Është dikush që nuk krenohet me Majlinda Kelmendin, madje e përçmon atë

Periskopi.com Lajme

Kohë më parë u bë i famshëm për deklaratat e tij ndaj Ballistë Morinës, që ngjallën shumë diskutime dhe urrejtje ndaj tij, por Kastriot Myftaraj nuk ndalet me kaq.

Ai madje nuk ndihet krenar për suksesin në Olimpiad të Majlinda Kelmendit, por e përçmon atë.

Ja statusi i tij i plotë

Jo për faktin se braktisi përfaqësimin e Shqipërisë, vendin e origjinës së të parëve të saj, për të përfaqësuar Kosovën. Kjo ishte zgjedhje e saj.

Unë nuk jam krenar për arritjen e saj, për një arsye tjetër.

Majlinda Kelmendi e fitoi medaljen e artë në emër të flamurit me gjashtë yje të Kosovës, që përfaqësojnë secili një prej etnive të Kosovës.

Nëse dje medaljen e artë olimpike do ta kishte fituar cilido prej përfaqësuesve të etnive të tjera të Kosovës, ai do të kishte ekspozuar edhe flamurin kombëtar përkatës përveç flamurit shtetëror të Kosovës.

Jo si flamur të një shteti tjetër, Shqipërisë, por si flamur të etnisë së cilës i përket sportisti në Kosovë.

Sepse përdorimi i simboleve kombëtare të etnive përkatëse është një e drejtë kushtetuese në Kosovë.

Me sa duket paska një rregull të pashkruar që këtë të drejtë nuk duhet ta ushtrojnë vetëm shqiptarët, nga të gjitha etnitë e Kosovës.

Majlinda Kelmendi nuk respektoi shqiptarët e Kosovës, jo Shqipërinë.

Majlinda Kelmendi ka detyrim të thotë se kush e urdhëroi që të sillej kështu para nisjes, nga qeveritarët kosovarë.

Për medaljen e artë të Majlinda Kelmendit janë gëzuar shumë ata që mbrojnë idenë e krijimit të kombit Kosovar.

Për medaljen e artë të Majlinda Kelmendit janë gëzuar shumë ata që bëjnë dallimin mes Shqipërisë shtetërore dhe hapësirës shqipfolëse përtej kufijve ku bën pjesë edhe Kosova.

“Shqipfolës” domethënë joshqiptar që flet shqip.

Pse je duke nxitur përçarje ndërshqiptare më thonë disa?

Përçarjen me “p” të madhe e nxiti Majlinda Kelmendi, me urdhër të atyre që i di ajo.

Këtë e kupton çdo njeri që lexon Kushtetutën e Kosovës.

Rasti i Majlinda Kelmendit tregon se Kushtetuta e Kosovës vlen për të gjitha etnitë, përveç shqiptarëve.

Të jesh krenar për Majlinda Kelmendin si shqiptar? Një rom i Kosovës në vend të saj do të kishte ekspozuar me krenari edhe flamurin me rrotë të romëve. Majlinda Kelmendi nuk tregoi as dinjitetin e bashkështetasve të saj romë.

Majlinda Kelmendi shpallet më e mira e vitit edhe nga IJF

Majlinda Kelmendi ka rrëmbyer edhe një çmim të rëndësishëm sot.

Periskopi.com Sporti

Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF) ka konfirmuar se kampionia olimpike ka fituar çmimin për xhudistes më të mirë të vitit “IJF Judoka of the Year Award”, që jepet pas votave të fansave në Facebook, transmeton Koha.net.

“Dy herë kampionia e botës, dhe bartësja e flamurit, Majlinda Kelmendi, që për herë të parë i siguroi vendit të saj medalje të artë olimpike në kategorinë -52kg, mori 5299. Kampionia olimpike la prapa brazilianen Rafaela Silva, që si e dyta mori 2565 vota, kurse e treta ishte amerikania Kayla Harrison”, thuhet në konfirmimin e IJF-së.

Kurse në kategorinë e meshkujve çmimin e më të mirit të vitit e mori japonezi Ono Shohei, që po ashtu ka fituar medaljen e artë olimpike në Rio. Ai mori 2166 vota.

Të votojmë për Majlinda Kelmendi të bëhet sportistja e vitit (Foto)

Federata botërore e xhudos ka hapur një sondazh për sportisten më të mirë të vitit 2016, shkruan IndeksOnline.

Periskopi.com Sporti

Sigurisht që në këtë sondazh nuk mungon edhe sportistja më e mirë në Kosovë, Majlinda Kelmendi e cila fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike që u mbajtën në Rio të Brazilit.

Deri më tani Majlinda ka mbledhur 121 vota dhe gjendet në vendin e tretë, ta ndihmojmë atë për t’u zgjedhur xhudistja më e mirë.

Gabriel Jesus është fitues i ‘Topit të Artë’ si lojtari brazilian i vitit dhe çmimin e sulmuesit më të mirë.

maja

Çka thotë për Majlinda Kelmendin xhudisja që e kishte mposhtur atë në vitin 2012?

Christianne Legentil ka një shpjegim të veçantë për atë se si ia doli ta befasojë Majlinda Kelmendin në Lojërat Olimpike “Londra 2012″, shkruan sot Koha Ditore.

Periskopi.com Sporti

Legentil 24-vjeçare kishte shokuar sportisten më të mirë kosovare, duke e mposhtur në raundin e dytë të Lojërave Olimpike të vitit 2012.

Majlinda ishte favorite absolute në luftë dhe ishte në epërsi, por një moment pakujdesie i kushtoi me humbje. Legentil fitoi me “Ippon” dhe më pas u rendit e shtata që për këtë xhudiste nga Mauriciusi ishte sukses shumë i madh.

Majlinda mbeti pa plasman, por atë lëshim e kompensoi katër vjet më vonë, në Lojërat Olimpike “Rio 2016″. Majlinda në Rio fitoi medaljen e artë olimpike, për sukses historik, ndërsa rrugës deri te medalja më e vlefshme e mposhti edhe Legentilin.
Në Londër katër vite më parë, Majlinda ishte ndër bartëset kryesore, ndërsa Legentil ishte shumë poshtë në ranglistë, rreth pozitës së 100-të.

“Unë thjesht nuk e kam njohur Majlindën në Londër. Unë bëja karrierë në kategorinë deri 48 kilogramë si juniore, deri pak para Lojërave Olimpike. Ndërkohë kalova në kategorinë deri 52 kilogramë kur dola në nivelin senior. Fitorja ndaj Majlindës për mua nuk ishte befasi, pasi unë kisha ushtruar për paraqitje të mirë në Londër. Po ashtu nuk kisha stres para luftës dhe kjo ishte pozitive për mua. Nuk kisha stres pasi nuk e kam njohur atë”, ka thënë Legentil të martën për gazetën.

Majlinda Kelmendi tërheqë vëmendjen e mediave austriake

Kampionia olimpike, xhudistja Majlinda Kelmendi, po zgjon kureshtjen e mediave austriake.

Periskopi.com Sporti

Ajo ka zgjuar kureshtjen e mediave austriake, ku shihet në foto duke u intervistuar krenaria e sportit tonë.

“ORF Televizioni nacional austriak gjatë stërvitjes në përkrahje të Projektit 4-vjeçar mes Kosovës dhe Republikës Austriake Styria”, shkruan Driton Kuka, përzgjedhës i Kosovës në xhudo.

majlinda-12-e1479983498363-780x439-1
Majlinda Kelmendi

Majlinda është fituesja e parë e medaljes olimpike për Kosovën.

Majlinda Kelmendi i sjell tjetër çmim Kosovës (Foto)

Kosova është shpërblyer nga Asociacioni i Komiteteve Olimpike Kombëtare (ANOC) me çmimin për Depërtimin më të Mirë të Komitetit Olimpik pas triumfit të Majlinda Kelmendit në Lojërat Olimpike “Rio 2016”.

Periskopi.com Sporti

Në ceremoninë ANOCAwards 2016 janë shpërblyer nëntë shtete që për herë të parë fituan medalje të arta në “Rio 2016” në mesin e të cilave u zgjodh edhe xhudistja Majlinda Kelmendi, përcjell Koha.Net

“Sonte Kosova merr shpërblimin më të madh në histori si ‘Breakthrough National Olympic Comittee’ të Lojërave Olimpike duke iu falënderuar medaljes së artë të Majlindës në Rio ’16!”, ka shkruar në Facebook trajneri i xhudos Driton Kuka.

Ai ka postuar një fotografi në të cilën shihet me Majlindën, Besim Hasanin, kryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës dhe me presidentin e Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer.

kelmendi

Tjetër shpërblim i radhës për Majlinda Kelmendi (Foto)

Fituesja e medaljes së artë në Lojërat Olimpike ‘Rio 2016’, Majlinda Kelmendi e ka marrë shpërbilim prej 10 mijë eurve nga Komiteti Olimik i Kosovës.

Periskopi.com Sporti

Ndërkohë, për trajnerin e saj, Driton Kuka, shpërblimi ka qenë në vlerë prej 5 mijë eurove. /Periskopi.com

majlinda

Shteti me pagë 800 euro për trajnerin e Majlinda Kelmendit

Trajneri i xhudos, Driton Kuka do të përfitojë nga 800 euro në muaj duke filluar nga data 1 tetor e këtij viti.

Periskopi.com Sporti

Kështu ka bërë të ditur ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, i cili u takua me trajnerin e Majlinda Kelmendit.

MKRS, në bazë të Rregullores nr. 14/2013 për Mbështetje të Përhershme Financiare të Sportistëve, i ka ndarë vendimin për njohjen e të drejtës së mbështetjes të përhershme financiare trajnerit të xhudos, Driton Kuka, i cili do të përfitojë nga 800 euro në muaj, duke filluar nga data 1 tetor e këtij viti, përcjell Gazeta Express.

Kjo është komunikata për media nga MKRS:

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, në bazë të Rregullores nr. 14/2013 për Mbështetje të Përhershme Financiare të Sportistëve, i ka ndarë vendimin për njohjen e të drejtës së mbështetjes të përhershme financiare trajnerit të xhudos, Driton Kuka, i cili do të përfitojë nga 800 euro në muaj, duke filluar nga data 1 tetor e këtij viti.

Vendimi i ministrit Shala, vjen pas rekomandimit të Komitetit Olimpik të Kosovës për trajnerin Kuka i cili i ka përmbushur kushtet e parapara për të qenë përfitues i vlerës së 800 eurove në muaj. Arsyeshmëria për këtë përkrahje bazohet në rregulloren për mbështetje e përhershme të sportistëve që kanë fituar medalje në Lojërat Olimpike, në Kampionatet Botërore e Evropiane.

Ministri Shala e ka uruar trajnerin e dëshmuar Driton Kuka, për mbështetjen e merituar që do ta merr nga ana e MKRS-së. Ai u shpreh se kjo përkrahje nga shteti vjen si dëshmi dhe njohje e meritave për ata që kontribuojnë në edukimin sportiv dhe ngritjen e cilësisë së sportit në vendin tonë. Me sukseset e tij, trajneri Kuka, është bërë pjesë dhe sukses i pashlyer i historisë së sportit. Puna dhe sukseset e arritura në xhudo kanë meritën e tij, dhe ato janë motivim e inkurajim për sportistët e rinj drejt sukseseve të mëdha, u shpreh ministri.

Ndërkaq, trajneri Driton Kuka, e falënderoi ministrin Shala për marrjen e vendimit që MKRS-ja ta përkrah punën e tij. Ai tha se kjo është një mirënjohje e kontributit që ai ka dhënë për sportin e xhudos në Kosovës.

Kampionia olimpike stërvitet me çorape të leshta

Trajneri i xhudistes Majlinda Kelmendi, Driton Kuka thotë se sporti ka nevojë për përkrahje. Ai shton se Kelmendi stërvitet me çorape të leshta.

Periskopi.com Sporti

“Sporti ka nevojë për përkrahje e jo kritika, ndoshta vendosja e standardeve të larta nga sporti i xhudos ka sjell eufori te populli ynë, sidomos medalja e artë olimpike. Në Kosovë njerëzit janë sportdashës, kjo u pa edhe në stadiumin plot në Shkodër, por të pritet ndonjë sukses qysh në fillim është jo e drejtë”, ka thënë Kuka.

Kuka ka thënë se gazetarët duhet ndjekur më shumë ngecjet në përkrahje të sportit.

“Gazetarët tonë duhet ndjekur sa ma shumë ngecjet në përkrahje të sportit, e sidomos aty ku krijohen bazat nëpër klube. Për shembull kampionia olimpike prapë sivjet do të stërvit me çorape të leshta në palestër, apo kjo nuk paraqet lajm. Pyetjet mos mi drejtoni mua, por atyre që kanë përgjegjësi ndaj klubit”, ka thënë Kuka. /Periskopi.com

Rio 2016, ja në cilën pozitë renditet Kosova

Periskopi.com Sporti

Lojërat Olimpike ‘Rio 2016’ tashmë kanë përfunduar.

Kosova mori pjesë për herë të parë në këto lojëra, madje arriti ta fitojë një Medalje të Artë në xhudo nëpërmjet Majlinda Kelmendit.

Shteti ynë zuri vendin e 54 në këto gara.

1. SHBA    46        37        38

2. Britania e M.          27        23        17

3. Kina            26        18        26

4. Rusia          19        18        19

5. Gjermania  17        10        15

6. Japonia       12        8          21

7. Franca        10        18        14

8. Koreja e J. 9          3          9

9. Italia           8          12        8

10. Australia  8          11        10

…….

54. Kosova     1          0          0

 

                                                                                                                                                     Periskopi.com

 

Shteti shpërblen Majlindën dhe Dritonin

Periskopi.com Sporti

Majlinda Kelmendi dhe trajneri i saj, Driton Kuka do të shpërblehen nesër nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për suksesin e arritur në Lojërat Olimpike ‘Rio 2016’, ku xhudistja kosovare arriti të fitonte medaljen e parë të artë për Kosovën.

“Nesër (19.08.2016), ora 10:00, në kabinetin e ministrit Kujtim Shala, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon ceremoninë për ndarjen e shpërblimeve shtetërore për kampionen olimpike, xhudisten Majlinda Kelmendi dhe trajnerin Driton Kuka”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.

 “Në bazë të rregullores për ndarjen e shpërblimeve shtetërore për sportistët që arrijnë rezultate kulmore në garat ndërkombëtare, Kelmendi, merr shpërblimin financiar në vlerë prej 100 mijë euro, ndërsa trajneri Kuka, 50 mijë euro”, vijon njoftimi. /Periskopi.com 

Majlinda vështirë iu përmbajt lotëve teksa mbajti flamurin në hapje të Rio 2016 (Foto)

Periskopi.com Sporti

Majlinda Kelmendi njihet për performancat e saj të forta dhe për fuqinë në karakterin që tregon në sportin ku ajo është kamione e botës – por ajo tregoi anën e saj të butë teksa mbajti flamurin e Kosovës për herë të parë në histori në Lojërat Olimpike, në hapje të Rio 2016.

Majlinda udhëhoqi parakalimin me mjaft krenari, duke bartur flamurin teksa shtatë sportistët tjerë dhe të tjerë antarë të delegacionit e ndoqën atë, shkruan Telegrafi.

foto 2

U vërejt qartë nga fotot e kapura gjatë parakalimit historik të Kosovës në hapje të Lojërave Olimpike se Majlinda u mbush me lot nga emocionet dhe vështirë u përmbajt.

majlinda 3

Majlinda na bëri krenarë të gjithëve, ashtu sikurse i gjithë ekipi olimpik i Kosovës dhe lotët vështirë i mbajtëm edhe ne që ishim para ekraneve, sepse për herë të parë u ndjemë të barabartë me shtetet tjera. /Telegrafi/

Majlinda Kelmendi, ambasadore e nderit

Periskopi.com Sporti

Majlinda Kelmendi shpallet ambasadore nderi

Gjatë ceremonisë së dorëzimit të flamurit të Kosovës atletëve, të cilët do të përfaqësojnë Kosovën në ‘Rio 2016’, kampionia në xhudo, Majlinda Kelmendi është shpallur ambasadore e nderit nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Në këtë ceremoni tetë atletët përfaqësues të Kosovës janë dekoruar me Medalje Presidenciale të Meritave. Ceremonia u zhvillua në parkun e Gërmisë, nën patronatin e presidentit, ku edhe iu dorëzua olimpistëve flamuri i Kosovës.