milan-juve

Derbi i takon Milanit (Video)

Milani ka mposhtur Juventusin në derbin e zhvilluar në San Siro.

Periskopi.com Sporti

‘Rosonerët’ shënuan fitore minimale përballë bardhezinjve, me rezultat 1:0.

Të vetmin gol në këtë sfidë e shënoi talenti Manuel Locatelli, gol ky i shënuar në minutën e 65-të.

Të përzgjedhurit e Massimiliano Allegrit nuk arritën të barazojnë rezultatin në pjesën e mbetur të ndeshjes, ndonëse me raste dhe me posedim dominuan.

Pas kësaj fitore, Milani renditet në pozitën e dytë me 19 pikë, dy më pak sesa Juventus.

Periskopi.com