Ky është gjyqtari që do ta gjykojë derbin Man Utd-Liverpool

Federata angleze ka vendosur për gjyqtarin që do të ndajë drejtësinë në derbin më të madh të në Angli.

Periskopi.com Sporti

Manchester United dhe Liverpool do të takohen më 15 janar në Old Trafford, për të zhvilluar derbin e xhiros së 21-të në Premier League.

Michael Oliver është caktuar për të ndarë drejtësinë.

Ai ka një mesatare për karton 0.25 për ndeshje.

Takimi zhvillohet nga ora 17:00. /Periskopi/

Milan në garë për super-yllin e United

Milan është dorëzuar për shërbimet e mesfushorit spanjoll Gerard Deulofeu.

Periskopi.com Sporti

Sipas TuttoSport, rosonerët janë duke menduar të transferojnë yllin holandez të Manchester United, Memphis Depay.

Depay ka dështuar totalisht në ‘teatrin e ëndërrave’ dhe tashmë është e sigurtë se ai do të largohet nga United.

depay
Memphis Depay, Manchester United

Ai nuk ka arritur të shkëlqejë nën urdhrat e Jose Mourinhos, i cili nuk e ka më në planet e veta.

‘Rossonerët’, janë duke shqyrtuar mundësinë e huazimit të holandezit me të drejtë blerje. /Periskopi/

 

Zyrtare: Largohet ylli i Manchester United

Manchester United ka huazuar portierin e tretë të skuadrës anglezin, Sam Johnstone në drejtim të Aston Villa.

Periskopi.com Sporti

Trajneri portugez Jose Mourinho, kishte konfirmuar se vetëm Johnstone do t’i lejohet të largohet nga OldTrafford në formën e huazimit.

johnstone

Johnstone është prodhim i akademisë së ‘djajëve të kuq’ dhe do të qëndrojë deri në fund të sezonit te skuadra e Aston Villas.

United pritet të largojë dy mesfushorët, Memhphis Depay dhe Morgan Schneiderlin. /Periskopi/

 

 

 

Evra po rikthehet në Premier League

Legjenda e Manchester United, Rio Ferdinand, ka shtuar zërat për një rikthim të mundshëm te Patrice Evra në OldTrafford.

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi francez ishte larguar nga ‘djajët e kuq’ në qershor të 2014 në drejtim të Torinos, përkatësisht në Juventus.

35-vjeçari në këtë sezon ka humbur vendin në formacionin bazë të Alegrit, pasi trajneri italian në këtë sezon është duke i besuar Alex Sandros si alo i majtë.

evra
Patrice Evra, Manchester United

 

Ferdinand ka shkruar në rrjetet e tij sociale se ish bashkëlojtari i tij mund të rikthehet në OldTrafford, duke parë edhe problemet e Mourinhos me mbrojtësit e krahut të majtë.

“Patrice Evra, po dëgjoj nëpër media sociale se po kthehesh këtu? Fol me mua”, ka shkruar Ferdinand. /Periskopi/

Man Utd refuzon 19 milionë euro për yllin e vet

Manchester United ka refuzuar ofertën nga West Bromwich Albion për mesfushorin francez, Morgan Schneiderlin.

Periskopi.com Sporti

Schneiderlin është transferuar nga Southampton para dy sezonesh nga trajneri i atëhershëm I ‘djajëve të kuq’ Louis Van Gaal, për shumën e 25 milionë euro.

morgan-schneiderlin
Morgan Schneiderlin, Manchester United

 

Mesfushori në këtë sezon nuk ka arritur ta bindë trajnerin portugez Jose Mourinhoi pasi I ka besuar dyshes Herrera-Carrick.

Për 25-vjeçarin është interesuar edhe Everton në krye me trajnerin holandez Koeman, nën të cilin kishte shkëlqyer në kohën e tyre në Southampton. /Periskopi/

Man Utd dëshiron shërbimet e Harry Kane

Manchester United është në kërkim të një sulmuesi dhe emri që po qarkullon ditët e fundit është ai i lojtarit të Tottenham, Harry Kane.

Periskopi.com Sporti

“Djajtë e Kuq” janë gati të bëjnë “çmenduri” për sulmuesin anglez duke ofruar 80 milion funte për të, shkruan Goal.com

Futbollisti 23 vjecar ka shënuar 10 gola në 14 ndeshje këtë sezon, ndërsa sezonin e kaluar u shpall golashënues me 26 gola.

Ndryshe, ka vazhduar kontratën me Tottenham Hotspurs deri në vitin 2022.

Formacionet zyrtare: West Ham United-Manchester United

West Ham United është nikoqir i Manchester United në kuadër të xhiros së 20-të të Premier League.

Periskopi.com Sporti

‘Djajët e kuq’ janë në një seri të mirë të fitoreve ku synojnë edhe fitoren e gjashtë radhazi në Premier League, ata mposhten Middlesbrough në OldTrafford në natën e vitit të ri me rezultat 2 me 1.

West Ham u mposht me rezultat 1 me 0 nga Leicester dhe sonte do të tenojë të rikthehet rrugës së fitoreve.

Man Utd është në pozitën e gjasthë me 39 pikë ndërsa ‘çekanët’ në pozitën e 12-të me 22 pikë.

Takimi fillon nga ora 18:30.

Këto janë formacionet zyrtare:

West Ham United: Randolph; Nordtveit; Reid, Ogbonna, Cresswell; Kouyate, Obiang; Feghouli, Payet, Antonio, Lanzini.

Manchester United: De Gea; Valencia, Jones, Rojo, Darmian; Carrick, Herrera, Pogba; Lingard, Mkhitaryan, Ibrahimovic. /Periskopi/

Mourinho: Martial nuk duhet të dëgjojë agjentin e tij

Jose Mourinho thotë se Anthony Martial nuk duhet t'a dëgjojë agjentin e tij lidhur me të ardhmen e tij.

Periskopi.com Sporti

Shkaku i minutazhës së ulët, shumë herë Martial është lidhur me një largim nga ”Old Trafford”, megjithatë Mourinho e ka paralajmëruar sulmuesin francez.

”Martial ka luajtur, ka krijuar raste, ka shënuar dhe ka sfiduar. Mendoj që ai ishte shumë pozitiv dje”.

”Unë e di se Martial është top talent. Por, ai duhet të më dëgjojë mua dhe jo agjentin e tij për çdo gjë”, tha Mourinho për mediat britanike.

Formacionet zyrtare: Manchester United-Middlesbrough

Manchester United e pret Middlesbrough në Old Trafford në një përpjekje për të vazhduar serinë e fitoreve.

Periskopi.com Sporti

Nga minuta e parë Mourinho do të startojë pa Rooney për shkak të lëndimit.

United: De Gea, Valencia, Smalling, Bailly, Bind, Fellaini, Ander Herrera, Martial, Pogba, Mkhitaryan, Ibrahimovic

Middlesbrough: Valdes, Chambers, Bernardo, Gibson, Friend, Leadbitter, Forshaw, De Roon, Traore, Downing, Negredo.

Berbatov në Premier League, në cilin klub?

Agjenti i sulmuesit Dimitar Berbatov ka treguar se klienti i tij e dëshiron rikthimin në Premier League.

Periskopi.com Sporti

Berbatov bëri bujë në kampionatin anglez me skuadrën londineze Tottenham dhe më pas tek Manchester United.

berbaa
Dimitar Berbatov në kohën kur ishte pjesë e ‘Djajëve të Kuq’

 

“Dimitar e ndjen se mund të luajë së paku edhe një vit dhe prioritet i tij është rikthimi në Angli”, ka thënë Dantchev për BBC-në.

Ai që nga vera ëshë lojtar i lirë pasi u largua nga PAOK.

35-vjeçari është duke u stërvitur me ‘djajët e kuq’. /Periskopi/

Legjenda franceze rikthehet në Premier League

Mbrojtësi francez, Patrice Evra mund ta braktisë Juventusin qysh në afatin kalimtar të janarit.

Periskopi.com Sporti

Paraqitjet e mira të Alex Sandros kanë detyruar Allegrin që Evran ta lë zgjedhje të dytë si mbrojtës i krahut të majtë.

evra
Patrice Evra, Manchester United

Kësisoj francezi po mendon largimin nga ‘Zonja e Vjetër’, për të gjetur një skuadër ku mund të luaj rregullisht.

E ardhmja e tij duket në Angli pasi ish-reprezentuesi francez ka një ofertë serioze.

Është West Ham United që i ka ofruar kontratë dy vjeçare Evras me dy milionë euro në stinor.

Nuk do ta besoni se cila legjendë iu është rikthyer futbollit aktiv

Legjenda e futbollit argjentinas, Juan Sebastian Veron është rikthyer në futbollin aktiv.

Periskopi.com Sporti

Argjentinasi është njohur për vitet e tij të kaluara në Premier League dhe Serie A, në klubet si Manchester United, Chelsea dhe Lazio.

maxresdefault
Juan Sebastian Veron, sa ishte lojtarë i Manchester United

 

Ai është pensionuar në vitin 2014 por ka vendosur që vetëm pas dy vitesh të rikthehet në futbollin aktiv me klubin e fëmijërisë Estudiantes. /Periskopi/

Mourinho: Pogba është mesfushori më i mirë në botë

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, ka thurur elozhe për mesfushorin francez, Paul Pogba së është më i miri në botë në pozitën ku luan.

Periskopi.com Sporti

Mancheshter United rikthen mesfushorin në OldTrafford për një shumë rekorde të paguar në drejtim të Juventusit.

Mourinho beson se Pogba mund ta fitojë ‘Topin e Artë’ në të ardhmen, nëse Topi i Artë nuk vlerësohet vetëm nga golat e shënuar, atëherë Pogba do ta fitojë atë.

pogba-rooney
Paul Pogba, Manchester United

 

“Njerëzit duhet të ndryshojnë mënyrën se si ata e shohin Topin e Artë, dhe për momentin, nëse nuk jeni golashënues, ju nuk mund ta fitoni atë. Nëse ky perceptim ndryshon, Pogba mund të triumfojë, dhe sipas mendimit tim, ai është mesfushori më i mirë në botë”, ka thënë Mourinho për SFR Sport.

United është në garë për titull

Jesse Lingard mbetet optimist se Manchester Unitedi është në garë për titull dhe beson se ekipi ka çdo mundësi që të sfidojë për krye të tabelës nëse vazhdon me këtë formë.

Periskopi.com Sporti

Djelmoshat e Jose Mourinhos janë 13 pikë prapa liderit Chelseat dhe në fillim të kësaj jave trajneri portugez e pranoi se do të jetë e vështirë për të arritur ekipin londinez.

manchester-uniteds-jesse-lingard-celebrates-scoring-their-fourth-goal-with-paul-pogba

“Nëse djemtë janë së bashku dhe fitojnë ndeshjet që duhet fituar atëherë nuk e shoh përse ne nuk mund të jemi në pozitë të mirë në maj dhe të garojmë për titull”, ka thënë 24-vjeçari.

“E kemi gjetur ritmin e ndeshjeve. Lojtarët po e luajnë rolin e tyre dhe po na ndihmojnë që të fitojmë ndeshjet. Mendoj se mbrojtja ka qenë e mirë, veçanërisht në tre apo katër ndeshjet e fundit”.

West Brom ofronë 18 milionë për Schneiderlin

West Brom ka bërë ofertë për mesfushorin francez të Manchester Untied, Morgan Schneiderlin.

Periskopi.com Sporti

Sipas burimeve të Sky Sports, West Brom ka dërguar ofertë në drejtim të skuadrës së ‘djajëve të kuq’ rreth 18 milionë euro për francezin Schneiderlin, transmeton Periskopi.com

schneidelin
Morgan Schneiderlin, Manchester United

 

Schneiderlin nuk ka arritur të bindë trajnerin portugez Jose Mourinhos dhe nuk është paraqitur për United që nga 19-të nëntori.

Besohet se edhe Everton do të jetë në garë për shërbimet e ish mesfushorit të Southampton. /Periskopi/

Manchester United viziton fëmijët në prag të Krishtlindjëve

Futbollistët e klubeve nga Liga Premier, si Manchester United, Tottenham e Chelsea, ua kanë zbukuruar ditën fëmijëve me vizitën e tyre të përvitshme për festat e fundvitit.

Periskopi.com Sporti

Yjet e Djajve të Kuq, Zlatan Ibrahimovic dhe Paul Pogba, ishin kryesorët që vizituan Spitalin Mbretëror të Fëmijëve në Mançester, të shoqëruar nga bashkëlojtarët e tyre, Marcos Rojo, Marouane Fellaini, Anthony Martial dhe Daley Blind.

fella

Ata bënë vizita edhe në disa spitale tjera të fëmijëve, në prag të ndeshjes kundër Sunderlandit.

roj

“Jemi me fat që kemi shëndet të mirë dhe për ne është shumë e veçantë që t’u sigurojmë fëmijëve buzëqeshjen”, thuhet në njoftimin e Unitedit.

 

Mourinho: Do e pranoj ofertën e Manchester United

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, është shprehur se nuk do të hezitonte për të nënshkruar kontratë e re me klubin anglez.

Periskopi.com Sporti

Jose Mourinho erdhi në korrik të këtij viti në krye të pozitës së trajnerit në OldTrafford.

Siç u raportua sot nga redaksia jonë se United është i vendosur t’i ofrojë kontratë të re edhe pse forma e skuadrës nuk ka qenë ajo që është pritur.

“Ata e dinë se po e shijoj çdo minutë, punën time në Manchester United dhe e dinë që një ditë nëse më ofrojnë kontratë të re, do ta nënshkruaj, nuk më duhen as këshilltarët, do të nënshkruaja sepse e dua këtë punë”, ka thënë Mourinho për “SkySports”, transmeton Periskopi.com.

‘Djajët e Kuq’ aktualisht gjinden në pozitën e gjashtë në Premier Ligë me 30 pikë. /Periskopi/

Lajm i mirë për tifozët e Manchester United

Eric Bailly është rikthyer në stërvitje.

Periskopi.com Sporti

Bailly është rikthyer nga lëndimi që kishte pësuar në ndeshjen ndaj Crystal Palace.

Ish mbrojtësi i Villareal është shëndërruar në një nga lojtarët krysor të Jose Mourinhos në këtë sezon.

Bailly i kushtoi “Djajve të Kuq” 30 milionë euro. /Periskopi/

 

Zyrtare: Manchester United në bisedime me yllin e gjigandit europian

Manchester United është në bisedime me skuadrën portugeze Benfica, për mbrojtësin e tyre suedez, Victor Lindelof.

Periskopi.com Sporti

Victor Lindelof është synimi kryesor i Jose Mourinhos për ta transferuar në afatin kalimtar të janarit, sipas Sky Sports News HQ, transmeton Periskopi.com.

skysports-victor-lindelof-david-alaba_3842210
Victor Lindelof, Benfica

 

Sky Sports News HQ sipas burimeve të saja ka kuptuar se skuadra portugeze do të kërkojë 45 milionë euro nga ‘djajët e kuq’ për Lindelof.

Lindelof që nga janari i vitit të kaluar është shëndërruar në një nga shtyllat kryesore në skuadrën portugeze, ndryshe i njohur si “The Iceman” apo njeriu i akullit, për shkak të qetësisë së tij në fushë dhe karakterit të tij.

skysports-victor-lindelof-sweden_3842213
Ai ishte pjesë e kombëtares Suedeze në ‘Euro 2016’

 

Mourinho dëshiron të transferojë për shkak se mbrojtësi, Eric Bailly, do t’i mungojë Man Utd në janar për shkak të Kupës së Afrikës, ku do të paraqitet për kombëtaren e Bregut të Fildishtë. /Periskopi/

Manchester United i gatshëm të pranojë oferta për Depay

Manchester Unitedi raportohet se është gati të zbresë çmimin e Memphis Depayt, me qëllim që ta largojë anësorin gjatë muajit janar.

Periskopi.com Sporti

Depay u transferua tek Unitedi nga PSV-ja për 25 milionë funte, por 22-vjeçari pritet të shitet gjatë janarit për 12.5 milionë funte, raporton The Mirror.

Gazeta britanike raporton se Evertoni i prin garës për holandezin, të cilit i është zbritur ndjeshëm çmimi nga Unitedi.

Përveç Depayt, Unitedi pritet të largojë edhe Morgan Schneiderlin dhe Bastian Schweinsteigerin.