reali3

Pas Marcelos, Realit i mungon edhe Casemiro

Periskopi.com Sporti

Lajmet e këqija për tifozët e Real Madridit duket se nuk kanë të ndalur.

Pasi u raportua më herët se mbrojtësi i majtë Marcelo nuk do të jetë i gatshëm për dy sfidat e radhës të Los Blancos, tashmë mësohet se madrilenët do të kenë edhe një tjetër mungesë.

Bëhet fjalë për mesfushorin Casemiro, i cili nuk ka stërvitur fare me skuadrën para ndeshjes ndaj Las Palmas, e cila zhvillohet në fundjavë. /Periskopi.com

marcelo

Lëndohet Marcelo

Periskopi.com Sporti

Real Madrid ka marrë një goditje tjetër pas barazimit ndaj Villarreal.

Los Blancos do të duhet të llogarisin pa mbrojtësin e majtë Marcelo, në dy ndeshjet e ardhshme, shkruajnë mediat spanjolle.

Braziliani pritet të mungojë në sfidën ndaj Las Palmas në La Liga dhe në atë të Ligës së Kampionëve kundër Borussia Dortmund. /Periskopi.com

marcelo-ronaldo

Ronaldo më i miri në botë

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi i Real Madridit, Marcelo beson se bashkëlojtari i tij te kjo skuadër, Cristiano Ronaldo është futbollisti më i mirë në botë.

Braziliani e thotë këtë pasi mendon se portugezi punon shumë çdo ditë në stërvitje.

“Unë e shoh atë duke punuar çdo ditë dhe mendoj se ai është futbollisti më i mirë”, deklaroi Marcelo.

“Nuk është se e mendoj vetëm unë një gjë të tillë. Këtë e besojnë edhe shumë njerëz. Ai ka fituar tre herë ‘Topin e Artë’ dhe punon vërtetë shumë për skuadrën”. /Periskopi.com