marquinhos

Barca me super-ofertë për Marquinhos

Periskopi.com Sporti

Kampioni i La Ligas, Barcelona mendon të përforcojë sërish fazën e mbrojtjes.

Pas transferimit të Samuel Umtitit në këtë verë, gjigandi katalan e do tani edhe një talent të madh të mbrojtjes, Marquinhos.

Ky i fundit ka qenë edhe më herët i përfolur për një kalim në Camp Nou.

Raportohet se drejtuesit e klubit katalan janë të gatshëm të ofrojnë 60 milionë euro për anëtarin e Paris Saint-Germain. /Periskopi.com