Marsh protestues “Stop vrasjeve, ne jemi Ermali”

Periskopi.com Lajme

Shoqëria civile në Mitrovicë, sot organizon marrshin protestues “Stop vrasjeve, ne jemi Ermali”, i cili mbahet në Sheshin “Mehë Uka”, duke filluar nga ora 13:00.

Marshi mbahet pas vrasjes së 24 vjeçarit, që ndodhi të premten në mbrëmje në një kafiteri të Mitrovicës, deri sa ishte duke punuar.

I ndjeri është varrosur dje dhe për ndër të tij, në ora 16:00, kur i është dhënë lamtumira, janë mbyllur të gjitha kafiteritë në Mitrovicë.

Në Skenderaj marsh proteste, në mbështetje për Azem Deliun

Gjatë ditës së sotme në qytetin e Skenderajt është mbajtur “Marshi paqësorë Kundër Dhunës”, i cili u organizua në mbështetje të shkrimtarit Azem Deliu.

Periskopi.com Lajme

Qendra Rinore e këtij qyteti ka bërë thirrje që dhuna të mos jetë pjesë e veprimeve në shoqërinë kosovare. Kjo qendër, i ka ftuar organet e hetuesisë që të merren me këtë rast.

“ Lusim organet përgjegjëse qe rastet e dhunës, qofshin ato fizike apo psikike te trajtohen me prioritet, pasi qe munde te vije deri tek zhvillimet tjera te dhunës. – Nuk është pa tjetër qe një marsh ose proteste të mbahet në Prishtinë për tija dedikuar tërë Kosovës, por nga Skenderaj duke dërguar një mesazh për tërë Kosovën se dhuna është e pa pranueshme”, thuhet në komunikatën dërguar mediave.

Komunikata e plotë5 orë më parë ​ Punëtorët e Postës në protestë! (Foto) Ka përfunduar “Marshi paqësor Kundër Dhunës” organizuar nga Qendra Rinore në bashkëpunim edhe më OJQ-të tjera nga Skenderaj.

E drejta për të marshuar ose protestuar siç dihet janë të drejta të garantuar me ligj. Një marsh si ky qe ndodhi sot në Skenderaj, është si reagim ndaj dhunës nga kushdo qe e ushtron atë në Kosovë.

Nuk jemi kundër dikujt dhe nuk jemi ne mbrojtje të askujt tjetër qoftë individ apo grupacion qe bënë shkeljen e ligjit, por jemi çdo herë zë i fuqishëm i fjalës se lirë dhe përkrahës i tyre.

Duke e përcjellur me shqetësim rrjedhën zhvillimeve të fundit të ushtrimit të dhunës ne si Qendër Rinore dhe OJQ –të sot marshuam në mënyrë të qetë duke kërkuar nga kushdo qe ushtrojnë dhunë, se ne nuk e përkrahim atë.

  1. Bëjmë thirrje që dhuna të mos jetë pjesë e veprimit brenda shoqërisë sonë, qofshin ato veprime politike, sociale apo edhe fetare. Gjuha është forma e vetme e zgjidhës së problemeve. Ju lutemi shfrytëzojeni komunikimin konstruktiv pa thumbuar askënd, duke respektuar mendimin e tjetrit.
  2. Lusim organet përgjegjëse qe rastet e dhunës, qofshin ato fizike apo psikike te trajtohen me prioritet, pasi qe munde te vije deri tek zhvillimet tjera te dhunës. – Nuk është pa tjetër qe një marsh ose proteste të mbahet në Prishtinë për tija dedikuar tërë Kosovës, por nga Skenderaj duke dërguar një mesazh për tërë Kosovën se dhuna është e pa pranueshme.

 

 

 

RrGGK nesër organizon marshin “Nuk ka arsyetim” kundër dhunës në baza gjinore

Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) përmes një komunikate bën të ditur se nesër në Prishtinë do të mbaj një marsh me moton “Nuk ka arsyetim” kundër dhunës në baza gjinore.

Periskopi.com Lajme

Më 25 nëntor 2016, në kuadër të 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore, Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) organizon marshin me moton “Nuk ka arsyetim!”. Marshi do të fillojë nga ora 12:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Në Kosovë, dhuna në baza gjinore vazhdon të mbetet mjaft e përhapur. Vetëm në vitin 2014, 41% e grave dhe vajzave janë deklaruar se kanë përjetuar dhunë në famlije, ndërsa 68% kanë përjetuar dhunë në familje gjatë tërë jetës së tyre. Tutje, 64,1 % e grave dhe e vajzave në Kosovë kanë qenë të ngacmuara seksualisht, të paktën një herë gjatë jetës së tyre.

Prandaj, për të ngritur zërin kundër dhunës në baza gjinore, RrGGK organizon marshin “Nuk Ka Arsyetim!”. Gjatë marshit, pjesëmarrësve do të ju shpërndahen letra në të cilat do të këtë citime dhe të dhëna për rastet e dhunës në baza gjinore në Kosovë. Citimet janë të marra nga hulumtimet e RrGGK-së. Në fund të marshit këto citime do të vendosen në rrethojat e Qeverisë/Kuvendit të Republikës së Kosovës në formë instalacioni ku për kalimtarët e rastit do të paraqesin zërat e personave që kanë përjetuar dhunë.

Ftojmë të gjithë qytetarët, gra dhe burra, të marshojmë kundër çdo forme të dhunës ndaj grave dhe t’ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë në Kosovë që së bashku mund ta ndalim dhunën ndaj grave!