Ahmeti: BDI nuk vepron me emocione, nuk është shërbëtor i asnjë partie

BDI nuk vepron në sajë të emocioneve, nuk është servis e as shërbëtor i partive tjera, këtë e shprehu kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti në takim me ambasadorin e Francës në Maqedoni, Kristian Timonier.

Periskopi.com Lajme

“Edhe përkundër presionit të vazhdueshëm opinionbërës, BDI nuk vepron në saje të emocioneve dhe preferencave, por me racionalitet dhe të fokusuar në zotimet para qytetarëve, duke mos qenë as servis i njerës palë e as shërbëtor i palës tjetër”, tha Ali Ahmeti njofton Portalb.

Në këtë takim Ahmeti bëri me dije që për BDI-në me rëndësi është stabiliteti i vendit si dhe çështjeve të tjera që kanë të bëjnë me shqiptarët në Maqedoni dhe integrimeve euro-atlantike. Lajmi vijon më poshtë ↓

“Për BDI-në, stabiliteti i vendit është shumë i rëndësishëm përballë sfidave vendore, rajonale, por edhe globale. Prioritetet tona kanë të bëjnë për rrumbullakësim të Marrëveshjes së Ohrit, sundim të së drejtës, fqinjësi të mirë, zhvillim ekonomik dhe integrim euroatlantik”, shtoi ndër të tjerash Ahmeti.

Kryetari Ahmeti njoftoi Ambasadorin e Francës që BDI nuk ngutet, por dëshiron që të sigurohet për realizim të pritjeve të qytetarëve, bashkë me rishqyrtimin dhe zbardhjen e rasteve të kontestuara si Monstra, Sopoti, Kumanova, apo edhe vet përgjimet.

BE: Beogradi dhe Prishtina i kanë implementuar Marrëveshjet për Drejtësinë

Siç ishte vendosur më 30 nëntor, këtë javë Beogradi dhe Prishtina, kanë ndërmarrë hapa finalë për implementim të plotë të Marrëveshjes për sistemin e drejtësisë, thuhet në një kumtesë të mbrëmshme të Zyrës për media të Bashkimit Evropian

Periskopi.com Lajme

 

“Njoftimi nga Serbia më 9 dhjetor për përfundimin e punësimit të gjyqtarëve, prokurorëve dhe personelit adiministrativ, prej 10 janarit të vitit 2017, lejon integrimin e tyre po atë ditë në sistemin e drejtësisë së Kosovës”, thuhet në deklaratën dërguar mediave. Lajmi vijon më poshtë ↓

Tutje, kjo zyrë thotë se “emërimet e gjyqtarëve, të prokurorëve dhe stafit administrativ, më 10 janar, do të mundësoj sistem të përmirësuar të drejtësisë në gjithë Kosovën”.

Bashkimi Evropian thotë se “i lavdëron palët për këtë arritje të rëndësishme”

Nga 10 janari Gjyqësori i Kosovës shtrihet edhe në Veri

Shërbimi i Bashkimit Evropian për Politike të Jashtme (EEAS), ka njoftuar sot përmes një komunikate për shtyp, se Kosova do të marrë kontrollin e gjyqësorit bë veri të vendit, më 10 janar të vitit të ardhshëm.

Periskopi.com Lajme

Sipas kumtesës së BE-së, ka qenë Serbia ajo që ka njoftuar BE-në të premtën e 9 dhjetorit, se do të ndalojë së paguari gjyqtarët, prokurorët dhe stafin administrativ të gjykatave në veri të Kosovës.

“Njoftimi nga Serbia më 9 dhjetor për mbarimin e të punësuarit të gjyqtarëve, prokurorëve dhe stafit administrativ do të marrë efekt më 10 janar, që do t’i mundësojë atyre që të integrohen në Gjyqësorin e Kosovës prej asaj dite”, njofton BE-ja. Lajmi vijon më poshtë ↓

Njoftimin për implementimin e kësaj marrëveshjeje e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijancic.

Marrëveshja për Drejtësi është nënshkruar në Bruksel, në bisedimet e Dialogut Kosovë-Serbi më 30 nëntor të këtij viti. Marrëveshjen e kishin nënshkruar kryeministrat e të dyja shteteve, Isa Mustafa i Kosovës dhe Aleksandar Vuçiq i Serbisë.

Në fund të njoftimit, BE ka përgëzuar të dyja shtetet për implementimin e kësaj marrëveshjeje./Insajderi/

S’ka zbatim të marrëveshjes reciproke për targat me Serbinë

Për shkak të vonesave administrative, autoritet e Kosovës nuk kanë arritur që të fillojnë zbatimin e marrëveshjes për reciprocitet të plotë për targat e veturave në mes Republikës se Kosovës dhe Serbisë dhe heqjen nga përdorimi të tabelave “prova”, të cilat njëanshëm zbatoheshin nga pala Serbe që nga viti 2011.

Periskopi.com Lajme

Kështu ka thënë për Radion Evropa e Lirë, ministrja për Dialog, Edita Tahiri, sipas së cilës, sot është data e fundit kur është dashur të fillojë zbatimi i marrëveshjes.

“Sot është datë kur është dashur të fillojë zbatimi i marrëveshjes për reciprociteti më targa. Dhe nuk ka filluar ende. Arsye është se procedura administrative për prodhimin e këtyre letërngjitëseve, që nënkupton edhe procedurat e tenderimit që duhet t’i bëjë Ministria e Punëve të Brendshme, ka qenë kohë e shkurt për t’i arritur”, ka thënë Tahiri. Lajmi vijon më poshtë ↓

Prishtina dhe Beogradi, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në Bruksel, në muajin shtator kanë arritur marrëveshje për reciprocitet të plotë për targat e veturave në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Kjo marrëveshje do të kontribuojë për lehtësimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe automjeteve.

Hahn mirëpret marrëveshjen për kodin telefonik, tregon çfarë na pret pas saj

Përfaqësuesit e Kosovës dhe të Serbisë me ndërmjetësim të BE-së kanë arritur marrëveshje për implementimin e Marrëveshje për Telekomunikacion nga viti 2013, respektivisht 2015.

Periskopi.com Lajme

Kosova nga 15 dhjetori i këtij viti zyrtarisht do ta merr prefiksin ndërkombëtar +383, duke i bërë të pavlefshëm prefikset e deritashëm të Serbisë (+381), Monakos (+377) dhe Sllovenisë (+386).

Marrëveshjen për implementimin e marrëveshjes së vitit 2013, respektivisht 2015 (Plani i Veprimit), e ka përshëndetur edhe komisionari evropian për zgjerim dhe negociata, Johanes Hahn, transmeton lajmi.net. Lajmi vijon më poshtë ↓

“E përshëndes marrëveshjen e arritur sot ndërmjet dy palëve për implementimin e mëtutjeshëm të marrëveshjes për telekomunikacionin. Shpresoj se ky përparim do t’i përshpejtojë marrëveshjet për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe energjetikës”, ka shkruar komesari Hahh në llogarinë e tij në Twitter.

Luzha marrëveshjen për kodin telefonik e quan ‘fitore e Pirros’

Profesoresha universitare, Besa Luzha e ka ironizuar këtë marrëveshjen në Bruksel për kodin telefonik shtetëror të Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Ajo e quan atë si “fitore të Pirros”.

“Edhe një fjollë e radhës që kurrsesi s’po shkrihet. Duhet me shpresu që Serbia na e jep kodin mbasi të shihet a po ia rehatojmë mirë kompaninë publike të saj në territor të Kosovës”, ka thënë Luzha, teksa ka cituar një pjesë nga njoftimi zyrtar i BE-së. Lajmi vijon më poshtë ↓

“Palët do të shqyrtojnë këto dokumente dhe në qoftë se ata bien dakord se dokumentet janë në përputhje me Marrëveshjen e Telekomunikacionit nga Marrëveshja e 2013-ës, Plani i veprimit dhe konkluzionet e lehtësuesit të BE-së të vitit 2015, Serbia do të dërgojë një letër ITU-së më 3 dhjetor duke rënë dakord se një kod treshifror mund të ndahet për Kosovën”, ka thënë ajo./ Periskopi