auto_veriu-reuters1479625843

Zbatimi i marrëveshjeve të Brukselit në veri, në pikën zero

Marrëveshjet e Brukselit nuk kanë gjetur zbatim në komunat veriore të Kosovës. Strukturat paralele atje nuk janë shpërbërë, liria e lëvizjes ka mbetur në pikën zero, ndërsa gjyqësia dhe arsimi funksionon me ligjet e Serbisë. Nga të gjitha marrëveshjet e Brukselit (33) vetëm dy po zbatohen.Marrëveshja për Menaxhimin e Integruar të Kufirit dhe Zgjedhjet me Sistem të Kosovës, janë ato të cilat ua mbushin xhepat serbëve me para

Periskopi.com Lajme

Me të kaluar urën e Ibrit, fitohet përshtypja se më nuk je në Kosovë.

Flamuj të shtetit të Serbisë, simbole të partive politike serbe, portrete të politikanëve serbë nëpër bilborde dhe ballina të ndërtesave, shtatore dhe buste të ngritura të “kralëve” e patriotëve serbë, madje edhe të kanxhallozëve rusë, si dhe muzika e zhurmshme serbe nëpër kafenetë e shumta, jo vetëm në pjesën veriore të Mitrovicës, por edhe në Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok, të lë përshtypjen se je në mes të Serbisë, diku në Shumadi, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Me një fjalë, në veri është sikurse në Serbi.

Marrëveshjet e Brukselit nuk kanë gjetur zbatim në komunat veriore të Kosovës, ndërsa strukturat paralele nuk janë shpërbërë e liria e lëvizjes ka mbetur në pikën zero.

Dy marrëveshjet, të cilat Serbia ka pranuar t’i zbatojë në veri të Kosovës, menaxhimi i integruar i kufirit dhe zgjedhjet me sistem të Kosovës, u krijojnë komunave veriore favore të mëdha, për këtë arsye mbase serbët e veriut të Kosovës dhe Serbia kanë pranuar që t’i zbatojnë.

diplome

Asnjë diplomë nga Kosova nuk është nostrifikuar në Luginë

Shqiptarët e Luginës së Preshevës kërkojnë reciprocitet të marrëveshjeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Periskopi.com Lajme

Marrëveshja për Diploma sipas përfaqësuesve të Luginës nuk po zbatohet, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Ndonëse, nga Qeveria e Kosovës konfirmojnë se procesi i aplikimit të njohjes së diplomave tashmë ka filluar, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë ka bërë të ditur se asnjë diplomë nga Kosova nuk është nostrifikuar.

Madje, sipas të dhënave të këtij këshilli të diplomuarit në Kosovë që punojnë në sektorin e arsimit, nuk paguhen me pagën që duhet të marrë një mësimdhënës, sipas thirrjes që posedojnë, por paguhen shumë më pak.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, Jonuz Musliu ka thënë për “Zërin” se nuk po zbatohet Marrëveshja për Diplomat.

“Nuk është nostrifkuar ende ndonjë diplomë nga Kosova. Ndërsa diplomat e marra në Republikën e Shqipërisë në momentin që dorëzon kërkesën për nostfirikim brenda 60 por edhe deri në 90 ditë të japin një përgjigje. Kurse nga Republika e Kosovës, të gjithë të diplomuarit, që janë me qindra, duke përfshirë mjekë, inxhinierë, profesorë të fushave të ndryshme…nuk hyjnë në proces të njohjes”, ka thënë Musliu duke u shprehur skeptik nëse ndonjëherë do të zbatohet Marrëveshja për Diploma me Serbinë.

Musliu ka kërkuar kushtëzim të Serbisë.

Sipas tij, kuadrot e diplomuara në Luginë me diploma të Kosovës nuk i kanë të nostrifikuara.