balotelli

Balotelli: Ja çfarë do të bëj nëse shpallemi kampion me Nice-n

Mario Balotelli ka premtuar se do të “fluturojë me helikopter mbi Nice” nëse skuadra arrin të triumfojë në Ligue 1, gjatë këtij sezoni.

Periskopi.com Sporti

26-vjeçari ka heshtur kritikët gjatë këtij stinori duke realizuar gjashtë gola në po aq paraqitje në ligë.

Ai poashtu i ka ndihmuar ekipit të ngjitet në pozitën e parë në tabelë, tri pikë mbi kampionin në fuqi, Paris Saint-Germain.

Dhe, përkundër faktit se PSG mbetet favorit për titull, Balotelli ka plane për festë interesante në rast se Nice arrin të triumfojë në fund.

“Ka edhe shumë deri në fund por nëse e fitojmë titullin, do të fluturojë me helikopter mbi Nice”, deklaroi ai për “Mediaset”, përcjell “Lajmi.net”.

“Jam i lumtur këtu në Nice. Jam adaptuar shpejtë në një vend fantastik. Ka shumë futbollistë të rinj në ekip dhe trajneri është shumë i mirë, kam gjetur gjithçka të favorshme”, theksoi Balotelli.

mancini-balotelli

Balotelli zgjedh trajnerin më të mirë dhe më të keq

Sulmuesi i Nice, Mario Balotelli ka ndërruar shumë skuadra.

Periskopi.com Sporti

Ai ka zgjedhur trajnerin më të mirë dhe më të keq që ka pasur ndonjëherë.

Thotë se trajneri më i mirë i tij ndonjëherë ka qenë Roberto Mancini, ndërsa më i keqi sipas tij është Brendan Rodgers.

“Për mua, më i miri është Mancini, fantastik, i kam borxh”.

“Në vend të dytë është Lucien Favre, trajner i Nice së bashku me Mourinhon; portugezi është i talentuar dhe i motivuar. Është keq që kemi prishur marrëdhëniet”.

“Më i keqi? Nuk është Kloppi. Nuk jam hidhëruar me të. Të them të vërtetën, jam zhgënjyer me Rodgersin. Më pëlqente vetja me të në stërvitje, por lidhja me të ishte katastrofale”, ka thënë Balotelli. /Periskopi.com

balotelli-football-nice_3799669

Balotelli-Juventus, a e keni ditur këtë?

Sulmuesi i Nice, Mario Balotelli ka thënë se ishte afër kalimit te Juventus.

Periskopi.com Sporti

Italiani thotë se kjo ishte afër të ndodhte para se të kalonte te Milani.

“Para se të transferohesha te Milani isha në tratativa edhe me Juventusin, por për shkak të disa problemeve të vogla kjo lëvizje nuk u finalizua. Mihajlovic kishte të drejtë kur thonte se sezonin e fundit kam vuajtur shumë për shkak se nuk isha mirë fizikisht”, u shpreh Balotelli. /Periskopi.com

balotelli

Balotelli: Inter apo Milan? Gjithmonë kam qenë tifoz i kësaj skuadre

Mario Balotelli ka folur për përballjen e dy ish-skuadrave të tij në këtë fundjavë, Interit dhe Milanit.

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i Nice thotë se do ta shikojë ndeshjen në fjalë dhe shpreson që në të të ketë spektakël.

“Inter apo Milan? Do ta shikoj ndeshjen dhe uroj të jetë një spektakël”, tha Balotelli.

“Nuk dua të bëj parashikime edhe pse gjithmonë kam qenë tifoz i Milanit”, shtoi ai. /Periskopi.com

balotelli

Balotelli: Këtë lojtar të Liverpool e dua te Nice

Sulmuesi i Nice, Mario Balotelli do të dëshironte ta shihte në skuadrën e tij mbrojtësin e Liverpoolit, Mamadou Sakho.

Periskopi.com Sporti

Italiani thotë se francezi është një ndër lojtarët më të mirë me të cilët ka punuar ndonjëherë.

“Sakho? Ai është një ndër mbrojtësit më të mirë me të cilët kam punuar ndonjëherë”, deklaroi Balotelli.

“Do e pyes atë nëse dëshiron të vijë te Nice”, shtoi ai.

Sakho ka humbur vendin e titullarit te Liverpool dhe mund të largohet nga Anfield Road në afatin kalimtar të janarit. /Periskopi.com

balotelli-football-nice_3799669

Balotelli me fjalë të mëdha: Ja pse erdha te Nice

Sulmuesi i Nice, Mario Balotelli ka treguar arsyen e transferimit te kjo skuadër në verën e fundit.

Periskopi.com Sporti

Italiani u largua përfundimisht nga Liverpool për të kaluar te skuadra franceze, ku thotë se këtë e bëri për të fituar tituj.

Madje, sulmuesi problematik beson se skuadra e tij mund të shpallet kampion në këtë sezon në Ligue 1, por pranon se një gjë e tillë është e vështirë.

“Kam ardhur te Nice për të fituar diçka”, tha Balotelli.

“Titulli? Është i mundur, por do të jetë e vështirë. Kemi luajtur vetëm 11 ndeshje dhe jam i lumtur këtu, mund të bëjmë më mirë. Dua të shënoj gola, jam në formë, por jo në kulmin e saj. Jam aty te 60-70%, sepse kisha një vit që nuk luaja”.

“Këtu tifozët janë shumë të zjarrtë, më të zjarrtit që kam parë ndonjëherë. Jam i lumtur që njerëzit këtu më duan”, shtoi ai. /Periskopi.com

italia1

Lista e Italisë, nuk do ta besoni se kush mungon

Kombëtarja italiane e futbollit ka publikuar listën për sfidën ndaj Lichtensteinit të vlefshme për grupin ku bën pjesë edhe kombëtarja jonë si dhe për miqësoren ndaj Gjermanisë.

Periskopi.com Sporti

Trajneri Ventura ka bërë disa përzgjedhje të guximshme duke parë që nuk ka grumbulluar sërish Balotellin që po kalon nëpër një formë të lartë në Francë dhe ka marrë me vete Zazan, Eder apo Gabiadinin që po kalojnë një moment të vështirë.

Listën e plotë mund ta shihni në foton më poshtë:

italia

 

balotelli

Balotelli me rekord, barazon Ibrahimovic

Sulmuesi problematik Mario Balotelli po kalon një ndër sezonet më të mira të karrierës së tij.

Periskopi.com Sporti

Me ekipin e ri, Nice, po kryeson në “ligën e parë” franceze, duke i dhënë fund dominimit disa vjeçar të PSG-së. Përveç suksesit të klubit, italiani po arrin edhe statistika mjaft të mira personale.

Ai në shtatë ndeshje të luajtura ka shënuar po aq gola, me një mesatare një gol për ndeshje, duke e barazuar rekordin që mbante Ibrahimoviç gjatë sezonit 2012/13.

Gjithsesi duhet parë deri në fund të sezonit, pasi nga një futbollist si Balotelli mund të presës gjithçka.

balotelli-football-nice_3799669

Balotelli nga një i ‘çmendur’ në lider të skuadrës

Mario Balotelli është duke shkëlqyer në skuadrën e tij të re, Nice.

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi problematik si duket e ka gjetur vetën në skuadrën franceze pas transferimit të tij nga Liverpool. Italiani njihet për jetën e tij luksoze dhe problemet që i shkakton ku do që shkon, por ai është përshtatur mjaft mirë më shokët e tij të ri.

25-vjeçari nëse vazhdon kështu sigurisht se klubet e mëdha përsëri do të dëshirojnë shërbimet e tij. Ish antari i Inter, Milan, Manchester City, Liverpool është duke e udhëhequr skuadrën e Nice drejt titullit në ligën franceze. Ai përveç që shënoi dy herë në ndeshjen e fundit, ai ndihmoi edhe bashkëlojtarët të shënojnë duke bërë dy asistime për gol gjatë fitores 4-1 ndaj Nantes.

Screen-Shot-2016-09-29-at-11.56.21
Mario Balotelli, Nice

Nice nuk e ka fituar ‘League One’ që nga viti i largët 1959 dhe si duket këtë sezon është në rrugë të drejtë për t’u shpallur kampion në krye me ‘Super Marion’. Balotelli në pesë ndeshje ka shënuar gjashtë gola. /Periskopi.com

balotelli

Kush po flet fjalë të mëdha për Balotellin?

Ylli i ri françez në rritje, Vincent Koziello ka thurrur elozhe për italianin karizmatik, Mario Balotelli.

Periskopi.com Sporti

Ai beson se Balotelli është një lojtar i madh.

“Balotelli është një lojtar i madh. Ai shënon super gola, ai na bën që të fitojmë lojët. Sa përket sjelles së tij është gjithçka në regull, dhe nuk e konsideron veten yll, edhe pse ai është. Ai është qesharak dhe këtu është adaptuar mjaft mirë këtu në Nice”, tha Koziello. /Periskopi.com

mancini-balotelli

Mancini me një këshillë interesante për Balotellin

Ish-trajneri i Interit dhe Manchester Cityt, Roberto Mancini i ka dhënë një këshillë interesante sulmuesit të Nice, Mario Balotelli.

Periskopi.com Sporti

Italiani kaloi në verën e kaluar te skuadra franceze, pasi Liverpool nuk kishte shfaqur interesim për ta mbajtur atë në skuadër.

Por, futbollisti problematik po shkëlqen te skuadra e tij e re duke shënuar shumë gola.

Dhe, ish-trajneri i tij e këshillon atë që kur të shënojë gola të përmbahet dhe të mos e zhveshë fanelën, sepse më pas ndëshkohet me karton të verdhë.

“Unë mendoj se ai është fantastik. Ai është i veçantë për çdo gjë që ai bën. Ai duhet të shënojë të paktën 20 gola në Nice”, deklaroi Mancini.

“Por, ai duhet të mbajë në mend dhe të mos e zhveshë fanelën kur të shënojë gola. Të shënuarit gola duhet të jetë normale për të”, shtoi italiani. /Periskopi.com

balotelli

Balotelli në superformë, por nuk e fton Italia

Mario Balotelli po kalon një formë të jashtëzakonshme në Francë me skuadrën e Nice, duke qenë protagonistë çdo fundjavë. Gjithsesi bomberi italian nuk ka mundur që të marrë një ftesë për dy ndeshjet e radhës kundër Spanjës dhe Maqedonisë.

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Italisë Ventura është shprehur se ai duhet të gjejë vazhdimësi. Vetë Balotelli i pyetur për këtë çështje ka deklaruar:

“Është një vendim i drejtë, sepse kam kohë që nuk luaj për Italinë. Nuk e meritoj të thirrem në Kombëtare. Sigurisht për momentin. Shpresoj të marr një ftesë në ndeshjet e tjera”, deklaroi sulmuesi italian, i cili ka habitur jo pak me reagimin dhe maturinë që ka treguar. Baloteli është “rritur”!

balotelli-klopp

Balotelli ‘godet’ Klopp’in

Sulmuesi i Nice, Mario Balotelli vazhdon me deklarata interesante.

Periskopi.com Sporti

26-vjeçari problematik kaloi te skuadra franceze në afatin kalimtar të verës, pasi Liverpool nuk interesohej që ta mbante atë në skuadër.

Por, ai thotë se nuk e njeh trajnerin e ‘të kuqve’, Jurgen Klopp.

“Klopp? Unë nuk e njoh atë”, tha Balotelli.

“Ai vetëm më tha që të largohem nga Liverpool në formë huazimi dhe pastaj të kthehem, por unë i thashë: Faleminderit, lamtumirë”, shtoi ai. /Periskopi.com

balotelli

Nëse Balotelli do të kishte mentalitetin e Ibras, do të fitonte pesë ‘Topa të Artë’

Agjenti i Mario Balotellit dhe Zlatan Ibrahimovicit, Mino Raiola ka dhënë një deklaratë shumë interesante.

Periskopi.com Sporti

Ai thotë se Balotelli do të mund të fitonte pesë ‘Topa të Artë’ nëse do të kishte të njëjtin mentalitet sikurse Zlatan Ibrahimovic.

“Mario është fenomen, por ai është Balotelli. Ai ishte me fat që u adoptua nga dy njerëz të mrekullueshëm, por në një qytet të vështirë, në një qytet racist”, deklaroi Raiola.

“Ai vuajti shumë nga fëmijëria për shkak të racizmit. Ai në kokë gjithmonë ka qenë i tillë. Nëse ai do të kishte mentalitetin e Ibras, me talentin që ka ai do të fitonte pesë ‘Topa të Artë”.

Balotelli po kalon nëpër një formë fantastike te skuadra e tij e re, Nice. /Periskopi.com

balotelli

Balotelli me rekord

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i Nice, Mario Balotelli e ka nisur mirë karrierën te skuadra franceze.

Italiani tashmë ka vulosur një rekord personal, duke shënuar në dy ndeshje radhazi nga dy gola.

Këtë 26-vjeçari e arriti mbrëmë në fitoren ndaj Monakos.

Italiani më herët ishte pjesë e Interit, Manchester Cityt, Milanit dhe Liverpoolit./Periskopi.com

balotelli

Mund ta fitoj ‘Topin e Artë’

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i huazuar te Nice në Francë, Mario Balotelli ka dhënë një deklaratë shumë interesante.

Futbollisti problematik, i cili shënoi mbrëmë dy gola te skuadra franceze ndaj Marseille, beson se mund ta fitojë ‘Topin e Artë’ në dy ose tre sezonet e ardhshme.

“Nuk është tepër vonë. Duke punuar mirë dhe duke qenë serioz, unë mund ta kem atë për dy ose tre vjet”, deklaroi Balotelli.

“Në dy vjetët e fundit kapaciteti im është rritur nga 10 në 80%. Unë kam filluar të punojë më shumë në dy vjetët e fundit”. /Periskopi.com

balotelli

Balotelli zëvendëson Ibran në Ligue 1

Periskopi.com Sporti

Agjenti i Mario Balotellit dhe Zlatan Ibrahimovic, Mino Raiola ka dhënë një deklaratë interesante.

Ai thotë se kalimi i Balotellit te skuadra e Nice do të ndihmojë në rikthimin e vlerës mediale që Ligue 1 e kishte humbur pas largimit të Ibrahimovic drejt Manchester United muaj më parë.

“Pa Zlatan Ibrahimovic, kjo ligë ka humbur të paktën 50 për qind të vlerës së saj në media. Me Mario, ajo rimëkëmbet të paktën 30 për qind, për shkak se ai është një yll i talentuar”, deklaroi Raiola. /Periskopi.com

balotelli

Balotellit i kërkohet të largohet

Periskopi.com Sporti

Mario Balotelli pritet të largohet nga Liverpool brenda pak ditësh.

Daily Mirror raporton se sulmuesit problematik tashmë i është kërkuar të largohet nga Anfield Road.

Italiani ishte i huazuar te Milano në sezonin e kaluar, mirëpo nuk arriti të bindte drejtuesit ‘rossoner’ për ta transferuar atë në formë të plotë.

Tani, 26-vjeçari është shumë afër largimit nga ‘The Reds’. /Periskopi.com

balotelli

Balotelli afër Sion’it

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i Liverpoolit, Mario Balotelli është shumë pranë kalimit te skuadra zvicerane, Sion.

Italiani është në bisedime për të kaluar te skuadra në fjalë në formë huazimi.

Lajmi është konfirmuar nga Presidenti i Sion, Christian Constantin.

“Mund të konfirmoj se jemi duke diskutuar rreth një huazimi të mundshëm të Balotelli”, deklaroi Constantin.

“Ne jemi duke përparuar në bisedime, por nuk mund të them nëse transferimi do të jetë i suksesshëm ose jo”, përfundoi ai. /Periskopi.com

balotelli

Balotelli e do kalimin te United

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i Liverpoolit, Mario Balotelli dëshiron të transferohet te Manchester United, raporton Gazzetta dello Sport.

E ardhmja e italianit vazhdon të mbetet tejet e paqartë, pasi raportohet se ‘reds’ nuk janë të interesuar ta mbajnë atë në skuadër.

Madje, ditëve të fundit është raportuar nga mediat europiane se sulmuesin problematik e duan vetëm disa skuadra të vogla europiane.

Megjithatë, raportet e mira të Balotellit me trajnerin e United, Jose Mourinho, mund të rezultojnë me kalimin e 26-vjeçarit në Old Trafford. /Periskopi.com