marouane-fellaini-manchester-united_1n84ltlhbme3i195tiwwso7baa

Mourinho është argëtues në stervitje

Mesfushori i Man United, Marouane Fellaini thotë se stërvitjet janë më argëtuese me Jose Mourinhon se sa me Louis van Gaal.

Periskopi.com Sporti

Mesfushori belg edhe nën drejtimin e Van Gaal kishte minutazh por jo sikur në këtë sezon nën drejtimin e portugezit Jose Mourinho.

”Van Gaal është strik, Mourinho është strikt, por jo si Van Gaal”.

”Është më argëtuese me Mourinhon, stërvitja ndryshon gjatë gjithë kohës. Nuk është rutinë”, theksoi Fellaini. /Periskopi/

mourinho 1

A e mbështesin Mourinhon lojtarët e Man Utd?

Mesfushori i Manchester United, Marouane Fellaini ka folur për raportet e trajnerit Jose Mourinho me lojtarët e kësaj skuadre.

Periskopi.com Sporti

Belgu thotë se futbollistët e gjigandit nga Old Trafford e mbështesin portugezin, i cili është kritikuar shumë kohëve të fundit për formë dhe rezultate të dobëta të skuadrës.

“Çdo lojtar i beson atij, filozofinë e tij dhe ne duhet ta ndjekim atë. Ne kemi besim atë,” tha Fellaini.

“Ai është këtu për të fituar gjëra. Ai është një menaxher shumë motivues, ai dëshiron të fitojë, dhe kjo është ajo që ne kemi nevojë”. /Periskopi.com

mourinho3

Me rëndësi që Mourinho më beson mua

Jo çdo futbollist i Manchester United ka fituar besimin e trajnerit Jose Mourinho.

Periskopi.com Sporti

Lojtarë si Basitan Schweinsteiger dhe Morgan Schneiderlin nuk po arrijnë të sigurojnë një vend në formacionin bazë te United.

Por, e kundërta po ndodh me mesfushorin Marouane Fellaini, i cili po luan rregullisht te skuadra e tij.

Belgu ndjen se kjo ka rëndësi të madhe.

“Sigurisht. Unë punoj çdo ditë në stërvitje, unë tregoj veten time. Mendoj se kam besimin e trajnerit”, deklaroi Fellaini.

“Do të bëj gjithçka të mundshme në fushë, kështu që trajneri më beson mua për këtë. Kjo është gjëja më e rëndësishme”, shtoi ai. /Periskopi.com