20170104175133572646

Guardiola katër ndeshje pa shërbimet e Fernandinho

Mesfushori i Manchester Cityt, Fernandinho, do të mungojë katër ndeshje pasi ankesa e klubit për kartonin e kuq është refuzuar.

Periskopi.com Sporti

Braziliani ishte dënuar me katër ndeshje mos-lojë pas kartonit të kuq të marrë në fitoren 2 me 1 ndaj Burnleyt, pas ndërhyrjes në Johann Berg Gudmundsson.

Tani Federata Angleze ka konfirmuar dënimin, pasi ky ishte kartoni i dytë rresht i kuq për të.

Braziliani do të mungojë ndaj West Hamit në FA Cup, Evertonit, Tottenhamit dhe West Hamit në Premier Ligë.

clichy-780x439

Manchester City shënon dy gola të shpejtë ndaj Burnley (Video)

City ka kaluar në epërsi përballë Burnleyt me golin e Gael Clichy.

Periskopi.com Sporti

Qytetarëve iu deshën hiq më pak se 58 minuta për ta zhbllokuar rezultatin.

Ishte mbrojtësi francez që me një gjuajtje të fortë në kufijtë e zonës qëlloi portën.

Nuk vonoi shumë edhe Aguero gjeti rrjetën për 2-0.

City po luan me një lojtar më pak pasi Fernadinho është përjashtuar me karton të kuq.

city-vs-burnley

Formacionet zyrtare: Manchester City-Burnley

Manchester City ka për kundërshtar Burnleyn në xhiron e 20-të të Ligës Premier, ndeshje që zhvillohet në Etihad Stadium.

Periskopi.com Sporti

Skuadra e Pep Guardiolas ka rënë në pozitën e pestë në tabelë pas humbjes nga Liverpooli dhe fitorja i nevojitet me çdo kusht.

Nga ana tjetër, ekipi i Sean Dyche dëshiron të mbetet kah mesi i tabelës për të mos rrezikuar largimin nga elita e futbollit anglez.

Takimi fillon nga ora 16:00.

Këto janë formacionet zyrtare:

Manchester City:

ci

Burnley:

burn

skysports-manchester-city-pep-guardiola-premier-league_3855234

‘Çmendet’ Guardiola, dëshiron dy superyje në City

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka disa kërkesa për drejtuesit e klubit anglez.

Periskopi.com Sporti

Guardiola është duke menduar të përforcojë skuadrën e tij, pasi nuk po arrin të nxjerrë më të mirën nga skuadra aktuale e tij.

Edhe pse shpenzoi në Leroy Sane dhe Nolito këtë verë, ai nuk është ndarë i kënaqur me përformancat e tyre.

Pep është i vendosur të transferojë Antoine Greizman dhe Alexis Sanchez në Manchester City.

antoine-griezmann-
Antoine Greizman, Atletico Madrid

 

Këtë spanjolli do ta bëjë në afatin kalimtar të verës që do të vie.

sancehzz
Alexis Sanchez, Arsenal

 

Sanchez dhe Greizman ende nuk kanë rinovuar me klubet e tyre dhe këtë City do të mundohet të shfrytëzojë. /Periskopi/

joe-hart-732289

Hart rikthehet në Premier League, por jo te City

Portieri i Manchester Cityt, Joe Hart mund të rikthehet në Premier Ligë në verën e ardhshme, por si lojtar i Liverpoolit.

Periskopi.com Sporti

Anglezi është i huazuar te Torino pasi Pep Guardiola preferoi blerjen e Claudio Bravos.

Hart gjithashtu është lidhur me një kalim te West Hami dhe Leicester City, por The Mirror raporton se edhe Liverpooli ka shfaqur interesim për gardianin anglez.

City raportohet se është i gatshëm të shesë Hartin te rivali i Premier Ligës, edhe pse Torino po tenton që marrëveshjen e huazimit për të ta kthejnë në permanente.

guardiola

Guardiola kërkon yllin e Southamptonit

Trajneri spanjoll i Manchester City, Pep Guardiola është duke menduar të përforcojë repartin defanziv.

Periskopi.com Sporti

Guardiola dhe stafi i tij kanë shënjëstuar mbrojtësin holandez të Southamptonit, Virgil Van Dijk.

Dijk konsiderohet si i pa shitshëm nga drejtuesit e skuadrës së Southampton, por ‘qytetarët’ nuk do të dorëzohen dhe janë të gatshëm të ofrojnë 50 milionë funte.

dijk
Van Dijk, Southampton

 

City në këtë  verë transferojë qendër-mbrojtësin anglez, John Stones, nga Evertoni për një shumë të njëjtë por që ende nuk ka arritur të justifikojë shumën që kanë paguar për të. /Periskopi/

 

gabriel-jesus

Guardiola ndikoi të transferohem në City

Sulmuesi i ri i Manchester Cityt, Gabriel Jesus, ka thënë se ka refuzuar oferta të majme të shumë klubeve vetëm që të shfrytëzonte mundësinë që të punojë me trajnerin Pep Guardiola.

Periskopi.com Sporti

19-vjeçari iu bashkua zyrtarisht Cityt gjatë verës pas transferimit nga Palmeiras, por do të nisë të luajë për klubin e ri nga janari i këtij viti, përcjell Koha.net

“Ka pasur shumë oferta, por nuk do të them emra. Vendimi për t’iu bashkuar Cityt u mor nga unë, me familjen deh agjentin tim – dhe nuk ishte oferta më e mirë financiarisht. Kemi konsideruar shumë gjëra, por në fund më pëlqeu shumë projekti i Cityt dhe jam i lumtur që jam në një ndër ligat më të mira të botës. Nuk mund të mohoj që Guardiola më ndihmoi në vendim”, ka thënë Jesus për “FourFourTwo”.

Jesus udhëhoqi Brazilin në triumfin në Lojërat Olimpike.

 

city

Arsenali pëson humbjen e dytë rresht, mposhtet nga City (Video)

Vlen të theksohet se në këtë takim nga minuta e parë luajti Grani Manchester City ka mposhtur Arsenalin 2 me 1 për ta kthyer në “pozitën e zakonshme”, atë të katërtën.

Periskopi.com Sporti

“Topçinjtë” udhëhoqën të parët në Etihad me golin e Theo Walcottit në minutën e pestë. Dy golat për Cityn erdhën në pjesën e dytë. I pari shënoi Leroy Sane në minutën e 47-të, ndërsa Raheem Sterling në minutën e 71-të.

Tani City del në pozitën e dytë në tabelë me 36 pikë, shtatë më pak se Chelsea që prin i vetëm. Arsenali mbetet në kuotën e 34 pikëve në pozitën e katërt, aq sa ka edhe Liverpooli me një takim më pak.

manchester-city-etihad-stadium-558503

Formacionet zyrtare: Manchester City-Arsenal

Manchester City e pret sonte Arsenalin për të zhvilluar derbin e javës në Premier Ligë.

Periskopi.com Sporti

Këto janë formacionet zyrtare:

Manchester City: Bravo; Zabaleta, Otamendi, Kolarov, Clichy; Fernando; Sané, Touré, Silva, Sterling; De Bruyne.

Arsenal: Cech; Bellerin, Gabriel, Koscielny, Monreal; Coquelin, Xhaka; Walcott, Özil, Iwobi; Sanchez. /Periskopi/

koke

Guardiola gjen zëvendësuesin e Gundogan, ‘peshkon’ në La Liga

Trajner i Manchester City, Pep Guardiola është duke synuar të transferojë mesfushorin e Atletico Madrid, Koke.

Periskopi.com Sporti

Josep Guardiola erdhi me bujë të madhe në futbollin anglez, ku startoi në mënyrën më të mirë të mundshme, duke fituar pesë ndeshje radhazi por kohëve të fundit ka harruar të përsëris këtë shifër.

guardiola
Josep Guardiola, Manchester City

 

Ish trajneri i Barcelonës dhe Bayern Munchen është kritikuar shumë nga kritikët e futbollit anglez për stilin e lojës së tij, që po tenton të fusë te Manchester City.

Tashmë Pep është goditur edhe me humbjen e mesfushorit gjerman, Ilkay Gundogan i cili u lëndua në ndeshjen e fundit dhe nuk do të paraqitet deri në sezonin tjetër për ‘qytetarët’.

gundogan
Ilkay Gundogan nuk do të paraqitet deri në sezonin e ardhshëm

 

Mediat britanike kanë shkruar se Pep ka bërë gati një ofertë të çmendur prej 70 milionë euro për transferimin e Kokes në ‘Etihad Stadium’.

koke-atletico-madrid
Koke, Atletico Madrid

 

Koke është duke u kërkuar edhe nga Manchester United që disa vite dhe do të jetë një garë e madhe që do të zhvillohet nga skuadrat rivale.

Kujtojmë që Koke është rritur në Atletico dhe se 24-vjeçari ka kontratë me ‘Los Colchoneros’ deri në vitin 2019.

behrami-463330

Formacionet zyrtare: Manchester City-Watford

Manchester City do të provojë t’i kthehet fitores ndaj Watfordit të papërshtatshëm.

Periskopi.com Sporti

City u mposht në dy ndeshjet e fundit dhe patjetër se do të kërkojë fitoren ndaj Watfordit që vjen nga një triumf fantastik ndaj Evertonit së fundmi.

Takimi fillon nga ora 21:00.

Këto janë formacionet zyrtare:

Manchester City: Bravo, Zabaleta (C), Otamendi, Kolarov, Clichy, Gundogan, Toure, Sterling, De Bruyne, Silva, Nolito.

Watford:

 image-9

bravo

Guardiola largon Bravon?

Pep Guardiola edhe njëherë ka dërguar skautë për të përcjellur portierin e Benficas, Ederson.

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Manchester Cityt kishte dërguar skautë edhe javën e kaluar për të përcjellur nga afër brazilianin 23 vjeçar, transmeton Sportali.net.

Sipas gazetës portugeze “A Bola”, trajneri i Cityt është duke planifikuar një lëvizje për Ederson, i cili ka një klauzolë liruese prej 25 milionë funtave – edhe pse nuk dihet nëse City do të ofrojë atë shumë parash.

Skautët kanë qenë të impresionuar nga portieri i cili bëri pritje fantastike në fitoren 2:1 të Benficas kundër rivalit, Sporting të dielën.

Guardiola po e kërkon një konkurrent të Claudio Bravos i cili ka qenë i tmerrshëm këtë edicion.

Portieri kilian ka arritur t’a mbajë vetëm 3 herë portën të paprekur në 16 ndeshje, dhe teknku spanjoll thuhet se ka filluar të humbas besimin në të.

guardiola

Guardiola: Largohem nga City e nuk e ndryshojë stilin e lojës

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka folur pas disa ndeshjeve jo të mirë të skuadrës së tij.

Periskopi.com Sporti

Pep është shprehur se më parë largohet nga pozita e trajnerit të Manchester City se sa të ndërrojë stilin e lojës së tij, që njihet si ‘tika-taka’ dhe presionin e madh që ushtrojnë skuadrat e tij.

“Ne do të luajmë ashtu siç mendojë unë, duke bërë gabime dhe duke u përmirësuar. Nuk mund të bëjë diçka që nuk është në stilin tim. Ky është futbolli i sotëm”.   “Unë besoj në stilin tim të lojës. Por nëse nuk jap rezultatet atëherë do të vendos pronari i klubit”, ka thënë Guardiola.

Cityt do t’i bashkohet sulmuesi Gabiel Jesus në janar dhe pritet që ai të shkëlqejë nën drejtimin e teknikut spanjoll. /Periskopi/

 

 

fa

Chelsea e Manchester City dënohen nga FA

Chelsea dhe Manchester City janë gjobitur nga Federata e Futbollit të Anglisë, raporton Goal.

Periskopi.com Sporti

Chelsea rrezikonte të dënohej me heqje të pikëve për shkak të mungesës së dicipilinës nga lojtarët e Antonio Contes, në përballjen e muajit të kaluar ndaj City, me ç’rast ishin përjashtuar me karton të kuq Fernandinho dhe Aguero.

Në momentet e fundit të takimit sulmuesi Aguero kishte ndërhyrë në mënyrë të ashpër ndaj mbrojtësit brazilian të Chelsea, David Luiz, ku ngjalli reagim tek bashklojtarët e tij.

Të dyja ekipet janë gjobitur, me 100 mijë funta Chelsea, kurse City me 35 mijë funta. /Periskopi/

 

samir nasri

Nasri transferohet në Serie A?

Mesfushori francez në pronësi të Manchester City, Samir Nasri ka rikthyer formën e tij më mirë.

Periskopi.com Sporti

Nasri është huazuar në skuadrën spanjolle Sevilla, ku ka rigjetur formën e tij më të mirë.

Kështu ai mund të largohet shpejtë nga elita e futbollit spanjoll për tu transferuar në Serie A.

Dy ekipet nga qyteti i modës, Milan dhe Inter janë duke kërkuar shërbimet e mesfushorit ofensivë.

Sipas medieve spanjolle, çmimi i Nasrit ka pasur rritje dhe tani lojtari kushton 25 milionë euro. /Periskopi/

 

brazil-v-denmark-olympic-mens-group-a-match

Ylli i ri i Manchester City ka kërkuar këtë numbër ta ketë në fanelë

Gabriel Jesus pritet t'i thotë lamtumirë vendlindjes së tij, Brazilit dhe familjes derisa po i afrohet kompletimit të transferimit te Manchester City

Periskopi.com Sporti

Por ai nuk do të vijë në Ishull i vetëm.

Ylli nga Amerika e jugut ka zbuluar se ai do të sjellë në Angli disa prej pjestarëve të familjes së tij.

Jesus, i cili ka lindur në Sao Paulo, ka thënë se po të mundte, do t’a sillte të gjithë lagjen e tij në Premier League, transmeton Sportali.net.

“Do të shkoj me nënën time, vëllanë dhe po i marr edhe dy shokë që janë gjithmonë me mua, që kanë luajtur futboll me mua prej kur kam qenë i vogël. Shpresoj që ata të më ndihmojnë shumë këtu,” ka thënë Jesus.

Ai kishte bartur fanellën me numrin 33 te Palmeiras dhe ka zbuluar se i ka thënë Cityt se dëshiron të njejtin numër kur të vijë në “Etihad”.

Ai shtoi: “U kam thënë atyre është e vështirë pa numrin 33. E dua atë numër sepse e kam përdorur që prej kur jam promovuar te Palmeiras.”

pep

“Nuk jam i mirë sa duhet…”

Trajneri spanjoll i’u bashkua Cityt këtë sezon dhe po ka vështirësi me futbollin anglez.

Periskopi.com Sporti

Guardiola e filloi furishëm aventurën e tij tek City duke fituar 10 takimet e para në të gjitha garat, por tani ka ngecur pasi nuk po arrin të fitojë shumë ndeshje.

“E di, unë duhet të adaptohem me futbollin anglez. Por më vjen keq më duhet kohë për këtë,” tha Guardiola për “Daily Mail.”

Manchester City ndeshjen e fundit barazoi 1:1 me Celtic, ndeshje e zhvilluar në kuadër të Champions League.

messi2

200 milionë funte për Messin

Agjenti francez i futbollit, Stephan e Courbis beson se ia vlen që Manchester City të paguajë 200 milionë funte për transferimin e Lionel Messit nga Barcelona.

Periskopi.com Sporti

Këtë, ai e thotë në mënyrë indirekte, pasi deklaron se argjentinasi mund të shkëlqejë edhe në katër sezonet e ardhshme, ku shton se për çdo vit ia vlen të paguhen nga 50 milionë funte për një lojtar që shënon minimum 30 gola në sezon.

“Ai është garancia e shënimit të së paku 30 golave në sezon. Ai do të kishte poashtu një ndikim të madh në Angli dhe në garat europiane”, deklaroi Courbis.

“Messi ka ende tre ose katër sezone të mira para tij. Për Manchester Cityn nuk është asgjë që për të të shpenzojë 50 milionë euro në vit”, shtoi ai.

Messi është përfolur për një largim të mundshëm nga gjigandi katalunas, pasi nuk po gjen gjuhë të përbashkët për rinovimin e kontratës. /Periskopi.com

guardiola

Guardiola i lumtur me kalimin e grupeve

Tranjeri i Manchester City, Pep Guardiola është shprehur i kënaqur me kalimin tutje të skuadrës së tij në Ligën e Kampionëve.

Periskopi.com Sporti

Manchester City nuk arriti më shumë se një barazim me Celtic në ndeshjen e fundit të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

“Qytetarët” mbyllën fazën e grupeve në pozitën e dytë të Grupit C pas Barcelonës, me barazimin në xhiron e fundit 1 me 1 ndaj Celticut.

“Jam shumë i lumtur që jemi kualifikuar nga një grup shumë i vështirë. Duhet të fitojmë respektin në këtë garë dhe po e presim shortin”, ka thënë ai pas takimit. /Periskopi/

city

Shënohen dy gola të shpejtë në ndeshjen Manchester City-Celtic (Video)

Skuadra skoceze ka kaluar në epërsi ndaj Manchester City në minutën e 4-të por City reagoi shpejt dhe barazoi në minutën e 8-të.

Periskopi.com Sporti

Golin e ka shënuar Patrick Roberts i cili është i huazuar nga Manchester City ndërsa për anglezët shënoi Ihenacho. /Periskopi/