balotelli

Balotelli: Këtë lojtar të Liverpool e dua te Nice

Sulmuesi i Nice, Mario Balotelli do të dëshironte ta shihte në skuadrën e tij mbrojtësin e Liverpoolit, Mamadou Sakho.

Periskopi.com Sporti

Italiani thotë se francezi është një ndër lojtarët më të mirë me të cilët ka punuar ndonjëherë.

“Sakho? Ai është një ndër mbrojtësit më të mirë me të cilët kam punuar ndonjëherë”, deklaroi Balotelli.

“Do e pyes atë nëse dëshiron të vijë te Nice”, shtoi ai.

Sakho ka humbur vendin e titullarit te Liverpool dhe mund të largohet nga Anfield Road në afatin kalimtar të janarit. /Periskopi.com

sakho

Liverpool të huazojë Sakho’n

Periskopi.com Sporti

Liverpool dëshiron ta huazojë te ndonjë skuadër mbrojtësin Mamadou Sakho, shkruan Daily Telegraph.

Sipas të njëjtit raport, është trajneri i ‘reds’, Jurgen Klopp, ai i cili kërkon që francezi të huazohet për një sezon te ndonjë skuadër. /Periskopi.com