rojo

United s’e shet Rojo

Periskopi.com Sporti

Manchester United është i vendosur të mos lejojë largimin e Marcos Rojo nga skuadra.

Sipas Yahoo Sport, drejtuesit e gjigandit nga Old Trafford kanë refuzuar mundësinë e shitjes së argjentinasit, përkundër faktit se ky i fundit nuk e ka të sigurtë vendin në formacionin bazë.

Sot u raportua se Rojo shihet si zëvendësues i denjë i Shkodran Mustafit te Valencia, pasi ky i fundit tashmë është transferuar te Arsenali. /Periskopi.com

rojo

Rojo të zëvendësojë Mustafin?

Periskopi.com Sporti

Largimi i Shkodran Mustafit nga Valencia ka lënë një zbrazëtirë të madhe në formacionin e kësaj skuadre.

Sipas mediave evropiane, drejtuesit e klubit nga Mestalla kanë shënjestruar mbrojtësin e Manchester United, Marcos Rojo, të cilin e shohin si zëvendësuesen e denjë të 24-vjeçarit shqiptar.

Në anën tjetër, kalimi i Eric Bailly te Manchester United ka shumë gjasa të shtyejë Rojo drejt largimit nga Old Trafford. /Periskopi.com

rojo

Valencia pas Rojo

Periskopi.com Sporti

Valencia dëshiron të nënshkruajë me mbrojtësin e Manchester United, Marcos Rojo, shkruan e përditshmja britanike ‘Daily Star’.

Argjentinasi, i cili u transferua në Old Trafford dy vjet më parë nga Sporting Lisbona, ka qenë disa herë objekt i spekulimeve që e lidhnin atë me një largim nga 20 herë kampioni i Premier Ligës.

Megjithatë, ende nuk dihet nëse drejtuesit e United janë gati ta shesin mbrojtësin, transferimi i të cilit u kishte kushtuar rreth 20 milionë euro. /Periskopi.com