Haziri këmbëngul se i kanë votat për Demarkacionin

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka theksuar se koalicioni qeverisës i ka votat për të kaluar Marrëveshjen për Demarkacionin e kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Periskopi.com Lajme

Ai ka theksuar në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit, se votat janë porse duhet, sipas tij, të mobilizohen që deputetët të votojnë pa qenë nën presion dhe pa shantazhe.

“Ky koalicion i ka pasur votat me e zgjedh Isa Mustafën kryeministër dhe Hashim Thaçin president. Në momentin kur votojnë 30 deputetë të LDK-së pro një çështje, cila është arsyeja që tre deputetë të votojnë kundër. Do të duhej që këta persona, në të ardhmen, të gjejnë forume politike, ku mendimi i tyre përputhet me vendimet e partisë”, ka shtuar Haziri.

Lutfi Haziri përsërit idenë e shkëmbimit të territoreve me Serbinë

“Ne me Serbinë kemi problem territorial dhe pa u zgjidhur kjo gjë, nuk mund të ketë paqe dhe qetësi. Duhet që të kthehen kufijtë në bazë të kriterit demografik.

Periskopi.com Lajme

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, në Info Magazine të Klan Kosoëvs, ka thënë se problemi me Serbinë është krejtësisht territorial dhe mund të zgjidhet duke shkëmbyer territor, rrjedhimisht duke i kthyer kufijtë sipas atyre të vitit 1956.

“Ideja e shkëmbimit të territoreve vetëm po replikohet. Ne me Serbinë kemi problem territorial dhe pa u zgjidhur kjo gjë, nuk mund të ketë paqe dhe qetësi. Duhet që të kthehen kufijtë në bazë të kriterit demografik, sepse në vitet e 50-ta Serbia mbi këtë parim ka bërë riorganizim territorial. Pse shqiptarët e Luginë së Preshevës të mos bashkohen me shtetin e tyre, sepse edhe atëherë i kanë takuar Kosovës”.

Ai ka deklaruar se integriteti territorial i Kosovës është i garantuar dhe provokimet e Serbisë duhet të shikohen në kontekst populist të liderëve serbë.

“Ardhja e sekretarit të NATO vjen në kohën kur republika jonë është cënuar si rrjedhojë e një agjende politike që Serbia e ka për konsum të brendshëm. Dy takimet në Bruksel dhe vizitat e fundit sigurojnë stabilitetin në vend. NATO është garantues – forcë që detyron paqen. Prezenca e sekretarit të saj në Kosovë sot tregon forcën e aleancës përkundrër krizave të ndryshme”.

“Heqja e murit është cështje kohe. Nuk duhet lejuar ngritja e barrierave dhe ngritja e mureve. Duhet që serbët ta kuptojnë që cbllokimi i urës nuk lejon ngritje të barrierave”.

“Në këtë fazë është dialogu mekanizmi i vetëm që zgjidhë problemet. Ka një komplikim në këtë cështje. Sepse zakonisht kur qeveria bjen vendim për dicka, komuna merret me ekzekutimin. Por në këtë rast komuna e ka pjellë këtë problem”.

“Partia që sot udhëheq Serbinë është ndërtuar në sllogane dhe populizma. Atyre po u duket se presidenti i ShBA-së do të bëhet aleat i serbëve në Ballkan, megjithëse pritjet janë se nuk do të ketë kurrfarë ndryshimi të qasjes amerikane në këtë territor. Zërat populist në Europë janë kërcënim dhe janë në rritje”.

Këshilltari i Isa Mustafës kërkon ndëshkim për prokurorët që ushtrojnë aktakuza pa prova

Këshilltari për drejtësi i kryeministrit Isa Mustafa, Besnik Berisha, thotë se Kosova ka nevojë që sa më shpejt të ketë Ligjin për të sanksionuar abuzimin me të drejtë diskrecionale.

Periskopi.com Lajme

Duke folur për një rast të Lutfi Hazirit, ai ka thënë se Prokurori që ka ushtruar aktakuzë pas as edhe një provë të vetme inkriminuese, ka abuzuar sipas tij, me të drejtë diskrecionale, në këtë rast të Lutif Haziri, që ia njeh ligji sipas tij, dhe duhet ndëshkuar, raporton Periskopi

“Dua të besoj se Këshilli Prokurorial nuk do të tolerojë më ndjekje të tilla që lëndojnë imazhin e këtij institucioni të rëndësishëm për shtetin tonë dhe cenojnë sigurinë juridike të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Për një të ardhme më të mirë, barazia para ligjit është vlerë që duhet ta mbrojmë të gjithë”, thotë Berisha, raporton periskopi

Ai thotë se vendimi i Gjykatës Themelore në Gjilan për hudhjen e aktakuzës kundër Lutfi Haziri, madje qysh në shqyrtimin fillestar dhe konfirmimi i këtij vendimi nga Gjykata e Apelit, përveç konfirmimit të pafajësisë së z. Haziri, sipas tij, konfirmon po ashtu edhe nevojën që sa më parë të miratohet një ligj për të sanksionuar abuzimin me të drejtën diskrecionale.

“Meqë vendimet e Gjykatës konfirmuan se nuk kishte as edhe një provë të vetme inkriminuese kundër z. Lutfi Haziri, rrjedhimisht i bie që ndjekja e tij ishte arbitrare dhe kushdo Prokuror që ka ushtruar këtë aktakuze pa as edhe një provë të vetme inkriminuese, ka abuzuar me të drejtën diskrecionale që i njeh ligji dhe duhet ndëshkuar”, thotë ai. /Periskopi

Gjykata e Apelit e shfajëson Lutfi Hazirin

Drejtori i Lutfi Hazirit e quan ‘zagaricë’ Zenun Pajazitin

Naser Korça, drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Komunën e Gjilanit e ka quajtur ‘zagaricë”, shefin e Grupit Parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti.

Periskopi.com Lajme

Duke dashur t’i hyjë në qef shefit të tij Lutfi Hazirit, ai ka komentuar në një link që kishte shpërndarë Haziri e ku i dërgonte disa selame Zenun Pajazitit, të mos fshihet pas zagarëve, shkruan Gazeta Monitor.

“Zagaricat jane mshefe gjithmone mas zagarve”, ka shkruar drejtori Korça.

Naser Korca

Lufti Haziri i çon mesazh Zenun Pajazitit: Mos u fsheh pas zagarëve

Lutfi Haziri me tender të kundërligjshëm, rrezikon “kokën” e shefit të prokurimit

Komunës së Gjilanit e cila udhëhiqet nga Lutfi Haziri, që rreth një vit një tender po i rropatet nëpër ‘gjykatën’ e tenderëve. Tenderi për furnizim me pajisje të IT-së po konsiderohet se u realizua në mënyrë të kundërligjshme.

Periskopi.com Lajme

Organet e ligjshmërisë së tenderëve që tri herë po ia bëjnë me dije Komunës së Gjilanit se e ka dhënë një tender në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit Publik.Deri më tani, Zyra e prokurimit të Gjilanit nuk i ka marrë parasysh vendimet e Organit Shqyrtues të Prokurimit që tenderin “Furnizim me pajisje te TI për të gjitha njësit shpenzuese të komunës së Gjilanit”, ta kthejë në rivlerësim, shkruan lajmi.net.

Tash, OSHP-ja ia ka caktuar edhe datën e fundit për t’ia respektuar vendimin, të cilën nëse nuk e respekton, atëherë Komunës së Gjilanit do të merren masa ndëshkuese, një gjobë jo më pakë se pesë mijë euro dhe se zyrtarit të prokurimit do t’i merret certifikata e menaxherit.Fituesi i tenderit, sipas OSHP-së ka ofruar produkte, duke ua caktuar çmime që nuk janë reale në treg. Pra prokurimi i Komunës nuk ka luajtur rol produktiv gjatë vlerësimit, krahasimit dhe ekzaminimit të ofertave, sikurse kërkohet me Ligji të Prokurimit. Është ofruar Lap Top në vlerë prej 100 eurove, ani pse i njëjti në treg kushton 600 euro, shkruan lajmi.net.Në janar të vitit 2016, Zyra e prokurimit të Gjilanit e ka shpërblyer me kontratë konsorciumin “Pro Compoters” dhe “Ricon” në vlerë prej 119,502.80  euro për tenderin “Furnizim me pajisje te TI për të gjitha njësit shpenzuese”.Kundër vendimit të Komunës ishte ankuar në OSHP, kompania garuese “City Computer”, duke konsideruar që është shkelur ligji, dhe në  muajin Maj të këtij viti OSHP-ja ka konstatuar se kompania ankuese ka pasur të drejtë në kresa të veta dhe e patë urdhëruar Komunën që lëndën ta kthejë në rivlerësim. Komuna e patë zbatuar këtë vendim tek pas një vendim tjetër të OSHP-së, por pas rivlerësimit e patë shpallur fitues përsëri kompaninë e më pashme. Ndërkohë para pakë ditësh OSHP-ja ia ka dërguar një vendim të prerë Gjilanit, nga ku i ka kërkuar që tenderin ta ktheje në rivlerësim brenda pesë ditësh, ose ndajë sajë do të merren masa sanksionuese. Ndërkohe, ende nuk ka njoftim në ueb faqen e KRPP-se, mbi njoftimin e ri për dhënie të kontratës për këtë tender.Por, vendimi i OSHP-së, i fundit erdhi përsëri pas ankesës së kompanisë “City Computer”.

Në një arsyetimin e saj kompania ankimore thekson se në herën e fundit kur kompania fitues është rekomanduar për kontratë pas rivlerësim të tenderit, prokurimi komunal nuk e ka respektuar vendimin e OSHP-së të më hershem për çmimet jo normalisht të ulëta. “Operatori ekonomik i rekomanduar për kontratë ka çmim jonormalisht të ulët për produktet Lap top me cimet 100 euro. Ku çmimi i tregut për këtë produkt është mbi 600 euro. Kërkesa prej autoritetit kontraktues për hulumtim tregu, i njëjti furnizues që i kanë dhënë këtij operatori ekonomik çmimin 100 euro, neve për një produkt na ka ofruar çmimin 900 euro. Operatori ekonomik i dytë i rekomanduar për kontratë, produkti me nr 18, ka çmim 111 euro për fotokopje. Këta dy operator që kanë ofruar çmime për Komunën, si hulumtim i tregut, kanë ofruar çmime mbi 6000 mijë euro për të njëjtin produkt, dhe operatori ekonomik në fjalë shpallët prapë i përgjegjshëm edhe pse ka çmim 111 euro. Për të njëjtin operator ekonomik do të thotë se vlen hulumtimi i çmimeve të tregut, ndërsa për tjetrin jo”, thuhet në vendimin e fundit të OSHP-së, duke e cituar ankesën e kompanisë ankimore.Po në urdhëresa e fundit të OSHP-së, thuhet që “Paneli shqyrtues konstatoj se çmimet e ofruara nga operatori ekonomik për kontratë, për produktin Nr. 11- Lap top- çmimi 100 euro, nëse krahasohet me çmimet e ofruara nga operatoret ekonomik tjerë pjesëmarrës në këtë aktivitet të prokurimit, është çmim manipulativ, respektivisht çmimi i tillë nuk është në harmoni me çmimin e tregut dhe që dëmtojë konkurrencën e hapur në treg”.Andaj, OSHP-ja e ka urdhëruar Komuna e Gjilanit që të zbatojë vendimin e OSHP-së të datës 11 maj 2016, si dhe vendimin e datës 19 gusht, lidhur me aktivitetin e prokurimit me titull “Furnizim me pajisje të IT-së për të gjitha njësitë shpenzuese të Komunës së Gjilanit”.“Urdhërohet, autoriteti kontraktues që në afërt prej pesë ditëve ta kthejë përsëri në rivlerësim këtë aktivitet të prokurimit”, thuhet në urdhëresën e OSHP-së.

 

 

 

Lutfi Haziri kërkon vëmendje, tek tash tregon se i është thyer shtëpia

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri në një intervistë të dhënë për Gazetën Blic, e cila pas pak do të botohet e plotë, ndër të tjera ka zbuluar se përgjatë këtij mandati tre vjecar i është thyer dy herë shtëpia.

Periskopi.com Lajme

Ai këto komente i ka bërë kur është pyetur se si e komenton vjedhjen në shtëpinë e Kryeprokurorit të Shtetit, që ndodhi para pak ditësh.

“Është thyer dhe vjedhur edhe shtëpia ime dy herë gjatë këtij mandati 3-vjeçar. Mua më vjen keq për rastin që ka ndodhur sepse kryeprokurori i shtetit është njëra prej shtyllave kryesore të shtetit. Besoj shumë që shteti do të marrë veprim emergjent institucional që t’i pengoj këto raste sepse është e pa imagjinueshme që të ketë raste kur targetohen shtëpia kryeprokurorit, e kryetarit të Gjykatës, e presidentit dhe kryeministrit, çfarë ka ndodhur në Kosovë” ka thënë ai për Gazetën Blic.

Haziri mohon se ka keqpërdorur detyrën zyrtare: Denoncimi është politik

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri në një intervistë për Rubikon të KTV-së ka mohuar fajësinë për veprën që akuzohet nga Prokuroria, konkretisht keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Periskopi.com Lajme

Haziri theksoi se denoncimi është politik.

“Në bazë të denoncimit të degës së PDK-së në Gjilan. Denoncimi është politik dhe PDK si degë është në opozitë dhe zëshëm e ka proklamuar këtë “ngjarje” edhe pse këtë gjendje që e kam gjet unë në Gjilan, parkingu ka qenë i dhënë në kohë të përkohshme”, ka thënë Haziri.

Sipas Hazirit, gjëja e vetme që ai ka bërë është se ka ndalur një veprim jo ligjor i cili ka zgjatur gjashtë vite.

“Pronat në shfrytëzim jepen përmes ankandit dhe nuk ka formë tjetër. Unë e kam ndal një veprim jo ligjor gjashtëvjecar dhe shfrytëzim që është dhënë i përkohshëm edhe atë kohë dhe operatori që përmes ankandit në konkurrencë të hapur ka dal më i shtrenjti në këtë rast”, përfundoi ai.

Thaçi e dekoroi babain e Lutfi Hazirit me dekoratën “Hero i Kosovës”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka dekoruar Emrush Et’hem Haziri, babain e Lutfi Hazirit, kryetarit të Gjilanit me dekoratën “Hero i Kosovës”.

Periskopi.com Lajme

Lajmin për dekorimin e Emrush Et’hem Haziri me dekoratën “Heroi i Kosovës”, presidenti Thaçi e ka bërë publik përmes një postimi në Facebook.

“Sot, familjes Haziri i dorëzova dekoratën “Hero i Kosovës” për veprat e sakrificës dhe trimërisë së babait të tyre, Emrush Et’hem Haziri, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Si aktivist i çështjes kombëtare, baca Emrush na bashkonte gjithnjë, duke na kujtuar se pa marrë parasysh dallimet në mendime për veprimin politik, qëllimin të gjithë e kishim të njëjtë. Do ta kujtojmë përgjithmonë me respekt dhe nderim”, ka shkruar Thaçi.