640x480-general-manushaqe-shehu-1-640x478

Gjeneralja shqiptare e parë në Ballkan insipirohet nga gjenerali amerikan i luftës

Manushaqe Shehu, gruaja e parë që bëhet Gjeneral në Ballkan, thotë se ia borxh suksesin mbështetjes familjare duke u mbështetur gjithashtu në një moto të heroit amerikan të luftës.

Periskopi.com Lajme

Manushaqe Shehu u bë Gjenerale e Forcave të Armatosura Shqiptare më 16 nëntor.

Kjo ishte një pikë kthese në historinë shqiptare dhe atë të Ballkanit. Në moshën 51 vjeçare ish-kolonelja është gruaja e parë që arrin kaq lart në ekzistencën 104 vjeçare të Shqipërisë si shtet i pavarur.

Në ndërkohë Shqipëria ka fituar njohjen si shteti i parë në Ballkan që ka graduar një grua në gradën e Gjeneralit.

Ajo iu bashkua ushtrisë shqiptare 32 vjet më parë, kur ishte 19 vjeçe, duke vazhduar në hapat e anëtarëve të tjerë të familjes, tha ajo në një intervistë për BIRN-in.

“Unë vij nga një familje ushtarake. Babai, xhaxhai dhe dy vëllezërit e mi ishin pjesë e ushtrisë”, tha ajo.

Gjeneralja Shehu tha për BIRN se i ka mbijetuar vështirësisë së jetës si grua në ushtri me një vullnet të fortë dhe me krenarinë që e ka marrë duke marrë pjesë në aktivitete të rëndësishme ushtarake.

Gjithsesi, ajo thotë se gjatë karrierës së gjatë ushtarake ajo është përballur me momente të vështira kur duheshin jo vetëm rezerva të forcës fizike por edhe mentale.

“Ka pasur momente shumë të vështira në punën time. Më kujtohet kur duhej të marshoja 24 orë në shi me pajisje me peshë 40 kilogramë”, thotë ajo.

“Një nga situatat e mia më kritike ishte në malin Pjece në vitin 1988. Ne u vendosëm atje në tenda , por për shkak të një stuhie të borës mbetëm aty për një muaj”, shtoi Shehu.

Shqipëria u bë pjesë e NATO-s në vitin 2009 dhe që nga atëherë ushtria shqiptare vazhdimisht i ka mbështetur misionet e aleancës me trupa ushtarakë dhe shërbime të tjera.

Në vijë me standardet e NATO-s, shteti nuk ka më një ushtri të madhe me rekrutim por një ushtri profesionale me një personel prej 8500 vetë, me rreth 14 përqind të tyre të gjinisë femërore.

Nëna e dy fëmijëve, Shehu thotë se mbështetja e familjes së saj ka qenë qenësore për suksesin në karrierë.

“Dy fëmijët e mi dhe burri im kanë qenë inspirimi im për të bërë më shumë në karrierë. Pa ndihmën e tyre, nuk do të kisha mbërritur ku jam”, thotë ajo.

Gjithsesi, ndonjëherë jeta dinamike e ushtrisë e ka çmimin e vet. Gjeneralja Shehu pranon se nuk ka qenë pranë fëmijëve të saj sa herë që është dashur për shkak të angazhimeve në punë.

“Si nënë, ka pasur mjaft momente të vështira, përgjithësisht kur fëmijëve të mi iu kam dashur dhe nuk kam qenë afër tyre,”, tha Shehu.

Ajo gjithashtu pranon se ka dashur të bëhet Gjenerale prej momentit që është bërë oficere.

Por ajo filloi ta besojë ëndrrën e saj si të mundshme vetëm në vitin 2010, kur u gradua në gradën e Koloneles, pasi kreu studimet Master në siguri kombëtare.

Ajo beson se mundësitë për t’u graduar më tej në shkallën e Gjenerales u përmirësuan kur Shqipëria bëri për herë të parë një Ministre të Mbrojtjes, Mimi Kodheli në vitin 2013.

“Kam pasur një mundësi të madhe në momentin kur Mimi Kodheli u bë minister, megjithëse pasi u bëra kolonele vetëm se kisha filluar të besoj se vërtetë mund të shkoj para në karrierën ushtarake”, tha ajo.

Në jetë dhe punë ajo mbetet e udhëhequr nga fjalët e një Gjenerali tjetër, më të famshëm, heroit amerikan të Luftës së Dytë Botërore, dhe Presidentit pauses, Dëight ‘Ike’ Eisenhoëer, motoja e të cilit ishte, “Planet janë asgjë, planifikimi është gjithçka”.

Manushaqe Shehu

Njihuni me gjeneralen e parë femër në Forcat e Armatosura të Shqipërisë

Manushaqe Shehu është e para femër që gradohet gjenerale në historinë 104-vjeçare të Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Shehu është dekoruar me gradën Gjeneral Brigade nga kreu i shtetit, Bujar Nishani.

Periskopi.com Lajme

51-vjeçarja nga Peshkopia ka marrë titullin Oficere në vitin 1984, dhe në karrierën e saj prej 32 vitesh në uniformë ka shërbyer në disa detyra dhe funksione. Shehu përfundoi në 1984 studimet në Akademinë e Lartë të Oficerëve në Tiranë, dhe u emërua shefe logjistike në Brigadën e Peshkopisë. Ndërkohë në vitet1989-1994 përfundoi fakultetin e Drejtësisë në Shkodër.

Në vitin 1991 merr gradën Kapiten i Parë. Që nga fillimet e karrierës së saj ushtarake deri në vitin 2000 ka punuar në detyra të ndryshme në fushën e logjistikës, financës etj. Gjatë viteve 2000-2002 punon në ekipin amerikan të Departamentit të Mbrojtjes të USA, pranë MM, si përkthyese, njëkohësisht kryen studime pasuniversitare (Kursin Themelor të Oficerit në Shtab), në Akademinë e Mbrojtjes, Tiranë, raporton TopChannel.

Në vitin 2003 merr gradën Major. Gjatë kësaj periudhe, ka qenë nismëtare e disa projekteve për ristrukturimin e FA dhe anëtare e bordit të kompanisë amerikane SAIC për ndryshimin e strukturave të FA, si dhe anëtare e bordeve drejtuese të ndryshimit të disa rregulloreve të logjistikës në FA.

Në vitin 2004-2005, përfundon shkollën logjistike ADAMS P&P në Francë si dhe Akademinë e Shtabit të Përgjithshëm Spiro Moisiu në Tiranë.

Në vitin 2006 merr gradën Nënkolonel. Nga 2007 deri në vitin 2011 ka asistuar ish-presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi në pozicionin e Këshilltarit për Sigurinë.

Gjatë kësaj periudhe përfundon studimet në Kolegjin e Lartë Rajonal të Sigurisë dhe të Mbrojtjes, Tiranë.

Është autore e disa botimeve si dhe ka marrë pjesë në kurse dhe trajnime në vende të aleancës dhe partnere.

Në vitin 2010 përfundon Masterin Shkencor MND në fushën Sigurisë Kombëtare dhe po në këtë vit merr gradën Kolonel.

Gjatë karrierës së saj, znj. Shehu është dekoruar me urdhra e medalje të ndryshme nga ministri i Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm.

Ajo është pjesëmarrëse në stërvitje të përbashkëta me vende anëtare të NATO-s dhe po ashtu aktiviste dhe drejtuese e nismave në ndihmë të grave ushtarake dhe civile të FA dhe të rajonit.

Më 2012 emërohet drejtoreshë në Shtabin e Përgjithshëm.

Që prej 1 nëntorit të këtij viti është komandante e Akademisë së Nënoficerëve, detyrë të cilën vijon ta ushtrojë.