modric

Chelsea shumë afër yllit kroat

Chelsea është në kërkim të mesfushorit kroat të Interit, Marcelo Brozovic.

Periskopi.com Sporti

Inter është shumë afër marrëveshjes me mesfushorin argjentinas së Lazios, Biglia që besohet se do të transferohet në janar me ardhjen e ish trajnerit të Lazios, në krye të Neroazzurëve, Stefano Pioli.

Kroati ka pasur probleme këtë vit me trajnerin De Boer, por pas që ai shkoi tashmë ka filluar të luajë më shpesh.

Chelsea besohet se do të paguajë 20 deri në 25 milionë euro për Brozovicin. /Periskopi.com/

Marcelo Brozovic, Inter
brozovic

Chelsea arrin marrëveshje për Brozovic

Periskopi.com Sporti

Chelsea ka arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit të Interit, Marcelo Brozovic, shkruan Sportske Novosti.

Të kaltërit nga Londra raportohet se do të paguajnë 25 milionë euro për kroatin.

Mirëpo, i njëjti raport sqaron se 23-vjeçari ende nuk ka vendosur nëse do të bashkohet me skuadrën nga Stamford Bridge.

Kalimi i Brozovic te Chelsea do të mund t’i hapte derën e largimit Cesc Fabregas, i cili është kritikuar për mosangazhim nga trajneri Antonio Conte. /Periskopi.com

fabregas

Shkëmbim Fabregas – Brozovic?

Periskopi.com Sporti

Chelsea thuhet se është gati t’i ofrojë Interit mesfushorin Cesc Fabregas, nëse klubi zikaltër pranon që në drejtimin e kundërt të kalojë kroati Marcelo Brozovic, shkruan Gazzetta dello Sport.

Raporti sugjeron se oferta në fjalë ka ardhur në drejtim të Interit para pak ditësh dhe klubi italian po e shqyrton atë.

Në anën tjetër, është raportuar shumë ditëve të fundit se trajneri i ‘blues’, Antonio Conte nuk e dëshiron lojtarin në fjalë në skuadër. /Periskopi.com

brozovic

Interi s’e shet Brozovicin te Juventusi

Periskopi.com Sporti

Interi nuk dëshiron që t’ia shesë Juventusit mesfushorin kroat, Marcelo Brozovic.

Lajmi është dhënë nga e përditshmja italiane Calciomercato, e cila sqaron se futbollisti në fjalë ka shumë gjasë të largohet nga zikaltërit.

Largimi i tij nga Interi pritet të ndodhë për të balancuar llogaritë financiare.

Megjithatë, drejtuesit e klubit nga Milano nuk janë gati ta shesin lojtarin te ndonjë skuadër rivale në Itali. /Periskopi.com