kroacia

Edhe edhe një yll i Kroacisë mungon ndaj Kosovës

Problemet me lëndime te Kroacia nuk kanë të ndalur. Pas dëmtimit të Luka Modric, Ivan Rakitic dhe Dejan Lovren, kësaj kombëtareje do t’i mungojë edhe mesfushori i Juventusit, Marko Pjaca.

Periskopi.com Sporti

Lajmin e ka konfirmuar Federata e Futbollit të Kroacisë.

“Marko Pjaca nuk do të luajë kundër Kosovës dhe Finlandës për shkak të lëndimit të kyçit të këmbës. I dëshirojmë shërim të shpejtë”, thuhet në njoftimin në fjalë.

Kosova pret Kroacinë në Loro Boriçi të Shkodrës më 6 tetor në ndeshjen e radhës kualifikuese për Botërorin 2018. /Periskopi.com

kroacia

Ylli i Kroacisë frikësohet nga Kosova

Futbollisti i talentuar i Kroacisë, Marko Pjaca duket se ia ka frikën Përfaqësueses së Kosovës.

Periskopi.com Sporti

Kosova takohet me Kroacinë këtë të enjte në Loro Boriçi të Shkodrës për të zhvilluar ndeshjen e dytë kualifikuese për Botërorin 2018.

Mesfushori i Juventusit thotë se Kosova po bëhet gjithnjë e më e fortë.

“Kosova po bëhet gjithnjë e më e fortë. Kjo skuadër po përmirësohet lojë pas loje. Jemi në një grup të vështirë”, deklaroi Pjaca. /Periskopi.com

pjaca

Ylli kroat: Vetëm fitore ndaj Kosovës

Mesfushori i Kroacisë, Marko Pjaca kërkon vetëm fitore në përballjen me Kosovën.

Periskopi.com Sporti

Anëtari i Interit e ka thënë këtë nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook.

“Dy ndeshje para vetes. Shkojmë për gjashtë pikë”, ka shkruar Pjaca në Facebook.

Kosova pret Kroacinë këtë të enjte për të zhvilluar ndeshjen e dytë kualifikuese për Botërorin 2018.

Ndërsa Kroacia do të përballet edhe me Finlandën disa ditë pas ndeshjes me Kosovën. /Periskopi.com

kroacia

Ylli kroat ka fjalë të mira për Kosovën

Mesfushori i Kroacisë, Marko Pjaca ka folur për pëballjen me Kosovën më 6 tetor në Loro Boriçi.

Periskopi.com Sporti

Talenti i madh i Juventusit thotë se Kosova po bëhet gjithnjë e më e fortë si skuadër.

Ai paralajmëroi bashkëlojtarët e tij se skuadra e tyre kombëtare gjendet në një grup të vështirë.

“Kosova po bëhet gjithnjë e më e fortë”, deklaroi Pjaca.

“Kjo skuadër po përmirësohet lojë pas loje. Jemi në një grup të vështirë”, shtoi ai. /Periskopi.com

Juventus' coach Massimiliano Allegri shouts during a Serie A soccer match against Chievo Verona at the Bentegodi stadium in Verona, Italy, Saturday, Aug. 30, 2014. (AP Photo/Felice Calabro')

Allegri: Ja pse Pjaca nuk mund të bëhet si Morata

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka hedhur poshtë krahasimet midis Marko Pjaca dhe Alvaro Morata. Kjo, pasi sipas tij, transferi i ri i bardhezinjve nuk ka luajtur me yje botëror si Cristiano Ronaldo, Gareth Bale etj.

Periskopi.com Sporti

Kroati kishte deklaruar se dëshironte të bëhej si sulmuesi spanjoll, i cili u rikthye te Real Madrid në verën e fundit, por Allegri beson se Morata është i një niveli më të lartë, për shkak se ka luajtur prej kohësh në Ligën e Kampionëve dhe ka pasur bashkëlojtar si Cristiano Ronaldo, Gareth Bale dhe Karim Benzema, gjë të cilën kroati nuk e ka pasur.

“Ai është një lojtar i ri që vjen nga Dinamo Zagreb”, deklaroi Allegri.

“Ai ishte duke luajtur në një kampionat me jo shumë përkujdesje taktike, ndërsa Morata ka ardhur nga një kontekst krejtësisht ndryshe”.

“Ai ka luajtur për Real Madridin. Ai mori përvojë në Ligën e Kampionëve dhe është stërvitur me Cristiano Ronaldo, Gareth Bale, Karim Benzema dhe Toni Kroos”, përfundoi Allegri. /Periskopi.com