Gjuriq kërcënon pas pezullimit të dialogut që e bëri Kuvendi i Kosovës

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka deklaruar se “është bërë e qartë se autoritetet në Prishtinë me ngritjen e tensioneve kanë kërkuar justifikim për ndërprerjen e dialogut”.

Periskopi.com Lajme

Gjuriq, siç citojnë mediet serbe një kumtesë të tij, ka shprehur “përkushtimin e Beogradit për dialogun”.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i filluar prej më shumë se 5 vjetësh, është cilësuar si “alternativa e vetme” që mund të japë rezultate. /Albeu.com/

Reklamë
Reklamë

Gjuriq: Ekziston marrëveshja për strukturën e re betonike në Veri

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre  serbe për Kosovën Marko Gjuriq ka thënë sot me rastin e heqjes së murit në Mitrovicë që u bë më 05 shkurt se ekziston një marrëveshje, dhe se askush nuk ka të drejtë për të manipuluar atë që është rënë dakord mes dy palëve.

Periskopi.com Lajme

Duke iu përgjigjur pyetjes nëse pret probleme, pasiqë “muri do të zëvendësohet nga një strukturë e re betonike”, ndërtimi i së cilës filloi sot , Gjuriq ka thënë se kryetari i komunës së Mitrovicës Veriore ka folur shumë për këtë temë dhe detajet e punës, raporton “Tanjug”, përcjellë Klan Kosova.

Reklamë
Reklamë

Flet Gjuriq, thotë se Kosova po provokon konflikt

Drejtori i së ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se autoritetet e Prishtinës nuk i kanë kryer vetëm “veprimet e njëpasnjëshme agresive”.

Periskopi.com Lajme

Sipas tij, Prishtina me këto veprime po provokon konflikt në Kosovë.

“Krejt këto ata i bëjnë me miratimin e heshtur të fuqive të mëdha”, ka thënë Gjuriqi për TV Pink, transmeton Telegrafi.

Reklamë
Reklamë

Tahiri – Gjuriqit: Serbia nuk ka asnjë rol për Asociacionin, mund ta formojë vetëm Qeveria e Kosovës

Formimn e Asociacionit të komunave serbe mund ta bëjë vetëm Qeveria e Kosovës, në pajtim vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ka thënë kryenegociatorja Edita Tahiri.

Periskopi.com Lajme

 

Deklarata e saj dhënë për Indeksonline vjen pasi Marko Gjuriq i ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë thotë se nëse Prishtina deri në mes të shkurtit nuk e formon Asociacionin e komunave serbe (AKS), atë do ta formojnë përfaqësuesit politikë serbë.

“Serbia nuk ka asnjë rol për asociacionin, sepse sipas marrëveshjes se Brukselit asociacionin e themelon Qeveria e Kosovës, në pajtim me kushtetutën e Kosovës dhe vendimin e gjykatës Kushtetuese , pa kompetenca ekzekutive. Mirëpo procesi i zbatimit të marrëveshjes për asociacionin nuk ka filluar ende”, ka thënë Tahiri.

Sipas saj muri ilegal i ndërtuar nga Serbia është bërë mur për asociacionin dhe se heqja e murit hap rrugën për fillimin e zbatimit për asociacionin.

Reklamë
Reklamë

Gjuriq kërcënon: Asociacioni Komunave… deri më 15 shkurt ose …

I ashtuquajturi drejtor i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuria ka përsëritur se serbët e Kosovës do të punojnë vetëm sipas konsultimeve me Beogradin dhe se nëse deri më 15 shkurt të këtij viti nuk krijohet AKS, ai do të formohet nga serbët.

Periskopi.com Lajme

“Shpresoj që ky të ketë qenë mësim i mjaftueshëm për të gjithë që mund të mendojnë se është e mundur të jesh përfaqësues politik i serbëve të Kosovës e të punosh pa konsultime me Qeverinë e Serbisë dhe kundër vullnetit të popullit serb në krahinë. Situata, në kuptimin politik duhet të kthehet në gjendjen paraprake e për pasojat politike do të mendojmë pasi që në fazën e parë të anulojmë dëmin e bërë nga papërgjegjësia e individëve”, citon javorja “jedinstvo” që botohet në Mitrovicën veriore të ketë thënë Marko Gjuriq, transmeton Koha.net

Sipas fjalëve të tij, “kur serbët janë të bashkuar në frontin e fuqishëm e unik politik, kjo promotorëve të Kosovës së vetëshpallur ua përkujton faktin se projekti i rremë i shtetësisë së Kosovës është i parealizueshëm derisa të ekzistojë shteti i Serbisë dhe serbët në Kosovë”.

“Është e qartë se të ndarë e të përçarë politikisht serbët e Kosovës, u shkon për shtati më shumë atyre (projektueseve të Kosovës së pavarur) dha ata ndonjëherë përpiqen që ta vetë prodhojnë me mjete të ndryshme. Por populli serb ka interesat e veta, e ai është që Kosova të mbete në përbërje të Serbisë. Derisa të jetë kështu , asnjë politikan serb në Kosovë nuk mund të llogarisë që t’i tradhtojë paratë dhe interesat kombëtare e të shpëtojë pa pasoja”, ka thënë Gjuriq.

Sipas Gjuriqit, pasqyrë e unitetit të popullit serbë në Kosovë është edhe formimi i Asociacionit të Komunave serbe.

“Edhe një herë, zëshëm e qartë, porosis: Nëse Prishtina deri në Sretenje (15 shkurt) nuk e formon Asociacionin e Komunave serbe, atë do ta formojmë ne … Serbët në Kosovë kanë pritur tri vjet të fillojë së zbatuari marrëveshja me rëndësi të posaçme për popullin. Natyrisht se ai nuk mund të presë gjithmonë. Serbët duan që në AKS të ketë kornizë të mjaftueshme për rregullimin jetës së vet në Kosovë”, ka thënë ndër të tjera Gjuriq.

Reklamë
Reklamë

Gjuriq s’ka të ndalur: Do të vazhdojmë të luftojmë për atë që është e jona

Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq ka thënë sonte se 2016 ishte një vit i luftës së madhe për interesat serbe në krahinën jugore, duke shtuar se lufta do të vazhdojë në vitin e ardhshëm me frymëzim dhe ndërgjegjësimin e vlerës së një qëllimi të përbashkët.

Periskopi.com Lajme

Në një intervistë për Tv Most, Gjuriq e ka përshkruar vitin 2017 si vit në të cilin ata më në fund do të fillojnë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Ata kanë një zgjidhje të qartë. Ose do të respekojnë atë që është rënë dakord, përndryshe përfaqësuesit serbë me ndihmën e shtetit të Serbisë dhe me anë të juridikosiont do të përcaktohet  se cilat lloje të aktiviteteve dhe institucioneve që janë të nevojshme që ky komunitet të funksionojë “, shpjegon Gjuriq, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, në dekadat e siç e quan ai të regjimit komunist në Kosovë serbët ishin nën presion, dëbimit të detyruar, ndalimin e kthimit. Sipas tij pozita e serbëve sot është më e keqe se kurrë që prej Luftës së Dytë Botërore.

Gjuriq tha se politikanët në Prishtinë nuk i pyesin përfaqësuesit e zgjedhur serbë në Kosovë për të vendosur “mbi statusin e krahinës jugore serbe”, pasi kjo thotë ai, nuk është puna e tyre.

Duke komentuar mbi shkarkimin e ministrit Ljubomir Maric, Gjuriq ka thënë se Beogradi, mbi të gjitha, kryeministri i Serbisë, ka dërguar një mesazh të rëndësishëm dhe serioz se nuk do të lejojnë përpjekje e për të tregtuar votat me përfaqësuesit serbë në Kosovë.

Reklamë
Reklamë

Sa shkon e bëhet më e ashpër lufta Tahiri-Gjuriq, ajo ia kthen sërish

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka thënë se Marko Gjurqin e ka kapur çmenduria nga nervozizmi se Kosova po e shtrin sovranitetin e saj në veri.

Periskopi.com Lajme

Me këtë rast ajo i është kundërpërgjigjur deklaratës së Gjuriq se Tahiri është serbe dhe se sot është kontrabanduar kur ka dalë në pjesën veriore.

“Gjuriqin e ka kapur çmenduria. Ai edhe të gjithë zyrtarët e Serbisë e dinë se është shteti i Kosovës”.

“Janë ata që marrin leje për të hyrë në Kosovë, bëhet të sëmurë dhe hyjnë nëpër autoambulanca, pra janë ata që kontrabandohen”, ka thënë Tahiri.

“Jam e bindur se këto deklarata të tij janë bërë për konsum të brendshëm”.

“Është shumë më me rëndësi të them se Qeveria e Republikës së Kosovës, ka hapur zyrat qendrore në veri dhe unë kam inauguruar qeverinë në komunën e Mitrovicës Veriore. Aty kanë filluar punën 20 ministri dhe agjenci qendrore”.

“Ne po shtrijmë sovranitetin e shtetin dhe në katër komunat veriore dhe kjo vjen si rezultat i marrëveshjeve të Brukselit”, ka përfunduar Tahiri, njofton Klan Kosova.

Gjuriq provokon rëndë, thotë se Edita është qytetare e Serbisë, Asociacionin e quan territor

Reklamë
Reklamë

Gjuriq provokon rëndë, thotë se Edita është qytetare e Serbisë, Asociacionin e quan territor

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka deklaruar sot se “ka pritur vizitën e paparalajmëruar të ministres për Dialog, Edita Tahiri në veri të Kosovës”, siç ka thënë “është kontrabanduar” me një veturë të vjetër “Dacia Logan”.

Periskopi.com Lajme

“Kjo paraqet shfaqje të papërgjegjësisë personale dhe nuk ka arsye që kushdo të kontrabandohet. Edita Tahiri është qytetare e Serbisë, ai mund të vijë si qytetare e Serbisë edhe këtu edhe në Beograd që të bisedojë me përfaqësuesit e autoriteteve qendrore të shtetit, nëse ka diçka të na thotë”, ka thënë Gjuriq, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, ajo si “qytetare e Serbisë mund të nxjerrë dokumente si të gjithë qytetarët tjerë, për këtë ka të drejt”, dhe ka shtuar se shpreson se me rastin e “qëndrimit në territoret e Asociacionit të komunave me shumicë serbe pagesat t’i bëjë me dinarë, pasi që është e vetmja mënyrë që pagesa të bëhet në pajtim me ligjin”.

Gjuriq ka shtuar se Tahiri, si dhe kryeministrit Isa Mustafa, tentojnë që me mënyrën se si lëvizin nëpër Kosovë ta “marrin” tërë lavdinë.

Këtë provokim Gjuriqi ndaj institucioneve të Kosovës dhe vet zonjës Tahiri e ka bërë pasi që kjo e fundit ka përuruar sot një zyre të Republikës së Kosovës në veri të Mitrovicës.

Gjuha e Gjuriqit duhet të sanksionohet, kështu që autoritetet kosovare nuk duhet më ta lejojnë të hyjë në Kosovë.

 

Reklamë
Reklamë

Kërcënon Gjuriq: Të hënën e merrni vesh kush është Mustafa e kush Vuçiq

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq pret që pas takimit të përfaqësuesve politikë të serbëve të Kosovës me kryeministrin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, të qartësohet gjithçka. Takimi është parashikuar të zhvillohet ditën e hënë.

Periskopi.com Lajme

Para gazetarëve në Medvegjë, Gjuriq tha se pas këtij takimi beson se do të qartësohet fakti se ‘kush qëndron prapa politikës së shtetit serb, kush mbështet politikën e Qeverisë serbe, si dhe cilat grupe politike dhe individë në vend të Qeverisë së Serbisë dhe Vuçiqit, e pranojnë Isa Mustafën dhe një qeveri tjetër si të tyren”, raporton Tanjug.

Sipas tij, një ditë më parë Vuçiq e bëri të qartë se, nuk ka asnjë dyshim se ky kthimi i shpinës ndaj shtetit të Serbisë ‘nga ana e përfaqësuesve të rremë të vetë emëruar të serbëve në Kosovë”, nuk është spontan, dhe me të kanë lidhje edhe paratë e shqiptarëve dhe disa agjenci të huaja.

 

Reklamë
Reklamë

Gjuriq hyri 14 herë në Kosovë përkundër ndalesës – s’ka fletarrest ndaj tij

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ende nuk ka lëshuar një fletarrest ndaj zyrtarit serb Marko Gjuriq, i cili të enjten hyri ilegalisht në Kosovë.

Periskopi.com Lajme

Sipas prokurorit, ende nuk ka një kallëzim penal nga ana e Policisë së Kosovës, raporton KTV.

E ndalesat e institucioneve të Kosovës për të hyrë në Kosovë, Marko Gjuriq thotë se nuk do t’i përfillë.

Ai thekson se përreth 14 herë hyri në Kosovë kundër vullnetit të institucioneve të Kosovës dhe se këtë do të vazhdojë ta bëjë edhe në ardhmen.

Reklamë
Reklamë

Gjuriq u kontrabandua përmes një ambulance shëndetësore në veri të Kosovës

Shefi i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq u shfaq sot në inaugurimin e një pike ilegale karburantësh në veri të Kosovës, megjithëse kishte urdhër ndalese për të hyrë në Kosovë.

Periskopi.com Lajme

Edhe pse ende nuk ka një qëndrim zyrtar për rrugët që ka përdorur Gjuriq, nga burime të policisë mësohet se ai është kontrabanduar në orët e hershme të mëngjesit nëpërmjet një ambulance shëndetësore nga Serbia.

“Gjuriq ka përdorur pothuajse mjetet e fundit që i kanë mbetur në dispozicion për të hyrë ilegalisht në Kosovë. Atij i ishte ndaluar edhe herë të tjera hyrja dhe nuk kishte arritur fare në Kosovë. Por kësaj radhe, i ka shpëtuar vëmendjes së policisë duke hyrë në Kosovë nëpërmjet një ambulance shëndetësore në orët e hershme të mëngjesit” ka thënë burimi për KTV-në.

Vetë Gjuriq deklaroi sot se ai ka hyrë në Kosovë ngjashëm sikurse kryeministrit Isa Mustafa, dhe se askush nuk ka të drejtë të ia ndalojë lëvizjen e lirë.

Ministria e Jashtme ia ndaloi dje hyrjen në Kosovë Marko Gjuriqit dhe ky vendim mbetet në fuqi por nuk dihet nëse policia do ta arrestojë apo si do të veprojë më tutje.

Reklamë
Reklamë

Gjuriq, për rrethana objektive, anulon vizitën në Kosovë

E ashtuquajtura Zyrë për Kosovën ka njoftuar se i ashtuquajturi drejtor i kësaj Zyre Marko Gjuriq nuk do të qëndrojë sot në Kosovë, transmeton Koha.net.

Periskopi.com Lajme

Siç është thënë në kumtesën që e citojnë medie serbe, vizita është anuluar dhe janë shtyrë të gjitha aktivitetet e parapara.

Nuk ka informacione nëse Gjuriq kishte kërkuar leje për këtë vizitë dhe nëse Prishtina zyrtare ka ndaluar qëndrimin e tij në Kosovë.

Vizita, siç thuhet, është shtyrë për shkak të “rrethanave objektive”.
Gjuriq, në vizitën e dështuar, kishte paraparë të merrte pjesë në disa aktivitete të Serbisë në veri.

Nuk dihet nëse këto aktivitete do të zhvillohet edhe pa praninë e tij.

Reklamë
Reklamë

Dumoshi thotë se dikujt në Kosovë më shumë i pëlqen çfarë thotë Gjuriqi

Këshilltarja e Kryeministrit, Isa Mustafa, Vlora Dumoshi me anë tën jë postimi në rrjetin e saj social ‘Facebook’, ka thënë se referimi duhet të jetë tek faktet dhe qëndrimet zyrtare të Kosovës dhe jo të Gjuriqit.

Periskopi.com Lajme

Dumoshi në këtë status thotë se dikujt në Kosovë po i pëlqen çfarë thotë Beogradi dhe jo Kosova.

Statusi i plotë:

Dikujt në Kosovë më shumë i pëlqen çfarë thotë Gjuriqi e jo faktet reale. Nuk duhet që mendësia e Gjuriqit të shperlaj kokat e ca mediave. T’i referohemi fakteve dhe qëndrimeve zyrtare të Republikës së Kosovës e jo propagandës fiktive të Beogradit të shpërfaqur përmes Gjuriqit.

Dikujt në Kosovë më shumë i pëlqen çfarë thotë Gjuriqi e jo faktet reale. Nuk duhet që mendësia e Gjuriqit të shperlaj kokat e ca mediave. T’i referohemi fakteve dhe qëndrimeve zyrtare të Republikës së Kosovës e jo propagandës fiktive të Beogradit të shpërfaqur përmes Gjuriqit.

Reklamë
Reklamë

Gjuriq promovon në Beograd traditat e serbëve nga Kosova

E ashtuquajtura Zyra serbe për Kosovën do të promovojë sot siç thuhet në një njoftim për media” trashëgiminë kulturore, të traditave dhe zakoneve të krahinës jugore serbe, në Panairin e Pjieve dhe Ushqimit që po mbahet në Beograd.

Periskopi.com Lajme

Në programin që do të ndiqet nga Drejtori i kësaj zyreje, Marko Gjuriq, të ftuarve  do t`iu prezantohen zanatet e vjetra dhe traditat nga Kosova.

Gjuriqi vazhdon të mendojë se Kosova është ende pjesë e Serbisë me organizimine  këtij panairi.

Vizitorët e këtij panairi do të kenë mundësi që deri më 26 nëntor të “mësojnë për traditën dhe kulturën e krahinës sonë jugore, dhe të ndjekin prezantime të ushqimit dhe pijeve nga Kosova”, thuhet në një njoftim të zyrës së Gjuriqit./Lajmi.net

Reklamë
Reklamë

Gjuriq: S`ka më justifikime për Asociacionin

Drejtori i zyrës serbe për Kosovën, Marko Gjuriq është takuar sot me drejtoreshën e përgjithshme për Çështje Politike në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Suedisë, Anna-Karin Eneström me të cilën ka folur për dialogun Prishtinë-Beograd.

Periskopi.com Lajme

Gjuriq dhe Enstrom u pajtuan se me arritjen e marrëveshjes për telekomunikacionin është bërë progres i rëndësishëm në normalizimin e marrëdhënieve dhe se dialogu dhe zbatimi i të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara duhet të vazhdojnë me të njëjtin konstruktivitet, raportojnë mediat serbe, transmeton Klan Kosova.

“Prishtina me arritjen e marrëveshjes mbi telekomunikacionin ka mbetur pa justifikim për bllokimin dhe shtyrjen e mëtejshme të formimit të Asociacionit të komunave serbe”, ka thënë Gjuriq dhe ka shtuar se hapi tjetër në zbatimin e marrëveshjes së Brukselit është dashur të jetë miratimi i dekretit për themelimin e AKS-së.

Asociacioni i Komunave Serbe, tha ai, duhet të formohet në përputhje me marrëveshjet e rëna dakord në Bruksel, për shkak se sipas tij çdo gjë tjetër do të thoshte shmangje nga obligimet dhe procesi i dialogut.

Reklamë
Reklamë

Gjuriq tregon planin për “pushtimin” telekomunikativ në Kosovë

I ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka folur sot në lidhje me zhvillimet e kodit telefonik të Kosovës dhe atë çka do të ofrojë Serbia.

Periskopi.com Lajme

Ai ka thënë se kjo marrëveshje do t’i ndihmojë shumë Serbisë, transmeton Koha.net.

“Kjo marrëveshje do ta rritë vlerën e Telekom Serbisë në tërësi, dhe jo për shifra të vogla, sepse do të jetë në dispozicion një territor i tërë (territori i Kosovës)”, ka thënë Gjuriq.

Ai më tej jep edhe premtime rreth telekomunikacionit në Kosovë.

“Për herë të parë pas shumë vitesh nga Hogoshti e deri në malet e Sharrit do të përfundojmë sistemin tonë të telekomunikacionit. Nuk kemi nevojë që të shpërndajmë valë nga Serbia, por do të jemi me kapacitet të plotë në Kosovë”, shtoi Gjuriq, duke vazhduar ende edhe për disa vendbanime në Kosovë, “Brezovica, Shtërpca, Graçanica e Kllokoti do të mbulohen me rrjet 3G dhe 4G, si dhe internet të shpejt për të gjithë banorët atje”.

Reklamë
Reklamë

Këmbëngul Gjuriq: Marrëveshja ruan pronën e Telekomit të Serbisë në Kosovë

Marrëveshja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës për telekomunikacionin ruan pronën e Telekomit të Serbisë, marrëveshja do të ketë ndikim pozitiv në marrëdhëniet e përgjithshme, jo vetëm me Kosovën, por edhe me BE-në, ka thënë sonte, Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq.

Periskopi.com Lajme

Ai theksoi, se të gjitha asetet e transferuara për MTS në Kosovë, janë në pronësi zyrtarisht nga MTS e Telekomit të Serbisë, transmeton lajmi.net.

“Pasuria e Telekomit të Serbisë është e mbrojtur në mënyrë të përhershme me këtë, si stacion bazë dhe çdo gjë tjetër”, tha Gjuriq.

Ai theksoi se kjo është një marrëveshje e rëndësishme për Telekomin e Serbisë dhe qytetarët, si dhe do të ketë ndikim pozitiv në marrëdhëniet tona të përgjithshme, jo vetëm me Kosovën, por edhe me BE-në.

“Astetet e Telekomit të Serbisë janë zyrtarisht të ruajtura përgjithmonë, si stacioni bazë dhe çdo gjë tjetër. Kosova ka dashur të rrëmbejnë asetet tona, ne nuk kemi pranuar. Kjo është një marrëveshje e rëndësishme, e sigurisht do të jetë positive në marrëdhëniet tona me Prishtinën dhe BE-në”, ka thënë Gjuriq.

Reklamë
Reklamë

Strategjia e Beogradit: Ndërlidhja ekonomike e komunave në Serbi me ato në Kosovë

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, tha mbrëmë në Bllacë, një lokalitet jo larg kufirit me Kosovën, se qëllim strategjik i Qeverisë së Serbisë është që komunat nga Serbia qendrore të ndërlidhen sa më shumë me komunat në Kosovë, para së gjithash në kuptimin ekonomik.

Periskopi.com Lajme

 

“Që të mund të arrihet kjo, duhet së pari të anulohen dhe të eliminohen të gjitha pengesat dhe digat në tregti”, citojnë mediat e Beogradit Gjuriqin, transmeton Koha.net.

Ai tha se ishte ardhur në Bllacë me dëshirën që “komunat kufitare të Serbisë qendrore të ndërlidhen sa është e mundur më mirë me komunat e Kosovës e Metohisë në interes të ndërsjellë”.

Ai paralajmëroi se së shpejti do të ndodhë një vizitë e prodhuesve bujqësorë nga Bllaca në Kosovë.

Reklamë
Reklamë

Serbia pajtohet për kodin telefonik të Kosovës por si rajon gjeografik dhe me *

Beogradi zyrtar është pajtuar që kodi telefonik t’i atribuohet Kosovës si rajon gjeografik dhe të regjistrohet me fusnotë mbi statusin.

Periskopi.com Lajme

Kështu ka thënë të martën Marko Gjuriq, drejtor i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, shkruan sot Koha Ditore.

Gjuriq ka shtuar se për telekomin nuk ka pasur përafrime, ngaqë ka ngecje te trashëgimia e pronësisë, porse Beogradi është i gatshëm që ta ‘ngrijë’ këtë çështje tani dhe të fillojë zbatimi, por me kusht që kjo të bëhet me vonë me kompaninë vendore trashëguese të telekomit serb në Kosovë.

Duke folur në London School of Economics, konkretisht në kuadër të Kërkimit mbi Evropën Juglindore, Gjuriq ka promovuar sukseset e dialogut në sytë e Beogradit si integrimi i ish-punonjësve të MUP-it serb në Policinë e Kosovës në komunat në veri.

Reklamë
Reklamë

Serbia nesër deklarohet për kushtet e reja të Prishtinës në dialog

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka thënë sot se e ka njoftuar kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për kushtet e reja për vazhdimin e dialogut me Kosovën dhe ka paralajmëruar se nesër do të mbahet mbledhja e Qeverisë së Serbisë, ku me pas qeveria do të deklarohet për këtë “çështje shumë të rëndësishme”.

Periskopi.com Lajme

“Nëse Prishtina vlerëson se duhet të bisedohet përmes kushteve dhe ultimatumeve dhe në anën tjetër realisht nuk është e gatshme të bisedojë, dhe nëse me ato që janë theksuar si kushtëzim i vazhdimit të dialogut, atëherë kjo do të thotë se ata kanë hequr dorë nga dialogut  dhe nuk do të ketë dialog”, ka thënë Gjuriq, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, situata është shumë serioze dhe opinioni serb duhet të jetë i informuar për hapat e mëtutjeshëm.

Reklamë
Reklamë