foto31

“Ferronikeli” po zhduk arat e fshatit Magure

Arat ku banorët e fshatit Magure të Lipjanit i mbillnin e kullosnin bagëtitë po zhduken. Ekskavatorët e ndërrmarrjes private Ferronikeli po i grryejnë ato tash e disa javë.

Periskopi.com Lajme

Që kur Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, dhe bordi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, i ka dhënë leje Ferronikelit ta shfrytëzojë për një vit një pjesë të minierës së Goleshit, sipërfaqe të mëdha të gjelbëra nën minierë janë shndërruar në gropa gjigante, shkruan Gazeta Fjala.

Banorët thonë se kjo kompani private, po nxjerrë minerale jashtë territorit ku njohej deri më tani hapësira e minierës së Goleshit.

Kjo dëshmohet edhe në  disa fotografi të siguruara nga Gazeta Fjala. Aty shihet qartë se si gropa gjigante janë hapur rrëzë rrugës duke zhdukur sipërfaqet e gjelbëra.

Kjo minierë kishte dështuar në procesin e Privatizimit, ndërsa tani një pjesë e saj i është dhënë në shfrytëzim Ferronikelit pa ndonjë specifikë se sa do të paguaj për shfrytëzim të saj.

Krejt kjo ka ndodhur me datën 26 gusht,  kur është mbajtur mbledhja e bordit të drejtorëve të AKP-së.

foto 1

AKP s’ka informata për qeranë 

Gazeta fjala ditë më parë pati raportuar për favorizimin që e kishte bërë Qeveria e Kosovës karshi ndërmarrjës Ferronikeli.  Në atë kohë zyrtarë të Agjencisë Kosovare të Privatizimit i patën thënë  Gazetës Fjala se kjo është marrëveshje  për qiradhënie e cila përllogaritet  në bazë të shfrytëzimit të xehes, por as ata nuk e dinë se sa do të jetë pagesa e saktë.

“Parcela ka sipërfaqe prej 4,500 metra katrorë, ndërsa vlera e kompensimit do të përllogaritet në bazë të shfrytëzimit të xehes”, pati thënë Ylli Kaloshi, zëdhënës i AKP-së.

Sipas tij, kjo qiradhënie do të mundësoj vazhdimin e aktiviteteve të Ferronikelit dhe është mbështetur nga të gjitha institucionet relevante të Republikës se Kosovës.

Më 25 maj të këtij viti, kryeministri Isa Mustafa i kishte kërkuar kabinetit të tij që të ndihmojnë rikthimin e kësaj ndërmarrje në punë pas ndërprerjes së prodhimit për shkak të krizës.

Mustafa pati thënë se ka thënë se jo secilës kompani private mund t’i ndihmojnë, por se Ferronikeli përbën interes të veçantë pasi që punëson mbi 1000 punëtorë dhe përbën eksportin pothuajse kryesor.

Drejtuesit e Kompanisë Ferronikeli pas ndërprerjes së punës i patën kërkuar Qeverisë së Kosovës uljen e kostos së energjisë elektrike, pasi që 30 për qind e shpenzimeve janë në energji, ose nëse kjo nuk ndodh ata kanë kërkuar t’u lejohet importi i energjisë që ata të gjejnë energji më lirë, edhe pse kohë më parë Qeveria kishte nënshkruar një marrëveshje të veçantë për furnizim me energji të Ferronikelit.

Pos kësaj, ata kanë kërkuar edhe lejimin e zhvendosjes së një rruge tek miniera, për të mundësuar shfrytëzimin e xehes, ndërsa pas eksploatimit ata janë shprehur do ta kthejnë rrugën në gjendjen e mëparshme.

foto2

Favoret e shtetit për Feronikelin

Mbështetja institucionale për ndërmarrjen “Ferronikeli”, nuk ka munguar as në të kaluarën.

Kuvendi i Komunnës së Drenasit ditë më parë e ka liruar nga taksa komunale ndërmarrjen “Ferronikeli”, me arsyetimin se është jashtë prodhimi dhe si mas lehtësuese.

“Në mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Drenasit, në mesin e 7 pikave të rendit të ditës, si pik e veçant e kërkuar nga anëtarët e Kuvendit është diskutuar edhe për ndërmarrjen e Ferronikelit, ku si masë lehtësuese, Kuvendi mori vendim që për fillimin e prodhimit kompanisë në fjalë të lirojë nga taksa komunale në kohëzgjatje prej një viti”, thuhet në komunikatën e KK së Drenasit.

Kjo kompani private kishte  lidhur një kontartën  në kohën e UNMIK-ut me KEK-un për të ia shitur me lirë energjin eletrike.

Në një letër që ministrja e atëhershme e Energjisë dhe e Minierave, Justina Shiroka – Pula, i kishte dërguar KEK-ut, janë zbardhur për herë të parë humbjet që kjo korporatë ka pasur nga kjo kontratë.

Sipas kësaj letre, gjatë vitit 2008 KEK-u ka humbur rreth 20 milionë euro nga kontrata. Ndërsa gjatë vitit 2009 humbjet kanë qenë më të vogla – deri në qershor llogaritet t’i ketë humbur 8 milionë euro./Gazeta Fjala/