Kepuce nga Solid

Reagon fabrika kosovare: Nuk prodhojnë këpucë për ushtrinë serbe

Kompania Solid me seli në Suharekë, e cila prodhon këpucë dhe produkte të ngjashme ka reaguar pas një raporti të Televizionit Publik, ku thanë se ata prodhojnë këpucë për ushtrinë dhe policinë serbe.

Periskopi.com Lajme

Kjo kompani thotë se në Radio Televizionin e Kosovës është përvjedhur një gabim dhe thonë se nuk prodhojnë këpucë për ata.

“Solid nuk prodhon këpucë për policinë dhe ushtrinë serbe. Duam të sqarojmë se kompania jonë është e shtrirë gjerësisht në tregun e Serbisë dhe ka eksportuar produkte deri në vlerë mbi 300 mijë euro. Këto produkte janë të destinuar si për të gjitha tregjet e Evropës, për konsumator të rregullt, por jo për ndonjë institucion publik në Serbi. Ne kërkojmë nga ju që të mbani informacionet rreth hapjes në tregun serb, mirëpo kërkojmë që të largoni lajmin, përkatësisht titullin që thotë se këpucët e Solid përdoren nga ushtria dhe policia e Serbisë, pasiqë kjo nuk qëndron”, thuhet në një reagim të tyre.

Ata shpjegojnë se me nisjen e implementimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, duke shpresuar në hapje të tregjeve dhe mundësi të barabarta për bizneset vendore si në Ballkan edhe në Evropë, në të ardhmen, siç thonë ata, edhe mund të synojnë tregje edhe më të gjera, mirëpo në rastin konkret, ky informacion i pa vërtetë thonë se nuk u ka bërë nderë.

“Ky informacion i pavërtetë mund të ketë edhe efekt negative për një treg që e kemi krijuar me shumë mund dhe sakrificë për shumë vite. Duam të ri theksojmë se, në asnjë moment, nga asnjë zyrtarë i kompanisë “Solid”, por edhe nga klienti ynë Dragisha Misinoviq, drejtor i kompanisë “Obuca” në Beograd, nuk është thënë që këpucët janë të destinuara për ushtrinë dhe policinë e Serbisë, andaj me mirëkuptim kërkojmë nga ju që ky lëshim të përmirësohet”, thuhet në reagim./ Periskopi