Plani i Ali Ahmetit dhe Ziadin Selën kundër Zaevit

Periskopi.com Lajme

Zgjedhjet për pushtetin lokal në Maqedoni do të mbahen më 15 tetor. Sikur asnjëherë më parë partia e kryeministrit Zoran Zaev ka filluar përgatitjet për të garuar edhe në zonat shqiptare.

E nxitur dhe joshur nga numri i madh i votave në zgjedhjet parlamentare, Zaev do të garoj me kandidatë shqiptarë në zonat e banuara me shqiptarë.

Ky skenarë do ta rrezikoj me të madhe Strugën dhe Kërçovën shqiptare. Në anën tjetër partitë shqiptare janë duke përgatitur planin për ta parandaluar këtë skenarë.

INA mëson se Bashkimi Demokratik për Integrim dhe LR-PDSH-ja e Ziadin Selës ka gjasa të garojnë së bashku në komunën e Strugës dhe në Kërçovë. Nuk përjashtohet mundësia që kësaj marrëveshje ti bashkohet edhe subjekte tjera shqiptare.

Zaev e Vuçiç bisedojnë për agjentin serb që hyri në Kuvendin e Maqedonisë

Periskopi.com Lajme

Shërbimi sekret i Maqedonisë dhe ai i Serbisë do të përcaktojnë se çfarë ka kërkuar agjenti serb i kundërzbulimit, Goran Zhivaljeviq në Kuvend, më 27 prill, kur dhunuesit rrihnin deputetët.

Mandatari për formimin e qeverisë së re, Zoran Zaev pas takimit me kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bruksel, ka thënë se me presidentin serb Aleksandar Vuçiq nuk kanë folur konkretisht për rolin e Zhiveljeviq, por shpreson se shërbimet do të japin përgjigje se cili ishte roli i tij në 27 prillin e përgjakshëm.

“Besoj se institucionet e të dyja vendeve, që janë shërbimi sekret i jonë dhe shërbimi sekret serb do të gjejnë një zgjidhje për këtë çështje. Ajo që u shfaq në media është e dukshme për të gjithë. Ne biseduam në lidhje me perspektivat, folëm për nevojën që rajoni të bashkëpunojë më shumë, Maqedonia dhe Serbia të bashkëpunojnë më tepër”, tha Zoran Zaev, mandatar i Qeverisë së re.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, nuk ka dëgjuar deri tani se Zhivaljeviq ka kryer vepër penale ose ka organizuar që dikush me dhunë të hyjë në parlament më 27 prill. Ai bëri një paralele duke thënë se qytetarë të Maqedonisë kanë marrë pjesë në protestat kundër tij në Beograd, pa thënë nëse ata janë pjesë e shërbimeve sekrete maqedonase, shkruan AlsatM.

“Unë kam më shumë njerëz të cilët mund t’i them menjëherë, nga Zenderi deri te Çaçnovski nga Shkupi, të cilët ishin në demonstratat në Beograd kundër meje. Pra, çfarë? Ata nuk kanë bërë vepër penale, nuk bënë asgjë, asnjë problem. Por në Kuvendin e një shteti tjetër?Puna e tij është të raportojë mbi ngjarjet, asgjë më shumë”, tha Aleksandar Vuçiq, kryeministër i Serbisë.

Në faqen zyrtare të Ambasadës serbe qëndron emri i Goran Zhivaljeviqit. Ai është pjesë e shtatë personave në zyrën e ambasadorit dhe ka vendin e punës, këshilltar.

 

Dënohet me dy vite burg shqiptari që hoqi flamurin maqedonas dhe vendosi atë shqiptar

Periskopi.com Lajme

Luan Kadriu (21) nga fshati Sllupçan i Lipkovës është dënuar me dënim me kusht prej 2 vjet për shkak se e ka hequr flamurin e Maqedonisë nga shtiza në qendrën e qytetit dhe e ka vendosur atë të Shqipërisë.

Në Gjykatën Themelore të Kumanovës është gjykuar për dy vepra penale, sulm të personit zyrtar gjatë kryerjes së punës nga sigurimi publik dhe nxitje etnike, urrejtje fetare dhe racore, përçarje dhe intolerancë.

Këshilli Penal për të dy veprat penale i ka shqiptuar dënim të vetëm prej 2 viteve, pas dënimit me urdhër të prerë në periudhën prej 4 viteve të mos bëjë asnjë vepër tjetër penale. Kadriu para Gjykatës i ka pranuar të dy veprat penale për të cilat është i akuzuar.

Gjykimi i L.S. akoma nuk ka mbaruar, por ai nuk e ka pranuar veprën dhe ka thënë se rastësisht ka ndodhur në vendngjarje. Incidentin e kanë dënuartë gjithë maqedonasit dhe shqiptarët, të cilët kanë kërkuar që ata të cilët e kanë kryer veprën të dënohen që të mos përsëritet praktika dikush të mundohet t[i prish marrëdhëniet ndëretnike në qytet.

Gruevski paralajmëron: Rreziku i “Deklaratës së Tiranës” nuk ka kaluar

Periskopi.com Lajme

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, sot deklaroi se rreziku i të ashtuquajturës “Deklaratës së Tiranës” nuk ka kaluar dhe se qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm për shkak të siç tha, deklaratave të partive shqiptare të cilat nuk tërhiqen nga Deklarata derisa ajo të zbatohet.

“Prej kur Zaevi dorëzoi garancionet dhe kur nënshkroi dokumentin se nuk do ta pranojë Deklaratën e Tiranës, unë e mora me rezervë, duke ditur karakterin e tij dhe praktikën se shumë herë i ndryshon qëndrimet. Kështu që duhet të ndiqet me vëmendje, veçanërisht pas deklaratave të qarta të partnerëve të tij siç është, Ziadin Sela dhe të tjerë nga BDI-ja”, u përgjigj Gruevski në pyetjet e gazetarëve, pas hetimeve të aktiviteteve për realizimin e disa projekteve në Demir Kapi, përcjellë Telegrafi Maqedoni

Sipas Gruevskit, reagimi i qytetarëve përmes protestave për disa ditë me radhë ka qenë i drejtë, pasi kanë parashikuar se po përgatitet diçka jo e mirë për vendin.

Largohen nga puna 15 policë, nuk vepruan profesionalisht kur u sulmuan deputetët

Periskopi.com Lajme

Ministria e Brendshme ka pezulluar edhe 15 policë të tjerë të cilët më 27 prill në Kuvend nuk kanë vepruar profesionalisht.

Në mesin e të pezulluarve është edhe ndihmës ministri i angazhuar për çështje telekomunikimi Nebojsha Stajkoviq, i cili do të mbajë përgjegjësi për mos funksionimin e tetra- sistemit, i cili regjistron komandot nga drejtoritë kryesore në MPB siç janë Drejtoria e Sigurisë dhe Kundërzbulimit, Byroja për Siguri Publike dhe drejtoria e gjashtë, gjatë dhënies së urdhrave në masa operative dhe aksione policore.

Ministri i Brendshëm Agim Nuhiu kohë më parë në Alsat paralajmëroi hetim të plotë për mos funksionimin e sistemit për regjistrimin e komandove që nga viti 2014.

“Menjëherë kam kërkuar ekspertizë dhe vlerësim se vallë janë të inçizuara të gjitha komandat që janë dhënë nga tetra sistemi. Kam thirrur ekspert gjerman dhe është bërë vlerësimi se dy serverë nuk kanë qenë të kyçur në aparatin për inçizim dhe se një gjë e tillë nuk funksionon nga vitit 2014′, ka deklaruar Agim Nuhiu, Ministër i Brendshëm.

Pak ditë pas ngjarjeve të përgjakshme, nga MPB u pezulluan gjashtë persona. Ndër ta janë Oliver Popovski, kryeshef i preventivës, Marjan Mitevski, kryeshef i sigurimit të Trajko Veljanovskit, Sasho Milloshevski inspektor për të cilin është konstatuar se ka penguar policët të formojnë kordonë, Mite Mihajllov, inspektor në SPB Shkup dhe Abdylfetah Alimi i punësuar në drejtorinë e gjashtë, i cili më pas ka shpëtuar kreun e LR PDSH-së Zijadin Sela.

Përveç pezullimeve drejtori i Byrosë për Siguri Publike Mitko Çavkov është shkarkuar nga Shtabi operativ dhe në vendin e tij është emëruar Goranço Savovski. Numri i policëve të pezulluar pritet të shtohet me përfundimin e raportit nga Kontrolli i Brendshëm pranë MPB-së i cili pritet të finalizohet javën e ardhshme.

Shqiptarët me tetë ministri në Qeverinë e Zoran Zaevit

Periskopi.com Lajme

Ka përfunduar takimi i parë mes Zoran Zaevit dhe Ali Ahmetit të cilët po diskutojnë për formulimin e qeverisë. Takimi zgjati me orë të tëra sot në selinë  e SDSM-së, shkruajnë mediet atje, përcjellë arbresh.

Sipas të dhënave të fundit, të dy partitë kanë rënë në pajtim për temat më të rëndësishme për formimin  e qeverisë dhe rreth ndarjes së ministrive. Por, pas mbledhjes asnjëri nga liderët nuk ka dhënë ende deklaratë të hapur për mediat në Maqedoni.

Në lojë janë disa emra si Radmilla Sheqerinska, Dragan Tevdovcki, Oliver Spasovski, Mila Carovska ,Lupqo Nikollovski dhe Edmond Ademi që pothuajse janë vendosur që të jenë ministra për kabinetin e ardhshëm të Qeverisë së Maqedonisë së drejtuar nga Zoran Zaev.

Partia politike e shqiptarëve do të marrë tetë ministri, dy prej të cilave pa resor. Për pozitën zëvendës kryeministër përmendet emri i Izet Mexhitit ,ndërsa Teuta Arifi ka mundësi që të jetë shefi i ri i diplomacisë shtetërore.

 

Babë e bir arrestohen për masakrimin e Ziadin Selës, Prokuroria i akuzon për veprën ‘vrasje’ (Foto)

Periskopi.com Lajme

Prokuroria Publike ka theksuar se deri më tani, janë identifikuar dy persona të përfshirë në sulmin ndaj Ziadin Selës gjatë ngjarjeve të përgjakshme në Parlament më 27 prill.

Nga provat e deritanishme të mbledhura, Zyra e Prokurorit Publik ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar se këta dy njerëz së bashku me të tjerët, të cilët në këtë pikë janë të paidentifikuar, kanë kryer veprën penale “Tentim Vrasje” nga neni 123 paragrafi 1 në lidhje me nenin 22 dhe në lidhje me nenin 19 të Kodit Penal, njofton TetovaSot.

“Prokurori publik kompetent ka sjellë Urdhër për të kryer një hetim kundër dy personave për veprën penale të supozuar. Në të njëjtën kohë, pas vlerësimit të Prokurorisë Publike, kundër dy të dyshuarve është e domosdoshme të caktohet masa për sigurin e tyre, për shkak se prokurori deri tek gjykatësi i procedurës paraprake ka dorëzuar Propozimin për përcaktimin e masës së paraburgimit, për shkak se egzistojnë të gjitha bazat ligjore për ta bërë këtë.

Gjithashtu, për sqarimin e plotë të këtij krimi janë nga ana e prokurorisë publike është dhënë urdhëri për veprim të menjëhershëm të Ministrisë së Brendshme për të siguruar dokumente dhe informata relevante “, thonë nga Prokuroria Publike.

Këto janë kriminelët maqedonas që i kërkon policia për dhunën në Kuvend, nëse i njihni paraqituni në Polici (Foto)

Periskopi.com Lajme

Më poshtë janë publikuar disa fotografi nga CentarNews me të dyshuarit e dhunshëm për të cilët policia është vënë në kërkim të tyre.

Policia thotë se për çdo informacion në lidhje me identitetin e personave në kohën më të shpejtë të mundshme të lajmëroheni në polici.

Fotot janë lëshuar në të gjitha stacionet policore për të identifikuar individët,ndërta  MPB-ja do të arrestojnë të gjithë ata që kanë hyrë në parlament, janë identifikuar 245 dhunues, por çdo ditë po identifikohen persona të tjerë.

Kriminelët maqedonas tani kërcënojnë deputetët e VMRO-së (Foto)

Periskopi.com Lajme

Disa nga protestuesit e dhunshëm që më 27 prill kanë hyrë në parlament dhe kanë sulmuar fizikisht deputetët nga shumica parlamentare, përmes rrjeteve sociale tani kërcënojnë deputetët nga VMRO-DPMNE, njofton TetovaSot.

Njëri nga kriminelët dhe banditët që u përhap në media dhe në rrjetet sociale, i cili u identifikua si Vlado Georgiev Cernozemski, deputetët e VMRO-DPMNE i ka shpallur si tradhtarë.

Ky kriminel ka akuzuar deputetët e VMRO-së, se pse ata kanë qëndruar të qetë teksa është kënduar himni shqiptar në Parlament.

Ai më tej thekson se protestuesit i kanë deklaruar si fajtorë, ndërsa deputetët e VMRO-DPMNE-së ai i ka quajtur tradhtarë.

Talat Xhaferi letër të re Ivanovit, befason të gjithë

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, i ka dërguar letër të re presidentit të shtetit Gjorge Ivanov.

Në konsultime mes shërbimeve të Kuvendit dhe kabinetit të presidentit, sipas TV24, janë harmonizuar paqartësitë ligjore në lidhje me publikimin e vendimit në Gazetën Zyrtare.

Që të mos komplikohet situata pa nevojë, kryetari i Kuvendit sot i ka shkruar letër të re Ivanovit, përmes të cilët e njofton për shumicën e re parlamentare, me çka edhe zyrtarisht fillon afati në të cilin Ivanovi duhet ta ndajë mandatin për qeverinë e re.

Pritet që pas kësaj letre Ivanovi do t’ia ndajë mandatin kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, i cili do të nis bisedimet me partitë shqiptare për përbërjen e re qeveritare.

Live nga varrimi i shqiptarit të vrarë në Maqedoni (Video)

Periskopi.com Lajme

Mijëra qytetarë  po marrin pjesë në varrimin e kryetarin e Komunës së Bogovinës, Hazbi Idrizin.

I ndjeri do të varroset tek varrezat e fshatit të lindjes në Boogovinë.

 

 

Talat Xhaferi nuk ndalet, thotë se edhe seancat do i drejton në shqip (Video)

Periskopi.com Lajme

Kryetari i ri i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, ka thënë se e ka ndërmend që seancat parlamentare t’i drejtojë edhe në gjuhën shqipe.

I ftuar në një emision në maqedonisht, Xhaferi i pyetur se në çfarë gjuhet do t’u drejtohet deputetëve, ai ka thënë se në ato gjuhë që kushtetuta ia mundëson.

“Seancën e parë do ta udhëheq në gjuhën që ma lejojnë ligjet e Maqedonisë, ato janë gjuha shqipe dhe maqedonase”, pohoi ai.

 

 

Arrestohet edhe një person për ngjarjet në Kuvendin e Maqedonisë

Periskopi.com Lajme

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se njësiti “Alfa” në stacionin policorë në Kisella Voda, mbrëmë ka arrestuar A.P (65) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimeve për veprën penale “pjesëmarrje në turmë” më 27 prill në Kuvend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

MPB gjithashtu njofton se në kuadër të masave që SPB Shkup po ndërmerr për identifikimin e pjesëmarrësve në ngjarjet më 27 prill në Kuvend, më 5 maj në bisedë informative janë thirrur edhe tre persona, dy nga Shkupi një nga Velesi.

Në njoftim thuhet se SPB Shkup në konsultim me bashkëpunim me Prokurorinë Publike në Shkup edhe më tej po ndërmerr masa në lidhje me ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë.

Maqedonia në rrezik të një gjakderdhjeje të re

Periskopi.com Lajme

Para 10 vitesh Nikola Gruevski erdhi në pushtet në Maqedoni. Por ajo nga një vend shembullor është shndërruar në një prej shqetësimeve më të mëdha në rajon dhe Evropë.

“Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë (FYROM) ka qenë dikur shembull i afrimit të suksesshëm me Bashkimin Evropian. Ndërkohë që tani po largohet nga kjo rrugë nga dita në ditë. Ajo po e humb besimin e fituar me shumë mund”, thotë për DW, Michael Roth, Sekretar shteti në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë.

Vendi me dy milionë banorë konsiderohet si një ndër vendet më të polarizuara në Ballkan. Urrejta mes kundërshtarëve politikë është futur thellë në të gjitha poret e shoqërisë. Lufta e pakompromis për pushtet mes konservatorëve të udhëhequr nga ish-kryeministri  Nikola Gruevski dhe socialdemokratëve të Zoran Zaevit po zgjatë gati tre vjet. Maqedonia që dikur ishte nxënëse shembullore me një demokraci multietnike është shndërruar ndërkohë në një vend që shqetëson thellë BE-në dhe SHBA-në.

ImageMaqedonia konsiderohet si një ndër vendet më të polarizuara në Ballkan

Besimi i humbur

Por kjo nuk ishte gjithmonë kështu. Për vite të tëra, në vitet 1990-të, Maqedonia (e cila ka shpallur pavarësinë ne vitin 1991) ka arritur të mbetet jashtë flakës së luftërave në ish-Jugosllavi. Një dekadë më vonë vendi u përfshi në një luftë gjysëmvjeçare mes forcave të sigursë dhe kryengritësve shqitparë, por ajo u tejkalua me nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës. Në vitin 2005 Maqedonia mori statusin e kandidatit për anëtarësim në BE – si vendi i dytë i ish-Jugosllavisë, pas Sllovenisë.

Në takimin e NATO-s në Bukuresht  me 2008 erdhi kthesa. Greqia përdori veton kundër pranimit të Maqedonisë në NATO, për shkak të mosmarrëveshjeve rreth emrit të saj. Mosmarrëveshjet rreth emrit kanë përshkallëzuar dhe nuk janë zgjidhur deri më sot. Greqia nuk e ka pranuar propozimin e Shkupit që ky vend të pranohet në NATO me emrin “Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë”, ndonëse në vitin 1993 ka pranuar që ajo me të njëjtin emër të pranohet OKB. Periudha e fillimit të stanjacionit të Maqedonisë lidhet me kohën e ardhjes në pushtet të partisë VMRO.

Histeria e nacionalistëve

Nikola Gruevski e shfrytëzoi këtë kundërshtim të Greqisë për të ardhur në pushtet. Ai fitoi bindshëm zgjedhjet parlamentare – falë parullave populiste dhe ndjenjave të lënduara tek maqedonasit e frustruar. Për të qetësuar histerinë nacionaliste, Komisioni Evropian ka sugjeruar në vitin 2009 që të hapen negociatat e anëtarësimit në BE. Por vendimi ishte i vonuar, mendojnë ekspertët. “Vetoja e Greqisë e ka dëmtuar në Maqedoni besimin ndaj BE-së. BE-ja nuk e ka ushtruar si duhet presionin për transformimin e duhur të këtij vendi dhe vendosjen e shtetit juridik”, thotë Nikola Dimitrov, ish-ambasador dhe përfaqësues i Maqedonisë në negociatat me Greqinë.

Klima politike u helmua. Sulmet fizike ndaj kundërshtarëve politikë u bënë të përditshme. Ata që mendonin ndryshe etiketoheshin si “tradhëtarë”, ndërsa presioni ndaj gazetarëve u shtua. Korrupsioni, klientelizmi dhe kontrolli i sistemit juridik dhe i mediave – të gjitha këto mund të gjenden edhe në raportet vjetore të Komisionit Evropian.

Gruevski i dyshuar

Gruevski forconte aparatin e pushtetit nga dita në ditë, deri në janar të vitit 2015 kur filluan protestat e udhëhequra nga Zaevi. Qindra mijëra telefonata të përgjuara ilegalisht të politikanëve dhe sipërmarrësve u bënë publike. U zbulua edhe përfshirja e politikanëve në shumë afera korruptive dhe keqpërdorime të pushtetit. Stabiliteti i vendit ishte i mundur vetëm falë angazhimit të BE, SHBA dhe Gjermanisë.

Për zbardhjen e këtyre aferave dhe krimeve u themelua edhe një Prokurori Speciale, e cila ka hapur deri tani 30 procese hetimore. Ndër të dyshuarit dhe akuzuarit janë edhe Gruevski dhe shumë bashkëpunëtorë të tij të ngushtë. Gruevski dhe klika e tij e kanë tani të qartë: në pushtet apo në burg.

Gruevski fitoi në zgjedhjet e parakohshme, në dhjetor të vitit 2016, por ai nuk gjeti ndonjë partner me të cilin do të krijonte qeverinë. Partia shqiptare BDI, e cila ishte në pushtet me Gruevskin tetë vite, vendosi të bëj koalicion me socialdemokratët në opozitë.

Në momentin kur e kuptoi, se e ka humbur shumicën, Gruevski sërish nxori mbi tavolinë letrën e nacionalizmit. Platforma politike e partive shqiptare, e cila deri atëherë për Gruevskin nuk paraqiste ndonjë problem, tani u shndërrua në një problem shumë të madh. Papritur Gruevski e shpalli tani këtë platformë si cënimin më serioz të shtetit maqedonas, me qëllim që të mobilizojë forcat nacionaliste në vend.

Dhuna dhe gjakderdhja e mundshme

Si pasojë e kësaj propagande erdhi futja e dhunshme e simpatizantëve të Gruevskit në Parlament dhe dhuna e 27 prillit. Përpjekja për të shkaktuar një krizë të re etnike në Maqedoni megjithatë dështoi. Gruevski ka dështuar deri tani në përpjekjet e tij për ngritjen e tendosjeve ndëretnike, falë edhe angazhimit të faktorit ndërkombëtar, që shumë shpejt e vuri gishtin tek fajtori dhe dënoi ashpër dhunën në Parlament.

Por Gruevski edhe më tej ka mundësi që së bashku me mbështetësit e tij të shkaktojë gjakderdhje. Deputeti gjerman në Bundestag, Josip Juratovic, pohon: “Gruevski duhet të vendosë – të përgjigjet para autoriteteve ndaj akuzave për korrupsion, apo të vazhdojë me përpjekjet për tensionimin e gjendjes që më pas mund të rezultojë me akuza ndaj tij për krime lufte.”/DW

Maqedonia në pritje të Qeverisë së re

Periskopi.com Lajme

Kryetari i ri i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, njoftoi presidentin e vendit mbi formimin e shumicës së re parlamentare dhe plotësimin e të gjitha kushteve për mandatimin e Zoran Zaevit për kryeministër.

Kryeparlamentari Talat Xhaferi theksoi, se thirrja e seancës së radhës të Parlamentit varet nga mbërritja e propozim-programit dhe propozimit për përbërjen e Qeverisë së re. Ai ka thënë se kjo do të kryhet në një afat prej 15 ditëve.

“Presidenti Ivanov ka obligim që në një afat prej 10 ditësh të reflektojë dhe të japë mandat. Nëse ai nuk jep mandat, në mënyrë hipotetike tani Parlamenti ka të drejtë ekskluzive për çështje të vendosjes së zgjedhjes të qeverisë së ardhëshme dhe në këtë kontekst kompetenca e Parlamentit dhe kryetarit të parlamentit nuk varet nga asnjë institucion tjetër”, shprehet kryetari i parlamentit Talat Xhaferi.

Zaev: Çdo pengim i transferimit të pushtetit do të ndëshkohet

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, beson se presidenti kësaj radhe nuk do ta shkelë Kushtetutën dhe do t’i japë atij mandatin për formimin e qeverisë së re. Ai hodhi poshtë pretendimet e kreut të shtetit se shumica e re parlamentare rrezikon të ardhmen e vendit.

“Jam i gatshëm që të vizitoj presidentin Ivanov. Do t’i ftojmë edhe partnerët e koalicionit nëse duan të na bashkohen dhe me Ivanovin të bisedojmë për karakterin unitar të shtetit, NATO-n, BE-në, multietnicitetin, pra për të gjitha ato çështje që brengosin Ivanovin. E gjitha kjo do të ishte në funksion që sa më parë të marrim mandatin dhe të formojmë kabinetin e ri qeveritar”, ka deklaruar Zaev.

Kreu i LSDM-së.Ai beson se deri në fund të muajit mund të formohet qeveria e re, por gjithçka varet nga Ivanovi nëse do t’i japë mandatin. LSDM vlerëson se nevojitet pjekuri nga të gjitha subjektet politike, institucionet, të punësuarit dhe individët, sipas obligimeve ligjore, përgjegjësisë personale dhe në pajtim me interesat shtetërore, të mundësohet formimi i qeverisë së re.

“Çdo pengim i transferimitt të pushtetit dhe çdo veprim joligjor është ndëshkues sipas ligjeve ekzistuese”, ka deklaruar Zoran Zaev kryetar i LSDM-së.

Reagimi i presidentit

Nga kabineti i presidentit konfirmojnë marrjen e letrës, përmes së cilës konfirmohet shumica parlamentare dhe zgjedhja e kryetarit të ri të Parlamentit.

“Kabineti i kryetarit të shtetit konfirmon se ka arritur letër nga parlamenti. Presidenti Gjorgje Ivanov do të veprojë konform kushtetutës dhe praktikës së vendosur”, thuhet në kumtesën e kabinetit të presidentit të Maqedonisë.

Kushtetuta ia garanton mandatin shumicës parlamentare

Profesori universitar, Vllado Popovski vlerëson se presidenti tani më është i obliguar t’ia jep mandatin Zaevit, sepse janë mbushur të gjitha kushtet.

Kushtetuta është e qartë në këtë aspekt dhe nuk parasheh obligime tjera të caktuara per presidentin, përpos se është i detyruar që në afat prej 10 ditësh të ndajë mandatin.“Çdo hap tjetër i presidentit do të ishte mosrespektim i Kushtetutës. Ne kemi edhe zyrtarisht një deklaratë nga kabineti i presidentit, se ai do ta respektojë Kushtetutën”, thotë Popovski.

Kryeparlamentari i ri Talat Xhaferi vetëm njofton presidentin e shtetit se është siguruar shumica parlamentare, ky është hapi i parë për të lëvizur procesin, më pas përgjegjësia për dhënien ose jo të mandatit, i mbetet presidentit, vlerëson eksperti i çështjeve juridike Osman Kadiu .

“Me njoftimin duhet të ceken jo të kërkojë nga kryetari besimin e mandatit, kryetari i parlamentit nuk mund të obligojë kryetarin e shtetit, ai e njofton vetëm për dy çështje: është zgjedhur kryetari i parlamentit dhe dy- se është siguruar shumica parlamentare. Më tutje vetë kryetari i shtetit e di se ç’ duhet të bërë. Atë që duhet të bëj kryetari i shtetit e obligon kushtetuta. Kushtetuta thotë, se me plotësimin e kushteve kryetari i shtetit detyrohet ta besojë mandatin përfaqësuesit të koalicionit, i cili ka fituar shumicën parlamentare”, shprehet profesori Osman Kadriu.

Analisti politik Jove Kekenovski vlerëson se VMRO-DPMNE është detyruar të shkojë në opozitë për shkak të presionit të fuqishëm ndërkombëtar, ndonëse nuk beson se Gruevski do të largohet nga drejtimi i partisë.

Kekenovski thotë se Gruevski partinë e shfrytëzon si mburojë për të mos iu përgjigjur drejtësisë për akuzat që janë ngritur ndaj tij dhe bashkëpunëtorëve të tij për përfshirje në vepra kriminale.

“Unë jam më shumë se i sigurt se Gruevski tani po edhe gjatë periudhës së ardhshme do të luaj me kartën nacionaliste që partia, përkatësisht anëtarësia e VMRO-DPMNE-së, edhe më tej t’i shërbejë si “mish për top” që ai të mund të shpëtojë nga veprat e shumta kriminale, për të cilat hetohet dhe ndiqet nga Prokuroria Speciale Publike”, vlerëson Kekenovski.

Çfarë kërkuan njësia speciale ”Tigrat” në Operën dhe Baletin e Maqedonisë? (Foto/Video)

Periskopi.com Lajme

Burime të 24Vesti bëjnë të ditur se dy ditë para ngjarjeve në Kuvendin e Maqedonisë, 15 pjesëtarë të njësisë speciale ”Tigrat” kanë bërë ushtrime në Operën dhe Baletin e Maqedonisë (OBM).

Ky burim nga OBM-ja ka dërguar edhe fotografi në redaksi ku mund të shihen pjesëtarë të armatosur të ”Tigrave” se si dalin nga objekti.

Ata kanë hyrë në OBM përmes bodrumit, kurse ushtrimi ka zgjatur rreth një orë. Drejtori i OBM-së, Igor Durllovski, as e mohoi, as e vërtetoi këtë informacion.

24Vesti ka kërkuar sqarime nga MPB-ja në lidhje me këtë rast, se përse mbahen ushtrime pikërisht në OBM, ku drejtori është njëri nga organizatorët e protestave dhe përse kjo njësi nuk u aktivizua për të shpëtuar deputetët, por nuk janë përgjigjur për këtë çështje.

Durllovski nuk ka dhënë sqarime tjera, ndërkaq është tërhequr nga organizimi i protestave të përditshme të shoqatës ”Për Maqedoni të Përbashkët”.

Reagon Zekiri për lirimin e sulmuesit të Ziadin Selës: I njohim mirë ata që e shpëtuan

Periskopi.com Lajme

Deputeti nga radhët e LSDM-së, Muhamed Zekiri në rrjetin e tij social ka akuzuar ata që shiten si heronj, dhe se ia kanë shpëtuar jetën Ziadin Selës, pasi sipas tij i njohin ata që e kanë ndihmaur vërtet Ziadin Selën dhe deputetë e tjerë.

“Shume heroj na dolen pas beteje, paramendoni i ngriten ne qiell disa epror te policise qe paskan shpetuar kete apo ate. O njerez ata bashke me kolege tjere ne MPB duhet te japin llogari pse nuk e parandaluan dhunen e jo te na paraqiten si hero tani.

I njohim mire kush ne te vertet ka ndihmuar edhe Ziadin Selen edhe deputet tjere, jane police te sinqert e me zemer, por jo edhe eproret qe tani na shiten neper fb e portale se na qenkan heronje!”, shkruan Muhamed Zekiri në fb.

Ziadin Sela befason Shpend Ahmetin, e pret në tavolinë pune brenda spitalit (FOTO)

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti sot në Spitalin e Tetovës, ka vizituar kryetarin LR-PDSH-së, Ziadin Sela.

Ziadin Sela, sot e ka pritur në ambientet e Spitalit të Tetovës, Shpend Ahmetin dhe ka falënderuar përzemërisht për vizitën e tij, raporton TetovaSot.

Ziadin Sela është në gjendje stabile dhe pritet shumë shpejt të lirohet edhe nga Spitali.

”Sot jam më i gëzuar sepse Ziadin Sela ishte në gjendje shumë të mirë dhe shpresoj që shumë shpejtë do të rikuperohet dhe do t’i kthehet jetës politike. Është e qartë që gjithë ky sulm ka qenë i organizuar, është e qartë që ka patur qëllime edhe më të këqija se ky epilog që e ka sot, por besoj që edhe për Ziadinin dhe të tjerët vlen e njëjta gjë që nëse kanë menduar ta frikësojnë nga aktivizmi politik, unë mendoj se kanë bërë të kundërtën”, theksoi Ahmeti.

“Ne i shprehim solidaritetin tonë, dhe i themi Ziadinit që në momente të këtilla ne do të jemi gjithmonë bashkë. Shpresoj të mos përsëritet asnjëherë, por të jemi sy hapur për gjithçka që ndodhë me shqiptarët në Maqedoni dhe gjithandej”, tha kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Në Maqedoni sërish mund të ketë trazira, Zaev kërcënon Talat Xhaferin

Periskopi.com Lajme

Kryetari i LSDM në Maqëdoni, Zoran Zaev deklaroi sot se pret që kryetari i ri i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi i BDI-së, ta “përmirësojë gabimin” dhe ta heqë flamurin kombëtar shqiptar nga zyra e tij.

I pyetur nga gazetarët për koment lidhur me vendosjen e flamurit kombëtar shqiptar pranë atij maqedonas në kabinet nga ana e kreut të ri të Parlamentit, Zaev tha se “ligjet në Maqedoni janë të qarta dhe duhet të respektohen” dhe se “personi që e ka bërë gabimin duhet ta përmirësojë atë”.

Zaev deklaratën e bëri pas takimit me zyrtarët e OSBE-së sot në Shkup. Ai sot më herët takoi liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti dhe vizitoi në spitalin e Tetovës liderin e LR-PDSH-së Ziadin Sela, i cili po rikuperohet për rrahjes mizore nga huliganët maqedonas të enjten e kaluar në Kuvendin e Maqedonisë.

Zaevi gjithashtu deklaroi se pret që presidenti maqedonas Gjorge Ivanov t’ia japë mandatin, në mënyrë që deri në fund të muajit ta formojë qeverinë e re.

 

 

Xhaferi – serbëve: Flamurin kuq e zi do e mbajë gjithmonë

Periskopi.com Lajme

Kryetari i ri i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi ka sqaruar për mediat serbe dhe maqedonase pse flamuri shqiptar gjendet në zyrën e tij.

Ai këtë sqarim e ka bërë nga Brukseli, ku kishte takuar komisionarin Johannes Hanh.

Ky sqarim ka bërë që Xhaferi sërish të gjendet në ballinat e mediave kryesore në Serbi.

“Mendoj se askush nuk duhet të ndjehet i kërcënuar nga flamuri, sepse ai është simbol i joni, i përkatësisë sonë, dhe në aspekt institucional mendoj se flamuri gjendet në vendin e duhur ku edhe i takon të jetë ngaqë të gjithë ne identifikohemi me atë gjatë bartjes së funksionit të caktuar”, kështu është shprehur kryetari i ri i Kuvendit, Talat Xhaferi për Tanjug.

Ai ka shtuar se i kupton të gjitha reagimet, por pas ndodhive të 27 prillit (kur u sulmua Kuvendi i Maqedonisë, deputetë e gazetarë) konsideron se të gjithë duhet të kuptojmë se “as flamuri e as programet politike të partive shqiptare nuk janë ata të cilat ndikojnë në jetën politike në Maqedoni, sepse janë në pajtueshmëri me Kushtetutën dhe ligjet dhe se nuk cenojnë asgjë”.Xhaferi është pyetur edhe për qeverinë e re, duke thënë se është i detyruar ta pres 10 ditë presidentin për t’ia dhënë mandatin shumicës së krijuar në Kuvend.