Barcelona dështon ndaj Malagas, ‘Mbretërit’ mbesin lider të La Ligas (Video)

Barcelona ka humbur një rast ideal që të ngjitet në vendin e parë, pasi ka barazuar pa gola në shtëpi ndaj Malagas.

Periskopi.com Sporti

Në pjesën e parë skuadra katalunase ka dominuar duke krijuar edhe shumë raste me Gerard Pique, Neymar dhe Rafinha, por pa arritur të gjejnë golin e epërsisë dhe skuadrat shkuan në pushim pa gola.

Edhe pjesa e dytë nisi shumë furishëm për vendasit e Barcelonës që dëshironin më cdo kusht të gjenin golin e parë, teksa u bë më e mundshme në minutën e 68-të kur lojtari i Malagas, Diego Llorente doli nga loja me të kuq.

Megjithatë, Barcelona nuk mundi që ta shfrytëzoj epërsinë numerike, pasi nuk mundi të gjej fare golin, i cili në shumicën e kohës iu mohua nga portieri mysafir, Idriss Kameni, i cili ishte më meritoni që në fund skuadra e tij mori një rezultat pozitiv, si barazimi pa gola në Camp Nou.

Pas kësaj ndeshje, Barcelona e sheh vetën në vendin e dytë me 26 pikë apo një më pak se Real Madridi që e ka një lojë më pak, ndërsa Malaga gjendet në vendin e 10-të me 16 pikë.

Në javën e ardhshme, katalunasit udhëtojnë te Real Sociedad, ndërsa Malaga e pret Deportivo La Corunan në shtëpi. /Telegrafi