Vdes “Marigona” kosovare

Periskopi.com Lajme

 

Mbrëmë ka ndërruar jetë Emine Krasniqi e njohur ndryshe si “Marigona Kosovare”.

Krasniqi në vitin 1948 qëndisi flamurin kombëtar i cili do të shfaqej në një aktivitet të partisë Nacional Demokratike Shqiptare, por serbët i ranë në gjurmë dhe nuk lejuan që ky flamur të valëvitej në Kosovë.

Pas kësaj, Emine Krasniqi u maltretua dhe u burgos nga regjimi serb i asaj kohe, teksa luftonte për idealin e Bashkimi Kombëtar

Varrimi i të ndjerës bëhet sot në ora 13:00 në varrezat në Prishtinë.

AKK reagon ndaj lajmit të Periskopit për aktakuzen ndaj Murat Mehes

Periskopi.com Lajme

Agjencia Kadastrale e Kosovës ka reaguar ndaj lajmit të Periskopit të titulluar “Departamenti i Krimeve të Rënda ngrit aktakuzë ndaj Murat Mehës”.

Shkrimi i plotë i tyre, më poshtë keni edhe lajmi e Periskopit

Reagim ndaj artikullit me titull “Departamenti i Krimeve të Rënda ngrit aktakuzë ndaj Murat Mehës” botuar në mediumin “Periskopi” me datë 20 prill, 2017 dhe transmetuar edhe nga media tjera.

Me qëllim të sqarimit të opinionit lidhur me disa pretendime të plasuara në opinion përmes artikullit me titull “Departamenti i Krimeve të Rënda ngrit aktakuzë ndaj Murat Mehës” botuar në mediumin “Periskopi” me datë 20 prill 2017 dhe transmetuar edhe nga media tjera, Agjencia Kadastrale e Kosovës kërkon nga mediumet që të botojnë këtë reagim.

Me datën 09. Dhjetor 2014, ZKK Gaçanicë ka kërkuar Mendim profesional lidhur me zbatimin e procesit të regjistrimit të pronave të privatizuara si qirambajtje dhe nënqirambajtje.

Me 22 janar 2015, Mendimi profesional lidhur me regjistrimin e të drejtës së qirambajtjes për 99 vite, u është dërguar të gjitha Zyrave Komunale Kadastrale të Republikës së Kosovës.

Qëllimi i këtij mendimi profesional është unifikimi i procesit të regjistrimit në nivel vendi. Zyrat Kadastrale Komunale janë udhëzuar dhe u është përkujtuar se mbajnë detyrim për zbatim të ligjeve të aplikueshme.

Mendimi është dhënë jo vetëm për një komunë ose për një subjekt, por i njëjti duhet zbatuar për gjithë subjektet që kanë privatizuar prona të paluajtshme, përmes Agjencisë Kosovare (Mirëbesimit) të Privatizimin.

Ky mendim mbështetet në dispozitat e ligjore, respektivisht në Nenin 4, pikën d. të Ligjit Nr. 04/L-009 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për regjistrin e të drejtës së pronës së paluajtshme, si dhe në pajtim me Nenin 1, 2.1, 6 dhe 7 të Rregullores Nr. 2003/13 mbi Transformimin e së Drejtës për Përdorimin e Pronës së Paluajtshme në Pronësi Shoqërore.

Dispozitat e mësipërme sqarojnë të gjitha procedurat lidhur me regjistrimin e të drejtës së qirambajtjes, nënqirambajtjes dhe regjistrimin e të gjitha të drejtave të pronës së paluajtshme.

Çështja e regjistrimit të drejtës së pronës së paluajtshme për pronat e privatizuara është shqyrtuar sipas kërkesës së Marigona Rezidence (një nga rastet e pronave të privatizuara), ndërsa përgjigje të njëjtë ka marr nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, Zyra Ligjore e MMPH-së dhe Zyra e Ligjore e Kryeministrisë së Kosovës.

Sipas këtij Mendimi profesional nuk ndryshohet statusi pronësor, as që kufizohen të drejtat lidhur me pronat e privatizuara. Ky mendim rekomandon procedurën e regjistrimit, rregullon ecurinë e regjistrimit dhe bartjes së të drejtave sipas ligjeve në fuqi, si dhe garanton lidhjen në mes pronës së privatizuar nga shfrytëzuesit për 99 vjet. Sipas dokumentacionit që disponon AKK për rastin konkret, është bërë privatizimi i NEË CO “Lavërtari-Blegëtori” LLC e cila është regjistruar si qiramarrës për 99 vjet. E drejta e qiramarrjes më pas i është shitur subjektit Marigona Rezidence, ndërsa këtu të drejta i janë regjistruar si nënqiramarrje sipas nenit 604 të Ligjit për marrëdhëniet e detyrimeve.

p.s

Të bashkëngjitur mund të gjeni edhe Mendimin Profesional

Zyra për Informim

Agjencia Kadastrale e Kosovës

 

Departamenti i Krimeve të Rënda ngrit aktakuzë ndaj Murat Mehës

 

 

“Marigona” rikthehet në vendlindje, muzika u dëgjua edhe në veri (Video)

Grupi "Marigona", apo si njihen ndryshe edhe djemtë e Mitrovicës, sonte ia janë rikthyer qytetit të tyre.

Periskopi.com Lajme

Në 25 vjetorin e karrierës, ata kanë mbajtur një koncert në sheshin e ri të Mitrovicës.

Qindra njerëz kanë marrë pjesë në koncertin e tyre, e këngët solisti, Vullnet Sefaja vetëm sa i ka filluar, publiku i ka vazhduar vet, raporton Periskopi.

Qyteti i ndarë, ka shumë vite që nuk ka organizuar koncert kaq të madh, e muzika e tyre është dëgjuar edhe matanë urës, raporton gazetari i Periskopit.

Këngët e tyre i kanë kënduar, e padyshim edhe këngën “Mitrovica”.

Koncertet e tyre do të vazhdojnë ditët e ardhshme edhe në disa qytete të Kosovës./ Periskopi

14572023_10154487250515256_876115035_o