sajin”, thotë Matthew duke vazhduar se ai beson në simbolikën e familjes.

“Unë besoj në simbolikën e familjes së bashkuar me mbiemra të njëjtë dhe pa dykuptimësi dhe gjithashtu besoj në atë çfarë judizmi më ka mësuar mbi familjen, judizmi është një histori e përbashkët që nuk mund të zhbëhet me ndryshimin e emrit”, thotë ai, raporton Periskopi

Lexojeni vazhdimin e rrëfimit të tij, që po mahnit gjithë botën:

Mendimi im ndryshoi përgjithmonë nga një kurs kolegji që hulumton se si ndikon gjinia në konceptet e përditshme, të shpjeguara më së miri nga mendjet femërore përgjatë viteve,  unë njoh një botë që përforcon ndikimin mashkullor, prandaj për të gjitha këto arsyeje dhe shumë të tjera dua të jem pjesë e kësaj barazie.

Teksa isha shumë i sigurt në vendimin që e kisha marrë teksa afrohej dita e dasmës fillova të kem panik, frikësohesha se mos do t’i lëndoja njerëzit që i dua, familjen time, pasi do të isha i pari në gjithë brezin tim që do të bëja diçka të tillë, mirëpo prapë, ndryshimi i mbiemrit do të ishte prova imë më e madhe që do të tregonte se unë besoja dhe doja të isha i barabartë më të.

Unë jam rritur nga njerka e cila nuk kishte një gjak të njëjtë me mua madje as mbiemrin, pasi ajo dhe babai im nuk u martuan për 10 vite por ajo është nëna ime, nëna ime biologjike është martuar me dikë tjetër mirëpo ajo përsëri mbetet nëna imë biologjikë, motra ime ka ndryshuar mbiemrin dhe përsëri është po e njëjta për mua.

Përvoja dhe përpjekja e përbashkët është ajo çfarë e krijon atë që quhet familje, jo mbiemri, unë e shoh veten duke krijuar një brez të ri të njerëzve me pikëpamje të ndryshme mbi familjen.

Pra, përfundimisht unë jam Matthew Brender Broberg dhe kjo është historia ime që shpresojë të frymëzojë edhe shumë burra të tjerë./Periskopi/

 

 

Reklamë
Reklamë

Gati 400 dasma serbo-shqiptare

Në komunën e Preshevës dhe Bujanocit në vitin e kaluar kishte përfunduar gjashtë martesat mes serbëve dhe vajzave shqiptare nga Shqipëria.

Periskopi.com Lajme

Këta janë njerëz kryesisht të moshuar të cilët martohen më ndihmën e parasë, që i shpenzojnë me gra shqiptare.

Tre muaj më parë, dhe Bratislav Tasic nga një fshat afër Bujanovcit, Lopardince ishte martuar me një grua shqiptare nga Tirana.

Sipas disa informatave, serbët blerë vajzat shqiptare për 5 mijë e 500 euro.

Një njeri serb ka thënë se ai i ka frikë martesave mes serbëve dhe vajzave shqiptare. Sipas tij, fëmijët me nënat shqiptare, nuk dihet ndoshta nesër mund ta “tradhtojnë” Serbinë, shkruan Presheva Jonë.

Ai dyshon se nëse këto martesa do të ishin të vërteta dhe të sinqerta do të ishin në rregull, por  dyshon se femrat që blihen mashtrohen për pak para ose i sjellin për të ruajtur bagëtinë.

“Ato blihen për pak para ose mashtrohen për një jetë të mirë, mirëpo në fakt gjatë gjithë ditës ato merren bartin dru me traktor dhe merren bagëti”, shprehet serbi.

“U kryqëzua në kishë, ajo vete deshi ta bënte atë” tha dhëndri Bratislavi.

Gati për martesë 400 shqiptare dhe serbë

“Stara Raška” një organizatë humainare në Beograd ka arritur t’i gjejë 400 femra shqiptare që ishin të gatshme të martohen në Serbi për një hark të shkurtër kohor.

Një serb tjetër thotë se prapa martesave të serbëve me shqiptarë qëndron ndonjë projekt i Shqipërisë.

Megjithatë, shumë shqiptare, janë të kënaqur dhe të shpejt të përshtaten me mjedisin.

Fshati Lopardince ka shumë burrat e pamartuar në 50 vjet, dhe nuk është çudi që ata të vendosin të marrin nuse nga Shqipëria.

Reklamë
Reklamë