Raporti i Këshillit Evropian tregon si po e përdor Kremlini mafian ruse në Evropë

Periskopi.com Lajme

Në një raport të ri thuhet se grupet mafioze ruse po veprojnë në Evropë në emër të Kremlinit. Thuhet se zyrtarët në Moskë e përdorin krimin e organizuar edhe për sulme kibernetike.

Tensionet mes Moskës dhe Perëndimit kanë shpërthyer pas aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014, kur Kremlini ka intensifikuar edhe përpjekjet për shtimin e ndikimit jashtë vendit. Përveç punës së shërbimeve të saj të sigurisë, Moska ka përdorur edhe rrjetet ruse të krimit të organizuar në Evropë, si një mjet të ri në këtë konflikt, thuhet në një studim të publikuar nga Këshilli Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë (ECFR), një organizatë e cila i ka zyrat e saj në mbarë Evropën.

Në raport thuhet se ekziston një lidhje e ngushtë midis aparatit të sigurisë shtetërore në Kremlin, të përbërë nga Shërbimi Informativ për Botën e Jashtme, Shërbimi Informativ Ushtarak dhe Shërbimi Federal i Sigurisë (FSB), si dhe grupeve kriminale të organizuara ruse aktive në vendet evropiane.

Për më tepër, Kremlini shpesh i detyron këto grupe që të veprojnë në emër të tij. “Shteti rus është shumë i kriminalizuar, ku krimi dhe “nëntoka” kanë një influencë të madhe”, thuhet në studimin e ECFR.

Krimi kibernetik dhe propaganda

Bota e krimit, politikës, biznesit dhe shërbimeve të sigurimit të shtetit në Rusi kanë vendosur lidhje të ngushta mes tyre në vitet 1990, tha për DW autori i raportit dhe një nga ekspertët kryesorë të çështjeve të sigurisë në Rusi, Mark Galeotti.

Pasi ardhjes së Vladimir Putinit në postin e presidentit, në vitin  2000, struktura e ndërlidhjeve ka ndryshuar dhe elitat politike filluan të përdorin botën kriminale në dobi të tyre, thuhet në raport. Sipas këtij burimi, “gangsterët mund të vazhdojnë të jenë gangsterë pa pasur frikë, por vetëm për aq kohë sa e kuptojnë dhe pranojnë se shteti është banditi kryesor në qytet”.

Sipas studimit, ky rregull ishte i shtrirë dukshëm në të ashtuquajturën mafia ruse në Evropë, e cila është përdorur nga autoritetet në Moskë për qëllime të ndryshme, duke përfshirë edhe sulmet kibernetike, trafikimin e njerëzve dhe mallrave, e madje edhe kryerjen e vrasjeve në emër të Kremlinit. Grupet ruse të krimit të organizuar mund të shërbejnë gjithashtu si një burim i parave të gatshme të zeza për autoritetet e Moskës. Në raste të tilla, shërbimet ruse të sigurisë mund të lehtësojnë kontrabandimin e mallrave përgjatë kufirit në këmbim të një përfitimi.

Një shembull tjetër i bashkëpunimit të mundshëm midis zyrtarëve më të lartë në Moskë dhe kriminelëve rusë në Evropë të përshkruar nga Galeotti, i cili punon si studiues i lartë në Institutin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Pragë, daton që nga viti 2010, kur një skandal i pashembullt spiunimi midis Rusisë dhe SHBA zuri vend në kryetitujt e gazetave në mbarë botën.

Agjentët Anna Chapman dhe nëntë anëtarë të tjerë të një rrjeti rus spiunesh, të zbuluar nga autoritetet amerikane, u shkëmbyen me katër agjentë amerikanë. Por anëtari i 11-të i dyshuar i këtij rrjeti rus, Christopher Metsos, u zhduk pa lënë gjurmë, pasi u arrestua në Qipro dhe u lirua me kusht. Galeotti tha se disa oficerë amerikanë të kundërzbulimit, të cilët i kishin folur atij në kushte anonimiteti, besonin se grupet kriminale ruse e kanë trafikuar Metsosin fshehurazi në Rusi.

Lidhjet e fshehta të Rusisë

Nga bisedat jo zyrtare me autoritete evropiane të sigurisë si dhe disa kriminelë në Evropë dhe Rusi, Galeotti ka mësuar se ekziston një ndërlidhje e ngushtë mes Kremlinit dhe grupeve kriminale të organizuara ruse. Vendet më të zakonshme për këto grupe kriminale janë vendet ku ka komunitete të mëdha ruse, si në jug të Spanjës, në Greqi ose Letoni, si dhe në vendet ku ka sasi të mëdha trafikimi të njerëzve, drogës dhe mallrave, siç është Berlini. Ndryshe nga 20 vjet më parë, grupet kriminale ruse në Evropë tani nuk veprojnë në rrugë. Ato veprojnë tani si aleatë, lehtësues dhe furnizues për bandat lokale evropiane dhe rrjetet kriminale në mbarë kontinentin. Për shembull, afërsisht një e treta e heroinës që arrin në Evropë, vjen nëpërmjet bandave ruse, tha Galeotti.

Një tjetër ekspert për krimin e organizuar rus, Walter Kegö nga Instituti për Politikat e Sigurisë dhe Zhvillimit në Stokholm, thotë se grupet mafioze ruse në Europë preferojnë të qëndrojnë në hije. Kegö për DW thotë se mafia ruse ka një ndikim të madh jo vetëm në botën kriminale, por edhe në politikë. “Nuk ka dyshim se ata janë përdorur nga zyrtarë të lartë në Kremlin për të bërë gjëra të caktuara, edhe pse jo tërë kohën”, tha ai.

Ndërsa Galeotti shton se ky lloj bashkëpunimi i mundëson Rusisë që të maskojë çdo lidhje të drejtpërdrejtë me zyrtarët në Moskë. Bandat, të cilave u drejtohet Kremlini, ende kanë pasuri apo njerëz të tyre në Rusi, që do të thotë se autoritetet e sigurisë kanë ndikim mbi to, thotë Galeotti dhe shton: “Kohë pas kohe Kremlini u drejtohet gangsterëve dhe në thelb Kremlini bën kërkesa të cilat gangsterët nuk mund t’i refuzojnë”./DW

Reklamë
Reklamë

Kur Saviano paralajmëronte shqiptarët për mafian e plehrave

Shkrimtari dhe gazetari i njohur investigativ Roberto Saviano, njohës i mirë i mafies italiane, veçanërisht asaj të plehrave të cilën ai e cilëson edhe më të madhe dhe të rrezikshme se të tjerat, në një intervistë të viti 2011 për gazetaren Rudina Xhunga, ndër të tjera preku edhe temën e importit të mbeturinave, që qeveritë shqiptare e kanë tentuar me radhë, që prej marrëveshjes Nano-Bechetti.

Periskopi.com Lajme

 

Ai që atëherë ka paralajmëruar se mafia ndërkombëtare e plehrave, veçanërisht ajo italiane, e ka Shqipërinë në planet e saj për ta kthyer vendin në një destinacion të mbetjeve të rrezikshme;

Ja çfarë shkruante Saviano:

“Këshilla që do t’i jepja publikut shqiptar, është: Kujdes! Çdo minierë do t’ju shndërrohet në një vendshkarkim mbeturinash, çdo fabrikë e braktisur do t’ju shndërrohet në një magazinë plehrash. Italia po sheh (dhe jo vetëm Italia mafioze) në hapësirën shqiptare një biznes për mbeturinat. Sa më shumë dëshirë ka për të bërë biznes nga ana e shqiptarëve, aq më i lartë është rreziku gjeografik, biologjik, natyror për Shqipërinë.

Kështu që ky operacion, nëse nuk kontrollohet, pas pesë vjetësh ne do të takohemi përsëri dhe do të themi se si vallë periferitë e qyteteve shqiptare, fshatrat shqiptare janë plot me mbeturina toksike, mbeturina italiane, mbeturina ballkanike. Pra, bëni shumë kujdes! Cikli i mbeturinave, nëse është i qartë, i kontrolluar në çdo kalim të tijin, mund të shndërrohet në një biznes për kombin shqiptar. Por nëse nuk është i kontrolluar, rrezikon të bëhet një gropë që duhet mbushur me mbeturina legale.

Kështu që bëni kujdes me këtë që po ndodh! Ky është hapi i parë për të bërë që të ndodhë në Shqipëri, jo thjesht ajo që po ndodh në Napoli, por për ta mbushur pjesën që nuk shihet, fshatrat, guroret, minierat e braktisura, për t’i mbushur të gjitha këto me plehra dhe për t’i sjellë fitime atij që ndërmjetëson në këto transporte”./topnews.al

Reklamë
Reklamë

Mirror: Mafia shqiptare kontrollon kokainën që hyn në Belgjikë (FOTO)

Mafia shqiptare kontrollon portin Antwerp, në Belgjikë.

Periskopi.com Lajme

Britanikja “Mirror” shkruan se “kryeqyteti i Kokainës në Evropë”  përdoret nga shqiptarët për të dërguar një nga lëndët narkotike me të shtrenjta drejt Londrës.

Droga e klasit A vjen në Antwerp nga Kolumbia, duke u fshehur në pllaka mermeri dhe trarë prej druri, të ngarkuar në kontejnerët e anijeve.

Më pas janë shqiptarët ata që e marrin në dorëzim me synimin e vetëm, ta çojnë drejt Londrës aty ku tregu është më i lartë.

“Rojet e kufirit në qytetin belg e kanë humbur luftën kundër zotërve të drogës kolumbiane”, shkruan britanikja.

Shifrat zyrtare tregojnë nivele rekord të kokainës që është futur në Evropë, nga Belgjika.

Në tetë muajit parë të 2016 është kapur 22 ton kokainë, shumë herë më shumë se rekordi i vitit 2012 me 18 ton. “Mafia shqiptare mund të përfitojë nga situata për ta transportuar drejt Britanisë, ku fitimi është më i madh”, ka thënë një burim portal për britaniken Mirror.

“Ata shesin kilogramin 50,000 euro në Britani, ndërsa në vende të tjera 30,000 euro”,  shkruan tv klan.

php_brussels_harris_13 php_brussels_harris_27 best-practice-single-line-sumary-of-the-person-event-scene

 

Reklamë
Reklamë

Ish-guvernatori Hashim Rexhepi rrëfen anën mafioze të Hashim Thaçit

Në një intervistë për Gazetën Fjala, ish-guvernatori tregon për ndërhyrjet direkte në punën e BQK-së, nga njerëzit e partisë në pushtet, PDK-së. Që nga presidenti aktual Hashim Thaçi dhe njerëzit e tij të afërt, e deri tek ish kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku dhe ish komandanti i përgjithshëm i UÇK-së Azem Syla.

Periskopi.com Uncategorized

Arie (Ariel Raubvogel) po e priste në një hotel në Londër  guvernatorin e atëherëshëm të Bankës Qendrore të Kosovës për t’i dhënë një mesazh nga ish-kryeministri, Hashim Thaçi, tani President i Kosovës.

“Të gjithë do të ndahemi të kënaqur, më tha, po ti investoja paratë e buxhetit të shtetit në bankat që i propozonte këshilltari i atëhershëm në emër të ish-kryeministrit  Hashim Thaçi”, rrëfen për herë të parë ish-Guvernatori, Hashim Rexhepi në detaje, për takimin që thotë se ia pa sherrin.

Arie i kishte rekomanduar Rexhepit disa banka në Angli ku duhej investuar mbi 1 miliard euro me të cilat menaxhonte BQK-ja.

Në një intervistë për Gazetën Fjala, ish-guvernatori tregon për ndërhyrjet direkte në punën e BQK-së, nga njerëzit e partisë në pushtet, PDK-së. Që nga presidenti aktual Hashim Thaçi dhe njerëzit e tij të afërt, e deri tek ish kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku dhe ish komandanti i përgjithshëm i UÇK-së Azem Syla.

Sipas tij, ata kanë gjithçka nën kontroll dhe vendosin se çfarë duhet bërë me paratë e taksave, e pensioneve të qytetarëve dhe kush duhet të përfitoj nga investimi i tyre. Në pothuajse të gjitha këto raste përmendet si akter kryesor edhe ish ministri i Financave të Kosovës Ahmet Shala dhe Besim Beqaj, atëherë  Kryesues i Bordit të Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës.

Kërkesa e Hashim Thaçit për investimin e 1 miliard euro

Shala madje del të jetë iniciator i takimit në Londër mes Rexhepit dhe këshilltarit izraelit të Hashim Thaçit,  në vitin 2010 pak ditë para se Rexhepi të arrestohej.

“Ministri Ahmet Shala dhe unë merrnim pjesë në konferencën vjetore të EBRD-se në Londër. Ditën e parë të punimeve të konferencës ministri më thotë se nesër në mbrëmje do ta kemi një takim me disa investitorë dhe mos planifiko asgjë në agjendë”, rrëfen Rexhepi.

Të nesërmen  thotë se doli para hotelit në kohën e caktuar duke pritur ministrin Shala për në takim.

“Vjen ministri disi me nxitim dhe më thotë se i ka dalë një punë urgjente dhe të shkoi unë në atë takim. E morra adresën e vendit ku duhet të mbahej takimi. Për habi kur arrita te hoteli ku duhej të mbahej takimi, me del përpara këshilltari i kryeministrit, izraeliti Ari. Pasi u përshëndetëm e pyeta se ku janë investitorët, ai buzëqeshi dhe tha se do e kem takimin me të”.

Këtu gjithçka, sipas tij, ishte e planifikuar në prapaskenë.

“Pasi morëm nga një pije, ai filloi bisedën. Me tha se Banka Qendrore menaxhon me mbi 1 miliard euro, dhe do të ishte mirë që t’i investoni në bankat që ti propozoi unë, duke bërë me shenjë se të gjithë do të ndahemi të kënaqur, në kuptim të përfitimeve materiale”.

Rexhepi thotë ta ketë mohuar këtë ofertë duke i thënë që ta harronte se kanë biseduar për një gjë të tillë.

“Ligji është i qartë, mjetet i investon komisioni i BQK-së, për menaxhimin e aseteve dhe mjetet i investojmë vetëm në vendet dhe bankat e rejtuara me tre A, se banka qendrore ka përgjegjësi për menaxhimin e kujdesshëm të mjeteve publike me te cilat menaxhon”.

Takimi në zyrën e Thaçit

Një javë më vonë kryeministri kishte organizuar një takim në zyrën e tij rreth investimit të mjeteve të Trustit.

“Në takim ishin Kryeministri Hashim Thaçi, zëvendës kryeministri Hajredin Kuqi, ministri Ahmet Shala, kryetari i bordit të Trustit Besim Beqa, drejtori i Trustit Ardian Zalli dhe unë”, tregon Rexhepi i cili këtë takim e ndërlidh me atë paraprak me këshilltarin e Thaçit në Londër.

Krejt kjo pasi, sipas tij, tani ish kryeministri Thaçi ishte shfaqur i pezmatuar në të pas refuzimit të tij për të miratuar propozimet që kishte dhënë për modelin e investimeve të trustit, për çfarë po diskutohej aty.

Në këtë takim, Rexhepi kishte propozuar që Trusti të investoj edhe në bankat komerciale të Kosovës në pajtim me ligjin, deri ne 5% të mjeteve në një entitet të vetëm, duke arsyetuar se kjo në këtë kohë te krizës globale financiare do të kishte impakt pozitiv dhe do të mundësonte rritjen e kreditimit të bankave.

“Kryeministri në mënyrë cinike e kundërshtoi propozimin tim, duke thënë se këto janë banka private etj., ai filloi te më sulmoi gjëja për keqmenaxhim ne bankë etj. Kjo me beri të kuptoi se ky sulm ishte refleksion i refuzimit tim që t’i pranoi kërkesat e këshilltarit të tij Ari”, tregon Rexhepi.

Sipas tij, kryeministri tani kishte gjetur dikë tjetër që t’ia kryente punët.

“Për habi, pas këtij takimi Trusti investoj rreth 75 milionë euro në një bankë të Belgjikës e quajtur “Fortis”, e cila ishte nën intervenimin e qeverisë belge me mjete emergjente për shkak te krizës qe e kishte goditur. Kurse disa muaj më vonë Besim Beqa u emërua ministër i ekonomisë në Qeveri”.

Ky Institucion Financiar, me tu bërë ky investim ndërron pronësinë dhe Rexhepi urdhëron vartësit e tij të nisin hetimet rreth këtij investimi, siç e quan ai, të dyshimtë. Por thotë se gjithçka ishte vonë, pasi u arrestua pak ditë pas këtij takimi.

Ndërhyrjet në punësim

Rexhepi tregon se ndërhyrja e politikës në punët operacionale dhe vendimmarrja në BQK ka filluar që në muajin e dytë të mandatit të tij. Kryesisht sipas tij kanë qenë ndërhyrje lidhur me zgjedhjet kadrovike, punësim të militantëve partiakë, e deri te vendimmarrja rreth investimit të mjeteve nën menaxhimin e BQK-së dhe licencimin e institucioneve financiare.

“Këto ndërhyrje janë bërë kryesisht nga Ministri i Financave, Ahmet Shala dhe kryeministri ose këshilltarët e tij, por edhe të personaliteteve të larta të partisë në pushtet”, thotë Rexhepi.

Madje ai tregon një rast konkret të ndikimit të ish kryeministrit Thaçi për vendosjen e njerëzve të tij të afërt në pozita të larta në BQK.

“Kryeministri Hashim Thaçi ka qenë shumë këmbëngulës me kërkesën e tij që zëvendësguvernatorë për mbikëqyrje financiare të zgjedhet Nuredin Krasniqi. Unë e kam kundërshtuar këtë propozim sepse ishte ndesh me ligjin, sepse Krasniqi kishte qenë drejtor i bankës që kishte falimentuar”, thotë më tej Rexhepi.

Ndërkohë, thotë se “njerëzit e tij brenda BQK-së” kishin filluar ta sabotonin punën e tij që nga fillimi. Përmend këtu dy anëtarët e bordit të propozuar nga PDK, Sejdi Rexhepin dhe Mejdi Bektashin, për të cilet thotë se “veç kishin filluar destruktivitetin e tyre në punën e bordit”. /Gazeta Fjala/

Reklamë
Reklamë