obama-best

Obama për marihuanën: Të trajtohet si cigarja e alkooli

Sipas presidentit në largim të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, përdorimi i marijuanës duhet të trajtohet si ai i cigareve apo alkoolit.

Periskopi.com Lajme

Në intervistën e fundit të dhënë për “Rolling Stone”, Obama e përshkruan situatën aktuale në SHBA të paqëndrueshme, me disa shtete që e kanë legalizuar vetëm për qëllime terapeutike marijuanën, të tjera që e kanë dekriminalizuar vetëm për përdorim krijues e disa që vazhdojnë ta ndalojnë atë.

“Kam qenë gjithnjë i bindur se duhet shkurajuar abuzimi me çdo lloj substance dhe nuk jam dikush që beson se legalizimi do të ishte zgjidhja.  Mënyra më inteligjente është ta trajtojmë përdorimin e marihuanës si çështje të shëndetit publik ashtu siç bëjmë me cigaret dhe pijet alkoolike”, tha Obama.

Një opinion të ngjashëm Obama e kishte shprehur edhe më parë, por në intervistën e fundit ai kujtoi se ndryshimi i ligjeve federale mbi marihuanën nuk është një akt që një president mund të bëjë i vetëm.

Sipas tij, klasifikimi i këtyre substancave bëhet në mënyrë legjislative ose përmes Drug Enforcement Administration, agjencia federale që merret me rregullat mbi substancat narkotike.