arsenal-premier-league-training_3745049

Marseille kërkon yllin e Arsenalit

Skuadra franceze Marseille, është duke menduar të transferojë mbrojtësin e krahut të djathë të Arsenalit, Mathieu Debuchy.

Periskopi.com Sporti

Trajneri i ri i francezëve, Rudi Garcia dëshiron të shtojë eksperiencën në skuadrën e tij dhe është duke menduar të bëjë ofertë për Debuchy.

Debuchy u transferua në Arsenal nga Neëcastle në vitin 2015.

Ish mbrojtësi i Lille dhe Neëcastle që nga transferimi i tij në futbollin anglez është duke pasur probleme me lëndime të shumta, ai filloi mirë karrierën tek Arsenal deri sa e lëndoi krahun ku pastaj e humbi vendin në ekipin bazë nga spanjolli Bellerin.

debuchy
Mathieu Debuchy, Arsenal

Debuchy u paraqit javën e kaluar në Premier Ligë për Arsenalin pas një kohë të gjatë por prapë ishte i pa fat pasi u lëndua në minutën e 15. /Periskopi/

rashford-goal-celebrates-man-utd-manchester-united-man-city-manchester-city_3434910

Gjigandët pas yllit të Manchester United

Roma dhe Marseille janë të interesuara për të nënshkruar me lojtarin e Manchester United, Memphis Depay.

Periskopi.com Sporti

Marseille me pronarë të ri duket se do të fillojë mënjëherë në rindërtimin e skuadrës, ku e kanë listuar anësorin e ‘djajëve të kuqë’ për të transferuar në kampionatin francez, për holandezin thuhet se edhe skuadra italiane Roma është e interesuar në shërbimet e ish lojtarit të PSV.

Depay megjithatë raportohet se e dëshrion qëndrimin në Premier Ligë.

22-vjeçari në këtë sezon ka vetëm 6 paraqitje në total për skuadrën e drejtuar nga Jose Mourinho. /Periskopi.com

depay

USA's Frank McCourt, left, jokes with Olympique Marseille president Giovanni Ciccolunghi in the Marseille city hall, southern France, Monday, Aug. 29, 2016. The mayor of the southern French city of Marseille has announced that American businessman Frank McCourt has bought the popular football team, Olympique de Marseille. (AP Photo/Claude Paris)

Edhe një klub europian me pronar miliarder

Skuadra marsejeze është bërë me pronarë të ri, amerikani Frank McCourt ka blerë klubin francez, Marseille.

Periskopi.com Sporti

Tashmë kampionati francez mund të bëhet edhe më i bukur pasi që Marseille është bërë me pronar të rinj, ku kanë bërë premtime se do sjellin yje botëror në skuadër.

Afaristi amerikan ka blerë klubin për shumën e 45 milionë eurove, me kusht që të paguajë edhe borxhet prej 300 milionë eurove.

Mbetet të shihet në sezonin tjetër se a do të arrijë të rivalizojë Paris-Saint-Germain, nga ana finiciare dhe në luftën për titullin e kampionit. /Periskopi.com

cana

Cana: Mund të rikthehem te ky klub

Ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana thotë se mund të rikthehet te një ish-klub i tij.

Periskopi.com Sporti

Bëhet fjalë për Olimpique Marseille, skuadër në të cilën Cana ka luajtur vite më parë.

Mirëpo, ai thotë se mund të rikthehet jo si lojtar, por në një rol tjetër.

“Olimpique i Marseille është një klub që nuk harrohet lehtë nga kushdo që ka qenë pjesë e tij. Unë mund të kthehem aty, por jo si futbollist. Qoftë si drejtues apo si pjesë e stafit teknik, do të ishte një kënaqësi e madhe për mua”, është shprehur Cana. /Periskopi.com

schweinsteiger

Marseille e do Schweinsteiger

Periskopi.com Sporti

Klubi francez, Marseille është i interesuar të transferojë mesfushorin e Manchester United, Bastian Schweinsteiger.

Mediat e huaja raportojnë se francezët e dëshirojnë gjermanin në skuadër, i cili nuk duket se bën fare pjesë në planet e trajnerit Jose Mourinho. /Periskopi.com