407d4

Probleme në skuadrën e Allegrit, ky yll nuk është i kënaqur

Sulmuesi kroat, Mario Mandzukic nuk është ndarë i kënaqur me vendimin e trajnerit të Juventusit, Masimiliano Allegri.

Periskopi.com Sporti

Juventus në fundjavën që shkoi fitoi ndaj rivalit lokal të qytetit Torino me rezultat 1-3.

Kroati ishte nga minuta e parë por u zëvendësuan në minutën e 71′ të ndeshjes gjë që nuk i pëlqeu aspak.

mandzukic-2
Mario Mandzukic, Juventus

 

30-vjeçari goditi një shishe të ujit dhe murin, derisa nuk festoi me shokët pas ndeshjes, ku më pas Evra ndërhyri për të qetësuar gjithçka.

Allegri pas ndeshjes deklaroi se ishte e kuptueshme që Mario Mandzukiç të ishte i pakënaqur me zëvëndësimin. /Periskopi/

juventus-v-manchester-city

Mandzukic tek ky klub londinez?

Mario Mandzukic është duke shikuar mundësinë të largohet nga Juventus në fund të sezonit.

Periskopi.com Sporti

Ish sulmuesi i Bayern Munchen dhe Atletiko Madrid, është në listën e skuadrës angleze Ëest Ham United, raporton The Sun.

Mandzukic që nga ardhja e Gonzalo Higauin ka humbur vendin e titullarit në skuadër dhe besohet se ai nuk do të qëndrojë si rezever e argjentinasit.

West Ham United është duke pasur probleme me sulmuesit e skuadrës pasi që Andy Carrol dhe Diafra Sakho janë të lënduar dhe inkonsistent ndërsa italiani Simone Zaza nuk po tregon vlerat e tij në futbollin anglez.

Mario Mandzukic për Juventus ka 51 paraqitje ku ka shënuar 17 gola. /Periskopi.com/

 

mandzukic

Flet Mandzukic, futbollisti që i shënoi Kosovës tre gola

Mario Mandzukic thotë se Kroacia tregoi se duhet të ishte serioze ndaj Kosovës dhe rezultati në fund tregoi një gjë të tillë.

Periskopi.com Sporti

Ai shton se me rëndësi primare është fitorja e Kroacisë, para golave individual.

“E dinim se nuk do të ishte e lehtë, por kemi treguar se jemi serioz, që e dëshmon edhe rezultati në fund”, deklaroi Mandzukic.

“Asnjëherë nuk dyshoj tek vetja. Sa u përket golave, gjëja më e rëndësishme është që Kroacia ka fituar”.

Mandzukic shënoi tre gola në fitoren e thellë të Kroacisë ndaj Kosovës prej 0:6. /Periskopi.com

sanchez

Juventus do shkëmbim Mandzukic-Sanchez

Periskopi.com Sporti

Juventus është i interesuar të shkëmbejë sulmuesin Mario Mandzukic me yllin e Arsenalit, Alexis Sanchez, shkruan Calciomercato.

Kohëve të fundit është raportuar shumë se drejtuesit e klubit bardhezi e duan në skuadër kilianin, i cili ende nuk ka vendosur të rinovojë kontratën me klubin nga Emirates Stadium.

Megjithatë, vështirë se klubi londinez do të pranojë një shkëmbim të tillë, duke pasur parasysh faktin se 27-vjeçari është një ndër futbollistët kryesorë të ‘topçinjve’. /Periskopi.com