Maja Kocijançiq

Maja Kocijançiq thotë se mediat serbe po shpifin për kodin telefonik

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq tha se delegacioni i Beogradit duhet të diskutojnë në Bruksel detajet e zbatimit të marrëveshjes për telekomunikacionin.

Periskopi.com Lajme

“Ne e mirëpresim marrëveshjen e arritur të dielën. Të dyja palët në Bruksel duhet të diskutojnë detajet për zbatimin e marrëveshjes”, u përgjigj ajo në pyetjen se nëse Prishtina është duke u përpjekur, siç raportuan mediat serbe raportuan se “detyrojë një ndryshim thelbësor të marrëveshjes së telekomunikacionit të arritur të dielën”.

Në të njëjtën pyetje zyrtarja e BE tha se mediat serbe nuk mund të shkruajnë komente të pabaza, transmeton lajmi.net.

Sipas burimeve diplomatike të Tanjug-ut në Bruksel, ka se nuk ka ndonjë problem substancial në bisedimet midis Beogradit dhe Prishtinës për zbatimin e marrëveshjes për sektorin e telekomunikacionit.

Zyra për Kosovën ka konfirmuar se bisedimet midis Beogradit dhe Prishtinës, janë planifikuara të mbahen më 16 dhe 17 nëntor, që do të vazhdojë të premten.

Maja Kocijançiq

BE-ja ripërsëritë: Për Trepçën vendos Kosova nëse futet në dialogun e Brukselit

Komisioni Evropian “është në dijeni” për pozicionin e marrë nga Qeveria e Serbisë lidhur me miratimin nga Kuvendi i Kosovës të ligjit për “Trepçën”, ka deklaruar sot zëdhënësja e Komisionit, Maja Kocijançiq.

Periskopi.com Lajme

Ajo, me rastin e vendimit të Qeverisë së Serbisë “për anulimin e të gjitha pasojave ligjore” të institucioneve të Kosovës për Trepçën, ka përsëritur qëndrimin e së hënës nga selia e Komisionit Evropian në Bruksel.

“Ne jemi në dijeni me faktin se Kuvendi i Kosovës e ka miratuar ligjin për Trepçën. Gjithashtu jemi të njohur edhe me faktin dhe pozicionin e Qeverisë së Serbisë për këtë”, ka thënë Kocijançiq për Tanjug, përkthen lajmi.net

Sikur edhe dje, Kocijançiq edhe sot ka thënë se nëse Kosova (Prishtina) nuk pranon që kjo temë të jetë në tryezën e dialogut në Bruksel, atëherë BE-ja e vetme dhe vetëm me pëlqimin e Serbisë (Beogradit) nuk mund ta bëjë një gjë të tillë.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sot më herët gjatë ditës ka njoftuar për vendimin e Qeverisë së Serbisë lidhur me Trepçën, por se kjo nuk është marrë parasysh nga zyrtarët qeveritarë të Kosovës.