Ali Ahmeti nuk do të jetë në krye të BDI-së, mësohet kush e zëvendëson

Gazeta austriake “Standard” ka shkruar se Ali Ahmeti së shpejti mund të ndërrohet nga posti i kryetarit në BDI, transmeton Dojçe Vele.

Periskopi.com Lajme

Këtë e kanë konfirmuar edhe burime partiake të cilat kanë thënë se gjatë krizës nëpër të cilën po kalon Maqedonia, Ahmeti nuk ka treguar aftësi lideri, por se është treguar tejet i influencuar herë nga Gruevski, e herë nga Zaevi.

Me këtë, thonë burimet partiake, Ahmeti nuk ka ofruar ndihmën e nevojshme për bashkësinë ndërkombëtare për dalje nga kriza, ndihmë që ata e kanë pritur nga kryetari i partisë më të madhe shqiptare.

Në këtë situatë, aftësi më të mëdha lidershipi ka treguar nënkryetarja e partisë, Teuta Arifi, thonë burimet e Gazetës Lajm, e cila në bashkëpunim me bashkësinë ndërkombëtare ka filluar të ndryshojë kursin “pro-vmroist” të partisë.

Gazeta Lajm ka tentuar të kontaktojë me zëdhënësin e BDI-së, Bujar Osmani lidhur me këto informacione, por nuk ka patur sukses.

Njëkohësisht gazeta “Standard” ka shkruar se edhe brenda VMRO-DPMNE-së janë paraqitur pakënaqësi kundër kryetarit të kësaj partie, Nikolla Gruevski.

Shqiptarët edhe një tentim për koalicion në Maqedoni, Sela flet pas takimit (Video)

“Në këtë takim u bisedua për Deklaratën e përbashkët. Nga ky takim dolëm me dy konkluza. E para është që partitë politike nënshkruese të Deklaratës obligohen që në afat prej tre ditësh të emërojnë nga dy anëtarë të komisionit të cilët do të merren me krijimin e rregullores, pra me atë se si do të funksionojë në të ardhmen tryeza e partive politike parlamentare, ndërkaq e dyta ka qenë harmonizimi i qëndrimeve rreth ligjit, të cilin ne e kemi përgatitur”, kështu është shprehur Ziadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët, pas takimit të cilin e kanë pasur me BDI-në, raporton Portalb.mk.

Periskopi.com Lajme

“Partitë politike shqiptare do ta përpilojnë edhe rregulloren për funksionimin e partive të cilat janë nënshkrues të deklaratës”, tha Sela, duke shtuar se tryeza e partive politike parlamentare shqiptare ka përgatitur ligjin, dhe se nuk presin nga të tjerët t’ua ofrojnë.

Sela tha se pret që së shpejti të formohet rregullorja dhe në takimin e radhës të marrin pjesë të gjitha partitë politike parlamentare.

Nga ana tjetër, lideri i BDI-së nuk është ndalur për të dhënë deklaratë për media.

Zgjedhjet në Maqedoni më 11 dhjetor

Para pak minutash më në fund shpërbëhet Parlamenti i Maqedonisë ku deputetët me 110 vota PËR votuan pro shpërbërjes së Parlamentit.

Periskopi.com Lajme

Me këtë edhe përfundimisht Maqedonia do të shkon në zgjedhje të parakohëshme parlamentare më 11 dhjetor konform marrëveshjes së Përzhinos.

Ndryshe, sot në rend dite nuk u votuan propozim ligjet për Prokurorinë Speciale Publike, por nga ana tjetër u miratua buxheti për vitin 2017, transmeton Zhurnal.

Momentalisht alarmi i vetëm për mosmbajtjen e zgjedhjeve më 11 dhjetor është vlersimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me kushtetueshmërinë e PSP-së në, ku në disa raste lideri opozitar Zoran Zaev ka deklaruar se nëse Kushtetuesja hedh poshtë PSP-në, atëher mbi 200 mijë qytetarë do të dalin në rrugë.

Ndryshe javë më parë Zhurnal, publikoi një lajm ‘eksluziv’ ku shkroi se zgjedhjet e 11 dhjetorit nuk mund të shtyhen dhe se kjo ka qenë edhe porosia kryesore e Eurokomesarit Hahn që javën e kaluar vizitoi Maqedoninë.