Pas Ivanovit, tani një parti shqiptare po pengon formimin e Qeverisë në Maqedoni

Periskopi.com Lajme

Ka ende shumë punë për të formuar një qeveri të re e qëndrueshme. Edhe pse është njoftuar, mazhoranca nuk mund të arrijnë të bien dakord për detajet e qeverisë së re deri në Kongresin e LSDM-së më 27 maj.

Burime nga shumica për portalin ‘sdk.mk’ thonë se negociatat me liderin e LSDM-së Zoran Zaev janë ndalur me Lëvizjen Besa, kurse me partnerët e tjerë të koalicionit të LSDM, BDI dhe Aleanca e shqiptarëve janë dakorduar për resorët dhe për intensitetin e zbatimit të programit qeveritar.

Burime nga shumica parlamentare për portalin në fjalë, megjithatë, thuhet se për ndarjen e resorëve është rregulluar, por problemi i madh është armiqësia mes BDI dhe Lëvizjes Besa.

“Nëse lëvizja Besa hyjnë në qeveri, atëherë resorët le ta japin na partia e Zaevit të cilat janë të parashikuara për LSDM-në. Ne nuk synojmë të devijojmë nga resorët tona”, thuhet nga burimet brenda BDI-së.

Nga Lëvizja Besa thuhet se, për të mbështetur qeverinë e re, kërkojnë  nga LSDM-ja që mos të ketë persona të dyshuar për krim dhe të përfshihet edhe deklarata e nënshkruar nga palët shqiptare në Maqedoni në programin e qeverisë. Për LSDM-në është papranueshme kërkesa e tyre për një ridefinim të shtetit. Nga burimet e sigurta Besa nuk tërhiqet nga parimet e saja për ridefinim të shtetit.

Lideri i LSDM-së dhe mandatari për formimin e qeverisë së re, Zoran Zaev tha se pritet që në fillim të javës së ardhshme, Maqedonia të ketë një qeveri të re.

“Të gjithë udhëheqësit përpiqemi që deri në përfundim të kësaj jave të paraqesim propozimin për formimin e Qeverisë së re në Kuvend. Qytetarët presin rezultate, presin përmirësime, inicimin e reformave. Sipas rregullores, debati në Parlament duhet të zgjasë 48 orë, që do të thotë në fillimin e seancës së ardhshme duhet të ketë një qeveri të re “, tha dje në Bruksel lideri i LSDM-së Zoran.

Spiuni serb i përfshirë në ngjarjet e 27 Prillit në Parlamentin e Maqedonisë

Periskopi.com Lajme

Goran Zhivaleviq, ish-zëvendësdrejtor i Agjencisë Informative të Sigurisë – BIA, tani oficer i saj aktiv që punon në Ambasadën në Shkup, tashmë në mandatin e tretë. Ai është futur në Parlament pas orës 20 së bashku me një grup personash nga turma dhe është nisur drejt sallës plenare ku ende kanë qenë deputetët e VMRO-DPMNE-së.

Sipas burimeve të gazetës KOHA dhe televizionit Telma, ai këtu edhe është fotografuar, por nuk është ndalur vetëm aty.

Goran Zhivaleviq, oficer i Agjencisë Serbe për Kundërzbulim – BIA, diplomat aktual dhe këshilltar në Ambasadën e Serbisë në Shkup, më 27 prill – ka qenë brenda në Parlament gjatë tërë kohës së incidenteve, merr vesh ekipi i përbashkët hulumtues i gazetës KOHA dhe televizionit Telma. Kush është Goran Zhivanjeviq dhe çka do të thotë prezenca e tij në Parlament të enjten e përgjakshme?

Më 27 prill, në mesin e shumë njerëzve që u futën dhunshëm në Parlament njihen disa persona – kryesisht persona nga MPB ose nëntoka, të cilët kanë qenë nën hetime vetëm për pjesëmarrje në grumbullin e njerëzve ose janë të suspenduar. Por në mesin e tyre ishte edhe një njeri, prezenca e të cilit hapë shumë pyetje. Goran Zhivaleviq, ish-zëvendësdrejtor i Agjencisë Informative të Sigurisë – BIA, tani oficer i saj aktiv që punon në Ambasadën në Shkup, tashmë në mandatin e tretë.

Ai është futur në Parlament pas orës 20 së bashku me një grup personash nga turma dhe është nisur drejt sallës plenare ku ende kanë qenë deputetët e VMRO-DPMNE-së. Sipas burimeve të gazetës KOHA dhe televizionit Telma, ai këtu edhe është fotografuar, por nuk është ndalur vetëm aty.

Zhivaleviq ka qëndruar deri në fund të ngjarjeve në Parlament dhe gjatë kohës së incidenteve që kanë ndodhur aty. Por, pse një diplomat që, sipas ueb faqes së ambasadës serbe në Shkup, është këshilltar – në të njëjtën ditë do të ishte për prezent gjatë kohës së trazirave të atilla në Parlament që është jashtë protokollit të diplomatëve. Zhivaleviq në përgjigjen dërguar TV Telma dhe gazetës KOHA pranon se ka qenë brenda në Parlament, por siç është arsyetuar ai, “ka qenë me detyrë për të parë nëse në incidente ka dhe persona nga Serbia, tifozë apo edhe ekstremistë”.

Zhivaleviq është i njohur për opinionin serb, por edhe për atë rajonal për disa ngjarje kontroverse. Bashkëshortja e tij, Olivera Antoniq, ka dëshmuar në lidhje me vrasjen e gazetarit Sllavko Çuruvija. Ajo gjatë asaj kohe, në sigurimin shtetëror ka punuar në departamentin për përgjime dhe ka përpiluar procesverbalet e bisedave nga banesa e gazetarit pas vrasjes së tij, kështu që i ka orientuar edhe personat.

Gazeta KOHA merr vesh se Zhivaleviq është i përzier edhe në organizimin e ngjarjes që u mbajt në muajin qershor të vitit të kaluar në Moskë, ku merrte pjesë kryetari i Partisë Demokratike Serbe në Maqedoni, Ivan Stoilkoviq, si nënshkrues rajonal i Iniciativës ruse për krijim të territorit neutral ushtarak të Ballkanit. Aty kanë qenë edhe disa deputetë serb së bashku me partitë serbe nga Republika Srpska, Mali i Zi, Bullgaria dhe Maqedonia. Zhivaleviq para se të vijë me mision në Maqedoni, është “dëbuar” nga Kroacia për spiunim, pasi sigurimi kroat i ishte ankuar kolegëve në Beograd për punën e tij. Deri tani nuk ka asnjë reagim nga MPB as nga Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë sepse nuk janë ndërmarrë masa kundër kundërzbuluesit serb Goran Zhivaleviq për prezencën e tij në Parlament më 27 prill.

Gruevski ngul këmbë, nuk e pranon Talat Xhaferin si kryetar të Kuvendit

Periskopi.com Lajme

Lideri i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski sot pasdite ka pritur në takim Karen Pierce, Drejtoreshë Politik në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe.

Nga ana VMRO-DPMNE thonë se përveç dhuna fizike nuk është e pranueshme, dhunën politike që e promovon LSDM është gjithashtu e papranueshme nga zgjedhja joligjore e Talat Xhaferit, duke thyer plotësisht Kushtetutën dhe ligjet, njofton TetovaSot.

“Presedani i tillë, ku pa procesverbal , pa numërime, njoftimi zyrtar dhe jashtë kohës së parashikuar të punës së institucionit, me forcë duke u përpjekur për të zgjedhur kryetarin, paraqet shkelje të sistemit ligjor të vendit. Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën, ligjet dhe Rregulloren”, informojnë nga VMRO-DPMNE-ja.

Në komunikatën e VMRO-DPMNE, është theksuar edhe rreziku i presedanit të tillë që çon në një tjetër presedan të ri, dhe kjo të bëhet një praktikë e zakonshme e shkeljes së ligjeve dhe rregulloreve të bazuara në vetë institucionet.

Bugajski flet për Talat Xhaferin, e sheh si zgjidhje për trazirat në Maqedoni (Video)

Periskopi.com Lajme

Eksperti nga Qendra për Analiza të Politikave Evropiane (CEPA) dhe Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS), Janusz Bugajski, i ka quajtur provokime të Serbisë ardhjen e trenit dhe ngritjen e murit në veri të Mitrovicës.

Bugajski ka theksuar se problemet e Serbisë dhe Kosovës nuk kanë filluar tani, “por ato janë të pranishme shumë përpara pavarësisë së Kosovës”, raporton Ekonomia Online.

Këto komente ai i ka bërë në një ligjëratë me temë “Administrata e Trumpit dhe kriza në Ballkan”, të organizuar nga Kolegji Riinvest.

Bugajski ka thënë se kriza, e cila është prezent në Ballkan nuk është e vetme, por ka kapluar tërë globin. Ai ka folur edhe për ndarjen e Kosovës nga ish-Jugosllavia, për ndihmën e ShBA-së që i ka ofruar Kosovës.

Ai tha se Administratat e presidentëve amerikanë duke filluar nga ajo e Clintonit deri tek Trumpit kanë për qëllim ofrimin e paqes duke përfshirë këtu edhe vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Ballkani, ku pjesë e saj janë edhe shtetet anëtare të Bashkimit Evropian kanë një infrastrukturë ekonomike të brishtë”, ka thënë ai.

“Kriza ekonomike e vitit 2008 ka qenë e vështirë për të gjithë, nga ajo pjesë qeveritë duhet të thërrasin më shumë investitorët në mënyrë që vendet të kalojnë në etapat e zhvillimit”, ka shtuar Bugajski.

Ai ka folur edhe për zgjedhjet të cilat do të mbahen në Shqipëri, ku ka thënë se qytetarët e Shqipërisë duhet të vendosin për një qeveri, e cila bënë progres për popullatën.

Sa i përket situatës në Maqedoni ai ka thënë se nuk është mirë që një qeveri të bëjë ndarje etnike.

Për trazirat në Maqedoni ai ka thënë se Ivanov është ai që po bënë ato, por zgjidhja e vetme sipas tij, mund të jetë nëse në krye të Kuvendit vjen një shqiptar, i cili tashmë është zgjedhur.

Kurse sa i përket situatës në Serbi dhe zgjedhjen e presidentit, Bugajski ka thënë se duhet të bëhet një zgjidhje, sepse sipas tij, njerëzit të cilët po protestojnë nuk dëshirojnë që Aleksandar Vuçiq të jetë në krye të shtetit.

 

Alarm për bombë në Kuvendin e Maqedonisë

Periskopi.com Lajme

Para pak çastesh është paralajmëruar se është vendosur bombë në Kuvendin e Maqedonisë, njofton TV24, përcjell Telegrafi Maqedoni.

MPB ka nisur ekipe për verifikim të situatës dhe ka njoftuar se bëhet fjalë për një mjet plasës të madh.

”Rreziku është larguar” thonë nga MPB.

Huliganët kanë pasur listë për të vrarë 7 deri në 8 deputetë

Periskopi.com Lajme

Nënkryetarja e LSDM-së, Radmila Sheqerinska është e ftuar në 24 vesti ku tregon tmerrin e përjetuar mbrëmë.

Ajo ka thënë se ka parë Ziadin Selën se si po luftonte me jetën, dhe se ka përjetuar dhimbje të mëdha në kokë, por që sot ka kuptuar se e ka më të lënduar qafën.

Radmilla Sheqerinska tha se nuk është mërzitur shumë për dhunën por që po se prisnin të ekzekutoheshin nga huliganët.

“Huliganët ishin të përgatitur për të mbytur dhe vrarë, në listë kishin 7 deri në 8 deputetë por fal Zotit ne shpëtuam” deklaroi Sheqerinska.

Kur Serbia kërkon vëmendje, flet për sigurinë duke përmendur atë në Maqedoni

Periskopi.com Lajme

Ministri i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq sot theksoi se ai nuk pret që siguria e Serbisë të kërcënohet nga zhvillimet në Maqedoni, por se forcat e sigurisë janë të gatshëm për të vepruar në një rast të tillë.

“Ne jemi të kujdesshëm për vite për shkak të situatës në kufijtë tanë jugorë për arsye të ndryshme. Ne analizojmë të gjitha skenarët dhe situatat në fiqnjësi, tek shtetet që kanë treguar disa lloje jostabiliteti dhe rrezikun e sigurinë dhe po marrim masa që forcat tona të sigurojnë të gjithë qytetarët e Serbisë dhe se nuk duhet të shqetësohen”, tha Stefanoviq.

Ai shtoi se ai pret pjesën kryesore të mbledhjes së Byrosë Koordinues të shërbimeve të sigurisë të jenë të përkushtuar për situatën në Maqedoni dhe masat që duhet të merren.

I pyetur nëse shërbimet e inteligjencës turke ishin të përfshirë në ngjarjet në Maqedoni dhe Serbinë jugore, Stefanovic tha se ai nuk kishte të dhëna të tilla.

Pas më shumë se 20 orësh, NISMA për Kosovën reagon për dhunën në Maqedoni

Periskopi.com Lajme

Në mbledhjen e mbajtur sot kryesia e NISMA për Kosovën shpreh shqetësimin e saj për zhvillimet e fundit në Republikën e Maqedonisë.

NISMA për Kosovën konsideron se avancimi i të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni bazuar në platformën e miratuar nga partitë politike shqiptare është i pa ndalshëm. Përpjekjet që përmes përdorimit të dhunës të ndërpritet ky proces janë të pa pranueshme dhe si të tilla të dënueshme.

NISMA mbështet angazhimin e forcave përparimtare të Maqedonisë dhe faktorët ndërkombëtar, si SHBA-të dhe Bashkimin Evropian, në përpjekjet e tyre për tejkalimin e situatës së krijuar pas zhvillimeve të fundit./ Periskopi

Ngriten tendat para Parlamentit/ Sulmuesit maqedonas: Do të qëndrojmë deri në fund (Foto)

Periskopi.com Lajme

Nga huliganët maqedonas “Për Maqedoni të përbashkët” thonë se do të qëndrojnë deri në fund para Parlamentit.

Gjithsejt 45 persona janë plagsur nga incidenti që shpërtheu sonte në Kuvend. Duke përfshirë tre policë, janë pranuar sonte në Klinikën për sëmundje kirurgjike “Shën Naumi i Ohrit” në spitalin e Qytetit të Shkupit.

Drejtoresha e Klinikës, Jasminka Cabukovska tha se katër prej tyre janë mbajtur për trajtim të mëtejshëm, ndërsa nga Ministria e Brendshme ka thënë se po kontrollohen për të plagusr të tjerë./TetovaSot

Trazirat, Gruevski kthehet nga Vjena në mesnatë

Periskopi.com Lajme

Ndërkohë që situata në Kuvendin e Maqedonisë u përshkallëzua në dhunë, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski ka qenë jashtë shtetit.

Zyrtarët e partisë së tij thonë se ish-kryeministri maqedonas ka qenë për takim pune në Vjenë të Austrisë.

Në një fotografi të siguruar nga Nova TV, Gruevski shihet në aeroplanin që udhëtonte prej kryeqytetit austriak drejt Shkupit.

Policia po mban një orë mbyllur në furgon gazetarin e Alsatit dhe RTK-së

Periskopi.com Lajme

Gazetari i RTK-së Besnik Iseni deklaroi për Gazetën Lajmse tani gjsyëm ore po mbahen mbyllur brenda në një furgon policor bashkë me gazetarin e Alsat-it, Blerim Ismaili.

“Nuk kemi sqarim se pse po na mbajnë këtu”, deklaroi Iseni.

“Na thanë do ju dërgojmë para qeverisë dhe aty do ju lirojmë, por ende po na mbajnë para stacionit policor në Gazi Babë”, shtoi Iseni i brengosur për sigurinë e tij dhe të lolegut Ismaili.

Policia nis me arrestimet e para pas incidentit të dhunshëm në Kuvend (Video)

Periskopi.com Lajme

Pas evakuimit, në ora 22:35 është dhënë urdhër për oficerët e policisë në terren për të inspektuar të gjitha hapësirat në Parlament për evantualisht ndonjë person që ka nevojë për kujdes mjekësor, thanë nga Ministria e Brendshme.

“Gjithashtu është dhënë urdhër ndaj policëve të Sektorit të Punëve të Brendshme për të kontrolluar spitalet në qytet për të konfirmuar për numrin e njerëzve të lënduar dhe shëndetin e tyre,” thuhet në deklaratë.

Policia ka nisur edhe me arrestimet e para nga turma e madhe e mbështetësve të iniciativës “Për Maqedoni përbashkët” të cilët dhunshëm u futen në Parlament, dhe plagosen shumë deputetë dhe gazetarë./Tetova

Vuçiqin e tmerron fakti se një shqiptar u bë kryetar kuvendi

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Serbisë, presidenti në ardhje këtij vendi, Aleksandar Vuçiq ka thirrur për nesër në orën 14:00 mbledhje të Byrosë për Koordinim të Shërbimeve të Sigurisë për të diskutuar për situatën e krijuar në Maqedoni pas zgjedhjes së Talat Xhaferit në krye të Kuvendit, çka shpërtheu në dhunë brenda këtij institucioni.

Mediat në Serbi raportojnë se Vuçiq ka arritur urgjentisht në shtabin e Qeverisë së tij për të përcjell më për së afërmi situatën në Shkup.

Kujtojmë se bashkësia ndërkombëtare ka përkrahur zgjedhjen e Xhaferit në krye të Kuvendit, ndërsa është bërë thirrje për ndaljen e dhunës.

Sa mund të përshkallëzohet situata në Maqedoni?

Periskopi.com Lajme

Situata në Maqedoni mund të përshkallëzohet tej mase, pasiqë si zgjidhje e vetme e mundshme po shihet vizita e ndihmës sekretarit amerikan të shtetit, Hoyt Yee.

Mirëpo kjo vizitë do të bëhet të hënën.

Deri atëherë, situate raportohet se mund të mbetet tejet e tensionuar dhe pa ndonjë zgjidhje.

“E vetmja shpresë aktualisht mbetet vizita e ndihmës sekretarit amerikan të shtetit, e cila do të ndodh të hënën. Deri atëherë, nuk dihet asgjë se çka mund të ndodh”, ka thënë për Periskopin një zyrtar brenda BDI’së/Periskopi/

Ndryshon historia shqiptare në Maqedoni, Talat Xhaferi kryetar Kuvendi

Periskopi.com Lajme

Në parlamentin e Maqedonisë po ndodh diçka historike në historinë e Maqedonisë, që për herë të parë zgjedhjet kryetar shqiptar.

Sot pas tensioneve të mëdha që janë duke u zhvilluar edhe më tej në Parlamentin e Maqedonisë, Talat Xhaferi nga radhët e BDI-së, ka dhënë betimin e tij si Kryetar i këtij insticioni./ Periskopi

Mediat paralajmërojnë: Nesër priten trazira në Maqedoni

Periskopi.com Lajme

Mediat maqedonase raportojnë se lideri i LSDM-së Zoran Zaev dhe i BDI Ali Ahmeti janë takuar gjatë ditës së sotme për të diskutuar për zgjidhjen e ngërçit politik në Maqedoni.

Sipas mediave lokale, ekziston mundësia që të zgjidhet kryetari i Parlamentit maqedonas dhe kjo ka qenë tema e diskutimit mes Zaev dhe Ahmetit.

Ndërkaq, agjencia e lajmeve “Ina”, raporton se nëse nuk krijohen rrethanat që sonte të zgjidhet kryeparlamentari, atëherë kjo gjë do të ndodhë nesër në ora 18:00 dhe më pas do të nisin procedurat për zgjedhjen e kabinetit të ri qeveritar.

Agjencia “Ina” ka bërë gjithashtu edhe një paralajmërim. Sipas saj, nuk përjashtohet mundësia që Presidenti i Maqedonisë Ivanov të shpallë gjendje lufte, me pretendimin se po rrezikohet karakteri unitar i vendit.

LSDM: Maqedonia, “peng” e Gruevskit

Periskopi.com Lajme

Bllokimi i Kuvendit nga VMRO-DPMNE dhe nxitja e konflikteve ndëretnike prej Nikolla Gruevskit dërgon drejt kaosit të shtetit dhe se për të parandaluar këtë duhet edhe kontributi i qytetarëve, vlerëson Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) përmes një komunikate për media të martën.

“Meqë bllokimi nga ana e deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe nxitja e provokimeve etnike nga Nikolla Gruevski dhe udhëheqja e VMRO-DPMNE-së shkon në favor të kaosit shtetëror, porosisim se institucionet, partitë politike dhe çdo individ ka për detyrë t’i kundërshtojë dhe të jep kontribut drejt normalizimit të gjendjes”, thuhet në komunikatë.

Partia e Zaevit gjithashtu thekson se “interesat kriminale të Gruevskit dhe familjes së tij nuk guxojnë të mbajnë peng Republikën e Maqedonisë, e cila për tre jave, kur mbaron mandati i kryetarëve dhe këshillave komunal kërcënohet me kaos total të shtetit”.

Shqipëria njeh pakicën maqedonase në territorin e saj

Periskopi.com Lajme

Shoqata maqedonase ”Ilinden” nga Tirana e ka mbështetur propozim-ligjin për pakicat të Qeverisë së Shqipërisë, ku për pakica kombëare në Shqipëri njihen maqedonasit, grekët, vllehët, romët, egjiptasit, malazezët, boshnjakët dhe serbët, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, ky është një hap përpara dhe kornizë juridike për realizimin e të drejtave tjera. Shoqata u bën thirrje partive politike që të votohet ky ligj, njëzëri.

Ky ligj konsiderohet si një fitore për pakicën maqedonase në Shqipëri, e cila në disa raste konsiderohet si bullgare nga ana e Bullgarisë, ndërkaq propozim-ligji nuk e njeh ekzistencën e pakicës bullgare në Shqipëri.

Depresioni në Maqedoni, miliona euro harxhohen për barna

Ilaçet për sistemin nervor në Maqedoni bëjnë pjesë në grupin e tretë të barërave të cilat harxhohen më shumë.

Periskopi.com Lajme

Vetëm gjatë vitit të kaluar janë shkruar 3,37 milion receta me ilaçe kundër depresionit. Fondi për sigurim shëndetësor gjatë vitit të kaluar ka shpenzuar rreth 6 milion e pesëqind mijë euro për këtë lloj të terapive. Kjo shumë është për 8,9% më e madhe në krahasim me vitin 2015.

“Në vitin 2016 është në rritje numri i punëtorëve të prekur me depresion. 8:50 Sipas Fondit shëndetësor, terapia për depresionin sidomos anti-depresivët si: diazepami, janë dhënë mbi 3,37 milion receta për depresivët. Meqë jemi një vend në tranzicion dhe gjithmonë parë atë se ekonomia e dobët dhe popullata në përgjithësi është e pa përgatitur nga këto pasoja dhe janë depresiv dhe prandaj numri është në rritje”, deklaroi për Alsat-M Rexhep Shaqiri nga Instituti i Mjekësisë së Punës.

Për të parandaluar këtë sëmundje sidomos te punëtorët mjekët zbardhin se kompanitë i dërgojnë punëtorët e tyre rregullisht në kontrolle mjekësore.

Instituti i Shëndetit Publik një ditë më parë zbardhi se numri i personave me depresion në Maqedoni vazhdimisht është në rritje.

BE kërcënon Maqedoninë: Nëse vazhdoni kështu, harrojeni mbështetjen tonë

Presidenti i Këshillit të Evropës Donald Tusk pas takimit me presidentin maqedonas Ivanov është shprehur se Maqedonia s’ka alternativë tjetër përpos BE-së dhe zgjidhjen nga kriza politike do të duhet ta gjejë vetë Maqedonia.

Periskopi.com Lajme

“Vij me një porosi të fuqishme nga liderët dhe institucionet e BE-së, perspektiva juaj është e padyshimtë. Ju mbetet juve që të gjeni zgjidhjen për krizën politike të bazuar në demokraci. Vetëm një zgjidhje e tillë do të jetë e qëndrueshme”, është shprehur Tusk.

Njeriu i parë i BE-së ka falenderuar Ivanovin për ndihmën që ofroi Maqedonia në krizën e refugjatëve, dhe në fund i ka bërë me dije se nuk do ta ketë mbështetjen e BE-së derisa të gjendet zgjidhja e duhur për kalimin e krizës politike.

“Kur ta gjeni zgjidhjen (për zhbllokim të proceseve demokratike) do të mund të konsideroni në mbështetjen tonë,” është shprehur Tusk.