margarita

OEK kërkon pezullim të vendimit: Terminali i Margarita Kadriut, me shkelje procedurale (Video)

Vendimi i Ministrisë së Infrastrukturës për ta hapur një terminal të ri, të cilin po e zbaton Dogana, vlerësohet të jetë i dëmshëm për bizneset dhe ekonominë e vendit.

Periskopi.com Lajme

Prandaj, Oda Ekonomike e Kosovës ka vendosur të kërkojë pezullimin e fillimit të operimit të terminalit, që ka për pronar familjen e deputetes Margarita Kadriu, dikur anëtare e Partisë Demokratike.

Kreu i Odës ekonomike tha se janë vërejtur shkelje gjatë procedurave të licencimit të terminalit në fjalë. Bile, sipas Safet Gërxhaliut, vendimi për lejimin e operimit të terminalit të ri ka karakter politik.

Klan Kosova ka kërkuar përgjigje nga Ministria e Financave dhe Dogana në lidhje me këtë çështje.

Asnjëri institucioni nuk është deklaruar për pyetjet e dërguara, të enjten.

Një ditë më parë, në një tekst të publikuar gjithandej nëpër portale, është raportuar se ushtruesi i ri i detyrës së drejtorit të doganës, Fahri Gashi, ka nënshkruar vendimin për një terminal doganor në emër të familjes Kadriu.

Kjo ishte bërë pas caktimit të tij në këtë pozitë, me një vendim të kryeministrit Isa Mustafa.

Në tekstin në fjalë thuhet se “institucionet e Kosovës me qëndrim politik dhe me votën e korruptuar, votë kjo njëherë e premtuar për zgjedhjen e Presidentit (pasuksesshëm), tash i dedikohet Demarkacionit dhe Asociacionit, kanë paraparë që të realizohet skenari i tyre politik”.

111111

Një votë e “korruptuar” e Margarita Kadriut

Një vendim i Kryeministrit Isa Mustafa, i datës 07.10.2016, po del të jetë pika më e rëndë korruptive politike e këtij viti.

Periskopi.com Lajme

Ndonëse, nënshkrimi i tij është keqpërdorur.

Kryeministri, me një vendim të tij, ka emëruar Fahri Gashin si Ushtrues Detyre i Drejtorit tëPërgjithshëm të Doganës së Kosovës (më poshtë, mund të shihni dokumentet).

Ne pikën tre të dokumentit, thuhet: Z. Fahri Gashi do të kryejë të gjitha detyrat e parapara për Drejtorinëe Përgjithshme të Doganës së Kosovës, në përputhje me dispozitat e Kodit Doganor dhe të akcizave te Republikës së Kosovës.

Në pikën 4 të këtij dokumenti, thuhet se Obligohet Ministria e Financave dhe Dogana e Kosovës për zbatimin e këtij vendimi.

Pa kaluar një muaj, një ushtrues, në emër të nënshkrimit e Kryeministrit Mustafa, merr përsipër të nënshkruajë njëvendim strategjik, që nuk duhet t’i takojë një ushtruesi të detyrës.

Ky nënshkrim (mund të ketë përgjegjësi ligjore si akt korruptiv i përfolur publikisht) lidhet me votën e kushtëzuar të deputetes Margarita Kadriu për President, për Demarkacionin dhe Asociacionin.

Për këtë nënshkrim dhe votë të paralajmëruar korruptive, ka pasur një reagim edhe të dy zyrave ndërkombëtare, qëme herët kanë paralajmëruar se nuk duhet të lejohen shpërblime për deputetë me votën e popullit.

Institucionet e Kosoves me qëndrim politik dhe me votën e korruptuar, votë kjo një herëe premtuar për zgjedhjen e Presidentit (pasuksesshëm), tash i dedikohet Demarkacionit dhe Asociacionit, kanë paraparë që të realizohet skenari i tyre politik. Ky është pazari i nënshkrimit të Fahri Gashit, për një terminal doganor në emër të Familjes Kadriu, si ushtrues detyre tëDrejtorit të Doganave të Kosovës.

Po si është historia e Margaritës dhe Familjes Kadriu për votën e korruptuar të deputetes?

Disa muaj më herët, në parkingun e PDK-së,po dilten nga Range Rover një femër bionde. Kjo foto doli në “Koha Ditore”. Po zbriste Kryeredaktorja dhe Drejtoresha e “Kosova sot”. Ishte Margarita Kadriu, mysafire në PDK.

PDK po besonte se po pranonte një femër me biznes të sukseseshëm. Por,në të vërtetë, prapa kësaj fshihej krejt diçka tjetër.

Në PDK nuk kanë besuar(së paku duhet besuar se nuk e kanë ditur) se ajo për çka bisedonin me Margarita Kadriun  ishte hiç me pak se oferta për ta pranuar gruane parë të “Kosovës sot” dhe të familjes Kadriu,si Nënkryetare dhe me këtë rast ajo guximshëm dhe me hile, përmes derës së PDK-së, po mbronte biznesin e familjes së saj, të kryesuar me letra nga Ruzhdi Kadriu.

Ishte përfolur prej kohësh, por në Kosovë askush seriozisht nuk ishte marrë me këtë punë, dhe askush nuk bënte pyetje se kush udhëhiqte asetet e biznesmenit personal të Millosheviçit, pronarit të Delta Group, z.Mishkoviç, nën firmën “EuropInvestment SH.P.K.(LL.C)”.

Krejt kjo nismë biznesi kishte filluar pas luftës, nga një tokë e dyshimtë në periferi të Prishtinës, ku Ruzhdi Kadriu e kishte përfituar para luftës së vitit 1999, me një truk, nga një kompani sllovene, që më vonë kishte bankrotuar për shkak të rrethanave të luftës dhe dominimit serb në Kosovë. Prona tashmë ishte në duart e Ruzhdi Kadriut.

Zyrtarizimi i Biznesit me Mishkoviçin kishte arritur në vitin 1997.

Kompania e Mishkoviqit kishte arritur një akord Biznesi me z. Ruzhdi Kadriun dhe Margarita Kadriun për 100% të aksioneve në favor të Delta Holding. Vlera e investimeve të kompanisë nga Beogradi kishte kapur shumën prej 10 milionë euro. Këtu përfshihet toka, ndërtesa, investimet.

Krejt kjo ka mbetur e fshehur për një kohë të gjatëpërderisa babë dhe bijë nuk akuzohen për keqpërdorim të mjeteve, investimeve  dhe aseteve, në një letër – dokument që kompania dërgon në një adresë amerikane.

Për shkak të problemeve Kosovë-Serbi, kompania përmes nënkryetares së kompanisë, Marija Cvetkoviç, dërgon një letër në Odën Amerikane të Serbisë, ku kërkon ndihmë për keqpërdorim të aseteve dhe parave nga Ruzhdi Kadriu dhe kompania Interpress Company.

Në letër thuhet se Delta Holding ka investuar 10 milionë euro në Kosovë përmes familjes Kadriu. Të gjitha asetet, thuhet në letër, i takojnë Kompanisë Delta, duke përfshirë toka, investime, si dhe pronë në ndërtesa. Këtu hyn edhe një ndërtesë e cila po provohet të kontrabandohet si terminal doganor në emër të Nënkryetares së PDK-së, Margartia Kadriu, duke lënë mundësinë që të pastrohen paratë e një marrëveshjeje ndërmjet Mishkoviqit dhe Margaritës e Ruzhdiut.

Po këtu nuk përfundon e gjitha.

Oda Ekonomike me seli në Beograd i kërkon ndihmë Odës Ekonomike Amerikane në Prishtinë që ta zgjidhë kontestin e kësaj jo-kulture biznisore, e cila pretendohet se ka firmën e mashtrimit në Prishtinë.

Për të qenë edhe më keq, arsyetimi që vjen nga Kompania e familjes se Margarita Kadriut, drejtuar Beogradit, ka të bëjë me një investim që po bëhet në dalje të Fushë Kosovës.

I gjithë investimi dhe asetet, sipas letrës së kompanisë Delta, i takojnë kësaj kompanie.

Po del që nga fillimi i prezencës së Delta-s në Kosovë, kjo kompani ka pasur familjen Kadriu si përfaqësuese.

Asgjë nuk mund të fshihet. Të gjitha dalin në shesh një ditë.

Në fillim të majit 2014, vajza më e njohur e familjes Kadriu, Margarita, drejtuese e “Kosovës sot”, hyn në politikë. Dhe, hapen horizontet për vlerësimin dhe përdorimin e tij. Politika bëhet derë e fortë.

Lideri i Partisë Demokratike, më 14 maj, është paraqitur në selinë e partisë së tij me anëtaren më të re të Misionit të Ri. Thaçi e pat prezantuar si Drejtoreshë dhe Kryeredaktore të “Kosova sot”, por jo si anëtare, por si Nënkryetare të PDK-së.

Kryetari i partisë as që e ka ditur se krejt asetet e kompanisë me të cilat mburrej Margarita dhe Familja Kadriu, dhe PDK-ja, ishin në dorë të kompanisë Delta Holding.

Margarita tregoi qartë arsyen e hyrjes në politikë dhe theksoi këtë arsye: “ E para, janë qytetarët e Kosovës, që vuajnë nga politikat,si dhe politikanët e mirëfilltë në interes dhe dobi të tyre”.

Kaq zgjati deklarata hipokrite. U harruan interesat qytetare dhe deklarata.

Një ndërtesë e mbetur shkretë në mes të fushës, pa ide dhe pa plan, bëhet pjesë e pazareve politike.  Fillon të rregullohet e gjithë infrastruktura brenda natës dhe bëhet kërkesa për Terminal Doganor.

Historia e ndërtesës që kushton 3 milionë euro, sipas vlerësimit të Ruzhdi Kadriut, i cili shkruan qartë për paratë e pasqaruara dhe tëderdhura – janë të pasqaruara në letrën e tij dërguar Doganës së Kosovës.

Letra mban datën 04.07.2014 me mbititull CITY PARK, zona industriale Prishtinë, që ka tri adresime, Lulëzim Rafuna si Drejtor i Përgjithshëm i Doganave, Ministri i Financave, Besim Beqaj,si dhe Agim Shahi nga Këshilli Konsultativ i Doganave.

Në pjesën e letrës, e shkruar keq, me shumë gabime dhe pa shije,  të nënshkruar nga Ruzhdi Kadriu, shkruan:

“Pas dy bisedave  që kemi patur me Ju ( Besim Beqaj, Lulëzim Rafuna dhe Agim Shahini v.j) pas vlerësimeve pozitive dhe pohuese për pëlqimin qe ju duhet me dhene, ne kemi vazhduar edhe me investime shtesë në rritjen e hapësirës së tokës dhe me destinimin e plotë për Terminal Doganor dhe ato investime vetëm para 6 muajve deri më sot kanë arritur  më shumë se 1 milion euro, ndërkaq që me parë kishim investuar afro 2 milion euro, që në fakt aty gjer me sot janë investuar mbi 3 milion euro”.

Pas kësaj letre të gjatë, e shoqëruar me ofendime dhe kërcënime, nis puna dhe komunikimi i Familjes Kadriu  me Ministrin Besim Beqaj dhe Drejtorin e Doganave, Lulëzim Rafuna.

Krejt  ishte ndërtuar si infrastrukturë ligjore për nevojat e Kosovës për Terminale Doganore, hapet një perspektivë politike për familjen Kadriu përmes Nënkryetares së PDK-së, Margarita Kadriu dhe tash deputetes që e ka vënë votën e saj në Pazar për Presidentin dhe Demarkacionin.

Në ndërkohë, Dogana, në një vendim të datës 20.05.2014, kishte sqaruar pozicionin e saj të funksionimit.

Stafi i saj ka shpjeguar se Doganat e Kosovës janë të ndara në shtatë zona, regjione, dhe vëtem nëse ajo vlerëson se duhet dhe ka nevojë shtesë për terminal doganor, do të japë rekomandim.

 

Në po të njëjtin muaj,Nënkryetarja e re e PDK-së, Margarita Kadriu, fillon procedurën dhe investimet për shndërrimin e objektit në shitje në Terminal Doganor.

Këtu fillon presioni të Ministria e Infrastrukturës, Ministria e Financave, Dogana e Kosovës dhe Këshilli Konsultativ.

Fillimi i politikës së Margaritës në emër të qytetarëve dhe për ta, e bën PDK-në të shndërrohet në derë ku ndihmon bizneset familjare. Kjo bëhet në emër të Margaritës dhe për Margaritën.

Edhe më keq që prona e Terminalit Doganor, e familjes Kadriu, për shkak të kontekstit dhe arbitrazhit, me biznismenin Mishkoviq, mund te rezultojë që kjo shtëpi doganore e familjes Kadriu mund të jetë nesër shtëpia doganore e Mishkoviqit.

image035-768x1024 image033-768x1024 image031-768x1024 doc-9-ne-vazhdimleterkembime-te-familjes-kadriu-me-zyrtaret-e-kompanise-delta-kompani-kjo-ne-pronesi-te-ish-ministrit-te-slobodan-milosheviq-mishkoviq doc-8-dokument-qe-konfirmon-regullimin-e-maredhenies-biznesore-mes-familjes-mishkoviq-dhe-familjes-se-deputetes-margarita-kadriu doc-6-shkeputjet-nga-kontrata-e-shitblerjes-se-kompanise-delhaize-pronari-i-se-ciles-eshte-mishkoviq-ku-subjekt-i-shitjes-jane-edhe-pronat-e-familjes-kadriu image023-768x895 image021-768x1024 image019-768x1024-1 image019-768x1024 image018 image015-768x1024 doc-4-shkrese-e-drejtorit-te-doganave-adresuar-ministrit-infrastruktures-ku-vertetohet-per-kapacitetet-e-mjaftueshme-te-ndarjes-ne-regjione-te-terminaleve-doganore image013-768x1024 image011-768x977 image009-768x1024 doc-2b-vendimi-i-ministrit-te-infrastruktures-per-pezullimin-e-lejimit-te-licencave-per-terminale-bazuar-ne-raportin-e-punes-se-komisionit-profesional doc-2a-shkeputje-nga-raporti-i-punes-ku-konstatohet-qarte-se-kapacitetet-prezente-jane-te-mjaftueshme-dhe-ende-te-pashfrytezuara doc-2-raporti-i-punes-i-komisionit-te-verifikimit-te-kapaciteteve-te-terminaleve-doganore-komision-ky-i-formuar-nga-ministri-i-infrastruktures doc-1-vendimi-i-kryeministrit-mustafa-per-emerimin-e-ushtruesit-te-detyres-se-drejtorit-te-pergjithshem-te-doganes-se-kosoves-nga-i-cili-rrjedh-vendimi-i-autorizimit-te-terminalit-doganor